AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët kërkojnë më shumë transparencë financiare nga bashkia e Tiranës

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur gjatë një ceremonie ku ndezën Kullën e Sahatit me drita, në shenjë të nismës kundër dhunës ndaj grave | Foto nga : LSA

Një raport monitorimi i kryer nga Qendra për Advokim Social nxori në pah mungesat e informacionit dhe publikimit të raporteve në fushat ekonomiko-financiare dhe ato të shërbimit komunitar nga bashkia e Tiranës.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur gjatë një ceremonie ku ndezën Kullën e Sahatit me drita, në shenjë të nismës kundër dhunës ndaj grave | Foto nga : LSA

Qendra për Advokim Social në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM zhvilloi të mërkurën tryezën konsultative mbi programin e transparencës dhe llogaridhënies së Bashkisë Tiranë, për të cilën është kryer dhe një proces monitorimi gjatë periudhës gusht – shtator 2020.

Romina Sefa, drejtuese e Qendrës për Advokim Social, evidentoi si më problematike nga të shtata fushat e programit të transparencës, fushën e llogaridhënies ekonomiko-financiare, e cila shënon nivelin më të ulët të transparencës në bashkinë e kryeqytetit.

“E kemi vlerësuar me 6 nga 58 pikë këtë fushë, pikërisht për shkak se ka mungesë të theksuar të informacionit,” tha Sefa.

“Në radhë të parë mungon paketa fiskale, mungojnë gjithashtu programet buxhetore afatmesme vendore, buxheti vjetor, etj,” shtoi ajo.

Sefa nënvizoi se bashkia e kryeqyteti bënte publike informacione jo të plota mbi shërbimet që qytetarët mund të përfitojnë dhe njëkohësisht mungojnë raportet mbi marrëdhënien e bashkisë me shoqërinë civile, raportet studimore për programin e transparencës, dhe raportet mbi strukturat komunitare.

Qendra për Advokim Social është një organizatë jofitimprurëse themeluar në 2019, por aktivistët e saj angazhohen prej 5 vitesh në terren me ndihmën për advokimin e të drejtave të komunitetit Rom dhe Egjiptian, si edhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore mbi punën që zhvillohet me këto target grupe.

Qëllimi i këtij monitorimi lidhet me përmirësimin e zbatimit të së drejtës së informimit nëpërmjet monitorimit dhe kontributit që mund të japin OSHC-të vendore në zbatimin efektiv të ligjit.

Gjetjet dhe rekomandimet e monitorimit synojnë të nxisin më tej vullnetin dhe gatishmërinë e institucioneve të pushtetit vendor për të rritur nivelin e transparencës përmes publikimit proaktiv të informacionit në Programin e Transparencës.

Sefa i tha BIRN se bashkia e Tiranës e ka detyrim ligjor publikimin e këtyre raporteve për publikun, por arsyeja e mos gjendjes së disave prej këtyre informacioneve në programin e transparencës nuk është bërë e ditur nga Bashkia.

“Rritja e transparencës së Bashkisë Tiranë është mjaft e  rëndësishme për publikun, për shkak të rolit të rëndësishëm që Këshilli Bashkiak ka, si organ i brendshëm kontrollues dhe monitorues i zbatimit të politikave lokale brenda strukturës së pushtetit vendor”, u shpreh Sefa.

“Informacioni i cili gjendet ne faqet e Programit të Transparencës duhet të përditësohet në mënyrë periodike, dhe gjuha e përdorur në të duhet të thjeshtëzohet në mënyrë që të jetë i aksesueshëm edhe për qytetarët e thjeshtë pa ndonjë formim specifik profesional,” përfundoi ajo.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaBIRNbuxhetidemokracidetyrimDhunëegjiptianErion VeliajIDMLokaleMjaftMonitorimiPaketa fiskalePunëraportromRomina SefaSHshtatorTiranë
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

SPAK kërkon konfiskimin e 3.4 milion eurove të çështjes “Toyota Auris”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.