AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Studentët ankohen për cilësinë e arsimit të lartë publik

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët mundohen të grupohen për të ndarë qeranë së bashku e për të ulur kostot e jetesës | Foto : Nensi Bogdani

Dy vjet pas protestës masive studentore të vitit 2018, studentët ankohen se qeveria ka bërë shumë pak për të përmbushur premtimet e bëra si pjesë e të ashtuquajturit Pakti për Universitetin.

Studentët pranë korpusit të Universitetit Politeknik | Foto : Nensi Bogdani

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, në një forum të organizuar nga  Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, studentë, pedagogë dhe politikanë diskutuan mbi cilësinë e arsimit në universitetet publike, duke shënuar dy vjetorin e protestave studentore kundër reformës neoliberale të arsimimit të lartë.

“Këshillat studentore nuk janë zëri i të rinjve, por janë zgjedhur dhe përshtatur në forume politike partiake, të cilat realizojnë vetëm propagandë”, deklaroi një prej  studentëve pjesëmarrës gjatë forumit.

“Korrupsioni në universitete vijon në sferat ekzekutive dhe ato legjislative, Karta e Studentit nuk funksionon, nuk u realizua asnjë veting te stafet pedagogjike, ndërsa universitetet po përdoren nga politika për tendera, punësime dhe propagandë politike,” shtoi ai.

Përafërsisht në vendin tonë numërohen rreth 115 mijë studentë që ndjekin universitetet publike. Raportet më të fundit dhe realiteti studentor në vend, kanë pasqyruar shpesh problematika thelbësore  në universitete të studentëve shqiptarë.

Gjatë takimit online të së mërkurës, studentët sollën në vëmendje jo vetëm çështjen e korrupsionit por edhe shqetësimet e tyre mbi procesin e mësimit online, një nga pasojat e pandemisë së COVID-19.

“Mësimi në distancë që zhvillohet në këtë periudhë, është pothuaj i dështuar, pasi në qytetet e tjera të Shqipërisë, përveç Tiranës, jo vetëm mungon interneti dhe mundësia e lidhjes me të, por shpesh edhe energjia elektrike, ndërsa niveli ekonomik i studentëve nuk ndihmohet aspak nga qeveria për të përballuar këtë situatë,” theksoi një pjesëmarrës i forumit.

“Nuk mund të imagjinohet aspak praktika apo përdorimi i laboratorëve,” shtoi ai.

Të pranishëm në forumin online, disa pedagogë ndanë të njëjtin mendim mbi pamjaftueshmërinë e rolit parësor që kanë universitetet në formimin profesional të studentëve.

“Këto shkolla, sepse nuk mund të quhen universitete, nuk janë në nivele akademike, janë zgjatime të shkollës së mesme dhe përmbi të gjitha politika dhe qeverisja në vend, vijon të gënjejë për kampuset universitare,” u shpreh Merita Poni, pedagoge e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ajo shtoi se ne vitin 2020 akoma mungojnë kushtet në universitete për ndjekjen e shkollës nga studentë me aftësi të veçanta.

Gjithashtu, ish-zv/ministrja e arsimit, Nora Malaj u shpreh se pagesa e tarifave të njejta universitare në kushtet e mësimit të distancuar është një shkelje e premtimeve të qeverisë.

“Qeveria po shkel rëndë ligjin aktual mbi arsimin e lartë në vend me detyrimin që po i bën studentëve të ndjekjes së mësimit në distancë duke vijuar të paguajnë të njëjtat tarifa”, përfundoi Malaj.

Etiketa: akademikeCOVIDCOVID-19CRCAEnergjiaenergjia elektrikeKorrupsioniNensi BogdaniNiveli ekonomikPunëQendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në ShqipëriQeveriaSHshkollashqipShqipëristudentTenderaTiranëUniversitetet publikeVeting
Tjetri
Gjenden të ekzekutuar në Maliq dy vëllezër nga Pogradeci

Gjenden të ekzekutuar në Maliq dy vëllezër nga Pogradeci

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.