AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta në Shkodër, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Anila DushingaAnila Dushi
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup të miturish sulmuan selinë e PS në Shkodër. Foto:Anila Dushi.

Një grup protestuesish kryesisht të mitur sulmuan godinën e Partisë Socialiste në Shkodër, në ditën e 4 të protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Qeveria akuzoi opozitën se po përdorte fëmijët, por organizatorët thanë se grupi nuk qe u lidhur me protestën që në pjesën më të madhe ishte paqësore.  Një grup të rinjsh, në një pjesë të madhe të mitur, thyen selinë e Partisë Socialiste në Shkodër, gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Grupi, që sipas kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ishte në krye të marshimit, ishte me të panjohur dhe nuk u mbështet nga protestuesit e tjerë, hyri brenda selisë nxorri prej andej mobilje dhe kompjutera dhe u vuri flakën.

Pas kësaj në skenë mbërriti policia që shpërndau protestën duke përdorur gazlotsjellës, ndërsa zjarrfikësja shoi zjarrin që ishte ndezur në sheshin para godinës. Kjo ishte dita e katërt e protestave të dhunshme që kanë përfshirë qendrat e disa qyteteve në vend.

Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë pas ngjarjes, që ndodhi mesditën e të shtunës, duke fajësuar opozitën se po përdorte fëmijët për të ushtruar dhunë. Në një seri statusesh në Tëitter Rama sulmoi Presidentin Ilir Meta dhe drejtues të opozitës si nxitës të dhunës, ndërsa i krahasoi ata me organizatën terroriste Boko Haram për përdorimin e fëmijëve. “Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkroi Rama.

Por kryebashkiakja e Shkodrës që ishte në marshimin protestë dhe që u akuzua nga socialistët si organizatore e sulmit dha një version tjetër të ngjarjeve. Ademi tha se të miturit nuk kishin lidhje me organizuesit dhe se këta i kishin ndaluar fillimisht të hynin në godinë. Ajo tha se kishte njoftuar policinë për sulmin, por kjo e fundit nuk kishte reaguar.

“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër”, shkroi Ademi në një reagim. Ajo tha se organizatorët nuk donin dhe nuk kishin kërkuar sulmin ndaj selisë së socialistëve, ndërsa akuzoi policinë se qëndroi “me duar në xhepa” edhe pas lajmërimit për sulmin.

Protesta në Shkodër ishte fillimisht paqësore. Qytetarët të shumtë u mblodhën paraditen e së shtunës në sheshin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës me pankarta kundër dhunës policore dhe thirrje drejtësi për Klodian Rashën, e thirrje për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut dhe kryeministrit Edi Ramës.

Në pjesën e parë të protestës pjesëmarrësit hodhën hurma në dyert e prefekturës dhe vendosën postera për Klodian Rashën. Më pas ata marshuan drejt selisë së Partisë Socialiste në Shkodër, e cila ndodhet në qendër të qytetit. Këtu një grup kryesisht me të mitur, ka qëlluar me gurë e mjete të forta drejt xhamave të dritareve dhe derës së jashtme të selisë së PS, e cila ishte e mbyllur dhe nuk ka pasur njerëz brenda saj.

Organizatorë të protestës u panë t’i dilinin përpara sulmuesve dhe ndaluan në atë moment sulmin. Më pas protestuesit u rikthyen në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ndërsa grupi i fëmijëve ka goditur me gurë disa xhama reklamash dhe më pas një pjesë e protestuesve bashkë me këta fëmijë i janë rikthyer selisë së PS, kanë thyer derën, kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerrë jashtë objekete të ambjenteve të katit të parë dhe u kanë vënë flakën.

Ngjarja ndodhi në orën 12.30 minuta dhe në këtë moment në zonë nuk ka pasur forca policie. 15 minuta më pas Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shpërndanë protestuesit me gaz lotsjellës dhe shuan flakët.

Etiketa: ademiDhunëEdi RamEdi RamagazIlir MetaKryeministri Edi RamaLuigj GurakuqiMetaParaPartisë SocialistePoliciaProtestaPSQeveriaRamaShkodërshqipShqipëriStrehatë miturVoltana Ademi
Tjetri
Policia e Durrësit arrestoi 7 të rinj pas protestës, procedohen 15 të tjerë

Policia e Durrësit arrestoi 7 të rinj pas protestës, procedohen 15 të tjerë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.