AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ shkarkon gjyqtarin Markelian Kuqo

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e Inspektorit Artur Metani dhe shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës së Korçës Markelian Kuqo, për vendimin e lirimit me kusht të Gerd Gjenerarit.  

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani,  njoftoi të enjten se Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte pranuar kërkesën e tij dhe kishte vendosur shkarkimin nga detyre të gjyqtarit të Gjykatë së Korçës Markelian Kuqo.

Në njoftimin për shtyp të ILD-së thuhet se drejtuesja e KLGJ Naureda Llagami kishte njoftuar se Këshilli kishte vendosur unanimisht shkarkimin e Kuqos, ndaj të cilit Inspektpori nisi hetim disiplinorë pas lirmit me kusht “të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997”.

Vendimi i gjyqtarit u rrëzua në Apel, pas ankimit të Prokurorisë së Korçës, por Gjenerari nuk është kthyer më në qeli dhe nuk është gjetur dot nga policia.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, ILD e akuzon atë se kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe se kishte vendosur një precedent të rrezikshëm. Në argumentim Metani arsyetoi se gjyqtari kishte qenë kontradiktor në referencat ligjore.

“Nga kontrolli gjyqësor i ushtruar nga gjykata më e lartë, është konstatuar se gjyqtari nuk ka qenë konsekuent për t’iu referuar ligjit të zbatueshëm atë të kohës së kryerjes së veprës penale, ka aplikuar dispozita favorizuese në lidhje me përmbushjen e afatit kohor për lirimin me kusht (25 vite), ndërsa për kriterin ndalues (nenit 78/a të K.Penal), ka zbatuar ligjin penal të kohës kur është paraqitur dhe shqyrtuar kërkesa”, argumentoi ILD.

Sipas Inspektorit arsyetimi i bërë nga ana e magjistratit nuk ishte “në përputhje me provat e administruara në gjykim dhe në përputhje me faktet dhe rrethanat që janë provuar gjatë procesit gjyqësor”. Madje sipas Inspektorit  “Faktet dhe rrethanat janë parashtruar dukshëm në mënyra të shtrembëruar dhe vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale (me natyrë objektive) si dhe atyre me natyrë subjektive të nenit 64 dhe 65 të Kodit Penal”.

Gjyqtari Kuqo i kundërshtoi akuzat para KLGJ-së duke i cilësuar inkuizicion. “Kjo në këtë rast është inkuizicion. ILD e pranon që vendimi ka argument. Vendimi në fakt nuk mund të shërbejë si praktikë gjyqësore dhe unë s’kam pse të kem asnjë përgjegjësi pse përdoret vendimi nga të tjerët. Po ky është inkuizicion”, u shpreh ai në mbrojtje.

Ai po ashtu paraqiti si provë se një procedim penal ndaj punonjësve të burgut të Drenovës që kishte lëshuar raporte pozitive për të dënuarin me burg përjetë, u pushua nga prokuroria pasi nuk kishte vepër penale.

Kuqo arsyetoi në mbrojtje se ILD kishte bërë vlerësimi jo-ligjore dhe kishte tejkaluar kompetencat që i ishin dhënë me ligj. “Veprimtaria e ILD-së në këto drejtime, për sa kundërshtoj në kuadër të mbrojtjes, paraqitet plotësisht me vlerësime jo ligjore, në disa raste tej kompetencës që ligja e kufizon në hetim dhe vlerësim, paraqitet si veprimtari tërësisht e njëanshme dhe e përmbushur vetëm formalisht”, thuhet në mbrojtjen e gjyqtarit të shkarkuar nga KLGJ.

Ai po ashtu pretendoi se procesi disiplinor ndaj tij ishte “i metë, me qëllime të paracaktuara jo ligjore”, ndërsa arsyetoi se atij nuk i ishte gjetur asnjë shkelje edhe pse ishte hetuar në vendimet e dhëna gjatë tre viteve të fundit.

Në njoftim ILD bën me dije se po vijon hetimet edhe për raste të ngjashme. “Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka në proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse”, thuhet në njoftim.

ILD ka të hapur edhe katër hetime të ngjashme, ndërsa Inspektori u investua që në fillim të detyrës të hetonte dosjet e gjykatave për lirimet me kusht, pasi disa të dënuar për krime të rënda u liruan edhe pse nuk kishin bërë pjesë të mëdha të dënimit. Në një raport për Kuvendin, ILD bënte me dije procedimet ndaj gjyqtares së Krujës Enkeledi Hoxha dhe prokurorit Bujar Memia, hetim që nisi pas lirimit kontrovers të Endrit Dokles, një prej të dënuarve me burg përjetë si anëtar i Bandës së Durrësit.

Lexo edhe:

“Rrethana të jashtëzakonshme”, Gjykata vendos lirimin e Gerd Gjeneralit, prokuroria lajmëron apelim

 

Etiketa: 1997ApelApelimArtur MetaniBujar MemiaBurgDrejtësiaGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimhetimeHetimetILDKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKodit PenalKontrolliKorçëKrimeKrujëLigjMagjistratMarkelianMarkelian KuqombrojtjeNaureda LlagamiParaPoliciaprocedimProkuroriaraportSHShkarkimVendimetVendimivrasje
Tjetri
Të varfër dhe të padëshiruar: Studentët përballen me sfidën e strehimit në Tiranë

Studentët ankohen për cilësinë e arsimit të lartë publik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.