AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Prokurorise e Pergjithshme, Arqile Koca, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Koca po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij. /r/n/r/nProsecutor at the General Prosecutor’s Office Arqile Koca, leaves after a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC. Koca is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, figure and personal skills.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi me shumicë votash vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit Arqile Koça –duke rikthyer në detyrë magjistratin e dytë që prej fillimit të procesit të vetingut.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça pas vendimit të KPK-së. Foto: LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi të martën vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça dhe vendosi rikthimin e tij në detyrë.

Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues, i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz vendosi me shumicë votash konfirmimin në detyrë të Koçës.

Arqile Koça u shkarkua nga KPK më 8 mars 2019, pasi kjo e fundit i konsideroi deklarimet periodike për pasurinë të pasakta dhe të pamjaftueshme, duke u dhënë atyre të njëjtën peshë me deklaratën “veting”.

Koça punonte prej 15 vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese të luftës kundër krimit të organizuar, drejtorisë së hetimit dhe të ndjekjes penale dhe së fundmi drejton zyrën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Paralelisht me detyrën si prokuror, Koça ka qenë edhe pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës si dhe anëtar për tre vite i Këshillit të Prokurorisë.

Vendimi i shkarkimit në KPK u mor nga trupa gjykuese e drejtuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shuli dhe anëtar Roland Ilia. Duke iu referuar deklaratave periodike, ata argumentuan se Koça kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe se kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Ky është rasti i dytë kur KPA ndryshon vendimin e Komisionit për shkarkim të subjekteve dhe i konfirmon ata në detyrë. Më herët më 23 tetor, Kolegji vendosi rikthimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Shkodrës, Fuat Vjerdha.

 

Etiketa: Albana ShtyllaArdian HajdariArqile KoçaEtleda ÇiftjaFirdes ShuliFuat VjerdhaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKNatasha MulajprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e PërgjithshmeRoland IliaShkarkimVendimiVeting
Tjetri
Mashtronin turistët dhe i klononin kartat bankare, arrestohen 3 persona

Polica e Durrësit arreston pronarin e karburantit që ndërhyri në autostradë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.