AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria heton rrethanat se si u gjet arma pas ngjarjes

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë të Tiranës po protestojnë kundër dhunës policore në këtë foto të 9 dhjetorit 2020. Foto: LSA

Prokuroria e Tiranës i kërkon popullsisë të ketë besim te puna e saj ndërsa sugjeron se po heton rrethanat në të cilat u gjet një pistoletë si dhe faktin që policia e shpalli atë si pistoletë që dyshohet se i përkiste Rashës pa u kryer analiza kriminalistike e saj.  

Qytetarë të Tiranës po protestojnë kundër dhunës policore në këtë foto të 9 dhjetorit 2020. Foto: LSA

Prokuroria e Tiranës përgënjeshtroi të martën lajmet për një konflikt fizik mes 25 vjeçarit të vrarë nga policia Klodjan Rasha dhe oficerit Nevaldo Hajdaraj, i cili është arrestuar për vrasje në tejkalim të mbrojtjes personale. Por duke reflektuar mbi shqetësimet e shprehura nga publiku mbi veprimtarinë e policisë pas ngjarjes së 8 dhjetorit, prokuroria thotë se është duke hetuar “veprimeve të kryera nga subjektet proceduriale”, por pa shpjeguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Prokuroria thotë se i kanë lindur dyshime mbi rrethanat e gjetjes së armës nga policia dhe raportimit se arma dyshohej se i përkiste Klodjan Radhës.

“Nisur nga fakti se në vendin e ngjarjes nuk ka mungesë ndriçimi, se raportimi për gjetjen e armës është kryer rreth një orë e gjysmë pasi kishte nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së të riut, si dhe faktit se u raportuan dyshime se i përkiste të ndjerit pa u kryer ende ekspertimet dhe veprimet hetimore të nevojshme, po hetohet se në cilat rrethana dhe se si u gjet atje kjo armë,” i tha një burim nga prokuroria BIRN.

Prokuroria lë të kuptohet se ekspertimi kriminalistik i armësh nuk ka përfunduar por sipas saj “edhe nëse nga ekspertimi kriminalistik do të rezultojnë shenja të gishtërinjve të viktimës, nga hetimet e deritanishme është konkluduar se ai nuk ka pasur armë zjarri me vete në momentin e ngjarjes”.

Prokuroria iu drejtua publikut të gjerë, medias dhe familjarëve të viktimës duke kërkuar që të kihet besim se hetimi i saj do të jetë i plotë.

Pas mesit të natës më 8 nëntor, Klodjan Rasha u vra nga oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj. Në orët që pasuan, lajme të shumta kontradiktore rodhën në media, përfshirë sugjerimet se viktima kishte precedentë penalë. Vetë policia deklaroi se kishte gjetur një pistoletë në zonën përreth që dyshohet se i përkiste viktimës, deklarata që duket se zemëruan një pjesë të publikut.

Policia e Shtetit është vënë nën presion publik pas ngjarjes nga protestat e shumta të të rinjve, disa prej të cilëve kanë hedhur gurë dhe janë përleshur me forcat policore.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen në ditën e dytë të protestave, të cilat vijuan me kërkesën për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Megjithëse kanë kaluar tashmë shtatë ditë nga ngjarja, qeveria vijon të jetë në vështirësi. Kryeministri Edi Rama firmosi një akt normativ me fuqinë e ligjit de një vendim në bazë të këtij akti normativ për t’i akorduar familjes së viktimës një pension, gjë që u komentua në disa raste si një abuzim me të drejtën e ndryshimit të ligjeve me akt normativ si dhe si blerje gjaku sipas rregullave të kanunit. Vetë familja e viktimës u shpreh e neveritur nga sugjerimi në vendimin e qeverisë se vdekja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha ishte “aksident” i ndodhur gjatë veprimeve policore.

Etiketa: abuzimaksidentAkti normativArdi VeliuArmëbesimBIRNblerjeDhunëEdi RamaHetimetkonfliktKryeministri Edi RamalajmeMediaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranësProtestatPunaQeveriaRamaSHTiranëVendimviktimaVrasjavrasje
Tjetri
SPAK dërgon në gjyq Zamira Ramin me akuzën e shpërdorimit të detyrës

SPAK dërgon në gjyq Zamira Ramin me akuzën e shpërdorimit të detyrës

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.