AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rilinda Selimi –Gjykata Administrative e Apelit

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Rilinda Selimi e Apelit Administrativ do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Rilinda Selimi nga Gjykata Administrative e Apelit do të përballet të enjten më 10 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Rilinda Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Në vitin 2010, Selimi është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Rilinda Selimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Rilinda Selimi deklaronte pasuri me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 57.8 milionë lekëve.

Familja Selimi deklaron pasuri të patundshme me vlerë 45.7 milionë lekë, mes së cilave edhe një pikë karburanti në bashkëpronësi në Lungomare të Vlorës, likujditete bankare prej 5.6 milionë lekësh, automjet me vlerë 420 mijë lekë dhe kursime në cash prej 471 mijë lekësh. Gjyqtarja Selimi deklaron gjithashtu huadhënie në vlerën e 5.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare deri në fund të vitit 2017 janë 62.5 milionë lekë, nga të cilat paga e Znj. Selimi zë rreth 21% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortit të saj, ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi zë 28% të totalit.

Të ardhurat nga pika e karburantit dhe nga qiratë zënë 40% të të ardhurave totale, ndërkohë që 7.8% e të ardhurave  burojnë nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Subjekti Rilinda Selimi rezulton familjarisht me burime të pajustifikuara financiare për vitet 2013 dhe 2014; përkatësisht në shumat 12.8 milionë lekë dhe 600 mijë lekë. Në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me mospërputhjen e deklarimeve mbi likujditetet bankare, transaksionet në blerjen e një pike karburanti si dhe vlerat e konsiderueshme të dhëna hua.

Më konkretisht në vitet 2006 dhe 2013 deklarohen pakësim i likujditeteve bankare në vlera më të larta sesa gjendja e deklaruar në vitet e mëparshme.

Gjithashtu në vitin 2013, bashkëshortët Selimi deklarojnë kontratën e blerjes me rezervë të pikës së karburantit me çmim 250 mijë euro. Kjo pronë është dhënë me qira dhe për periudhën 2013-2017 ka siguruar të ardhura prej 24.3 milionë lekësh.

Në vitin 2017, subjekti deklaron pakësimin e llogarisë bankare të përbashkët në vlerë 42,500 euro, me qëllim huadhënie ndaj bashkëpronarit të karburantit, sipas një kontratë huaje të nënshkruar në 27 dhjetor 2017.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006  

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AdministrativeAnalizëBIRNEuroflamuj të kuqGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollilulzim hamitajLungomareOlsi KomiciPamela Qirkopasuriaraportreporterreporter.alRilinda SelimiSHShkëlzen SelimiSkedaTiranëVlorë
Tjetri
Protesta pas vrasjes së 25-vjeçarit, 9 policë dhe 2 protestues të plagosur

Protesta pas vrasjes së 25-vjeçarit, 9 policë dhe 2 protestues të plagosur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.