AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qytetarët protestojnë pas vrasjes së të riut nga policia

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë të Tiranës po protestojnë kundër dhunës policore në këtë foto të 9 dhjetorit 2020. Foto: LSA

Qindra qytetarë protestuan në vende të ndryshme në Tiranë dhe në Shkodër të mërkurën, pasi një oficer policie vrau me armën e shërbimit një 25 vjeçar të paarmatosur një ditë më parë.

 

Qytetarë të Tiranës po protestojnë kundër dhunës policore në këtë foto të 9 dhjetorit 2020. Foto: LSA

Qytetarët protestuan në Tiranë në protesta të organizuara nëpër rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi dhe duke hedhur në disa raste thirrje për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Protestat u shkaktuan nga vrasja e të riut Klodjan Rasha, 25 vjeç, nga një oficer policie natën vonë, kur Rasha kishte shkelur urdhrin e qeverisë për ndalimqarkullimin pas orës 10 të mbrëmjes dhe nuk iu ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ministri Lleshaj deklaroi në Facebook se ai “e ndjen fort” dhimbjen që kanë prindërit dhe familjarët e Rashës ndërsa Policia e Shtetit shprehu ngushëllime. [Link]

Lleshaj bëri thirrje për hetim të shpejtë të ngjarjes.

Oficeri i policisë që qëlloi mbi të riun është arrestuar nga prokuroria dhe pritet të përballet me akuzën e vrasjes në tejkalim të mbrojtjes personale. Policia ka pranuar se përdorimi i armës prej tij u krye jashtë ligjit përkatës.

Policia shqiptare nuk ka një histori të dhunës mbi qytetarët tashmë që prej dy dekadash, por disa ngjarje gjatë vitit të fundit janë parë si paralajmërime që  gjërat po ndryshojnë për keq. Nën drejtimin e ministrit Lleshaj, një ish-gjeneral i ushtrisë, policia ka bombarduar me gaz lotsjellës në dy raste shtëpitë e qytetarëve në përpjekje për t’i përzënë ata për t’i hapur rrugën shembjeve, të cilat zhvillohen në një kontekst kontrovers ligjor në Shqipëri, pa kompensim ose me kompensim shumëfish më të ulët se sa vlera e tregut, gjë që i nxjerr qytetarët praktikisht të pastrehë.

Policia e shtetit u vu gjithashtu nën kritika majin e kaluar pasi oficerët e saj rrahën një 15 vjeçar që kishte shkelur ndalimqarkullimin, ndërsa drejtori i policisë Ardi Veliu u duk se po përpiqej të justifikonte dhunën duke gërmuar profilin e medias sociale të mamasë së 15 vjeçarit në kërkim të baltosjes familjare të tij.

Qytetarë të Tiranës po protestojnë kundër dhunës policore në këtë foto të 9 dhjetorit 2020. Foto: LSA
Etiketa: Ardi VeliuArmëDhunëFacebookgazHetimkompensimPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProtestaProtestatRrjetet socialeSHShkodërshqipShqipërishqiptareTiranëVrasja
Tjetri
Kandidati për në Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi përballet me vetingun

Kandidati për në Gjykatën e Lartë, Sokol Ngresi përballet me vetingun

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.