AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrest me burg për 31 persona të përfshirë në kultivimin e kanabisit

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Te akuzuarit dhe avokatët gjatë seancës për masë sigurie. Foto:Jerola Ziaj

Gjykata e Vlorës caktoi masën arrest me burg për 31 persona, kryesisht banorë të fshatrave të Vlorës, të akuzuar për kultivim kanabisi, mes të cilëve dhe një punonjës policie i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Te akuzuarit dhe avokatët gjatë seancës për masë sigurie. Foto:Jerola Ziaj

Gjykata e Vlorës caktoi të mërkurën masën arrest me burg për 31 persona të akuzuar për kultivim kanabisi, mes të cilëve dhe një punonjës policie i akuzar për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë 6 persona me masa sigurie arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje të proceduar në të njëjtin hetim, masat do iu komunikohen të enjten. Ish-shefi i Komisariatit të Himarës dhe 3 punonjës policie të këtij komisariati po ashtu të akuzuar për shpërdorim detyre, do të dalin para gjykatës të enjten.

Seanca u drejtua nga qjyqtarja Elona Mihali, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Maksim Sota, duke lënë në fuqi masat arrest me burg, përveç rastit të një të akuzuari që rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe u caktua në masë arrest shtëpie.

Avokatët pretenduan masa më të lehta sigurie dhe për një të pandehur u pretendua para gjykatës se nuk ishte i aftë mendërisht, por pretendimet nuk u pranuan.

Seanca, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pati grumbullim të madh të personave, të akuzuar, avokatë dhe punonjës policie, pavarësisht detyrimeve për të shmangur grumbullimet nga masat anti COVID-19.

Të arrestuarit janë kryesisht banorë të fshatrave të Vlorës. Nga hetimet rezultoi se ato kishin hapur parcela në zona pyjore dhe po ashtu ngritur kasolle dhe vende tharje. Dy gra që janë arrestuar në operacion dyshohet se kanë marrë pjesë në procesin e pastrimit të kanabisit. Të tjerë persona janë arrestuar më herët në shtator dhe tetor gjatë aksioneve në parcelat ku u gjet kanabis i mbjellë dhe po ashtu vende tharjeje.

Ndërkohë nga materiali hetimorë mbi të cilin prokuroria paraqiti kërkesën për masë sigurie rezulton se punonjësit e policisë nuk kishin kryer kontrollet në zonat ku u gjet kanabisi edhe pse kishin pasur denoncime. Prokurori Sota thotë në kërkesën për masë sigurie se në disa episode punonjësit e policisë kishin shkuar për verifikim, por nuk kishin raportuar parcelat edhe pse ato u kapën një muaj më pas.

Jashtë gjykatës familjarë të të arrestuarve pretenduan se ata ishin të pafajshëm dhe kërkuan lirimin e tyre. Sherife Guhaçaj, nëna e Besnik dhe Eduart Gugaçaj, jashtë gjykatës kërkoi lirimin e 3 djemve të saj. Pasi edhe djali i tretë i familjes gjendet në burg, i arrestuar në tetor kohë kur nisën hetimet dhe u bë sekuestrimi u lëndës narkotike.

Nëna e Marjus Drizës, njërit prej të arrestuarve,  ka pretenduar se djali dhe kushëriri saj Dashamir Troka janë arrestuar pa të drejtë. “Im bir punonte në sherebelë (mbledhjen e çajit) në toka bujqësore në fshat. Është i pafajshëm, e di se kemi punuar bashkë!” – tha ajo.

Ndërkohë po gjatë zhvillimit të seancës teksa familjarët kanë qënë në pritje jashtë Gjykatës së Vlorës, policia lokale ka shoqëruar për marrje në pyetje disa familjarë të të ndaluarve. Të cilët kryesisht rezultojnë të kenë dijeni mbi rrethanat e zhvillimit të ngjarjeve dhe rezultojnë “aktivë” në përgjimet telefonike dhe ambientale. Sakaq, disa telefona janë sekuestrestruar si dhe janë marrë të dhënat rreth numrave telefonik të tjerë në përdorim nga të akuzuarit gjatë periudhës së hetimit.

Në kërkesën e prokurorisë për masë sigurie përmenden 12 episode të kultivimit, 32 vende ku ishin parcelat me kanabis, ishin sekuestruar 12.144 bimë narkotike, 120,9 kilogramë lëndë narkotike e tharë dhe janë gjetur 7 kasolle të ndërtuara për përpunimi i bimëve narkotike dhe qëndrimin e kultivuesve.

Etiketa: ArrestArrest me burgarrest shtëpieBurgCOVIDCOVID-19detyrimElona MihaliGjykataGjykatëGjykatësGjyqgraHetimHetimethimarëkanabisKanabisiLokaleMaksim SotaMASMasaMasat anti COVIDoperacionParaparcelaPoliciaProkuroriProkuroriaSeancaShpërdorim detyreshtatorTokaverifikimVlorë
Tjetri
Prokurori Shkëlzen Cena u shkarkua nga KPK

KPA largon përfundimisht nga detyra prokurorin e Dibrës, Shkëlzen Cena

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.