AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata cakton arrest shtëpie për drejtuesen e Shërbimit të Provës në Kurbin

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Kurbinit. Foto:E.Hila.

Gjykata e Kurbinit caktoi masë sigurie të arrestit në shtëpi për drejtuesen e Shërbimit të Provës në këtë rreth Lindita Lelçaj, duke iu referuar gjendjes shëndetësore. Lelçaj akuzohet për korrupsion. Avokati i saj pretendoi se për shkak të gjendjes shëndetësore ajo nuk është shprehur ende për akuzat.

Gjykata e Kurbinit. Foto:E.Hila.

Gjykata e Kurbinit vendosi të premten masë arrest shtëpie nën mbikqyrje policore, për drejtuesen e Zyrës së Shërbimit të Provës, Lindita Lelçaj. Ajo u arrestua të martën nga policia për akuzën e  korrupsionit.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në ambjentet e spitalit rajonal të Lezhës, pasi Lelçaj ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital menjëherë pas arrestimit. Prokurorja Arjola Preçi ka kërkuar që drejtuesja e Shërbimit të Provës të qëndroj në burg, por referuar gjendjes së saj shëndetësore gjyqtari Aurel Arapi vendosi një masë më të butë ndaj saj.

Avokati Edmond Buna tha se klientja e tij ka një sërë problemesh shëndetësore dhe nuk është shprehur ende për akuzat e ngritura ndaj saj dhe për këtë arsye kishte kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Lindita Lelçaj është vënë nën akuze për “Shpërdorim Detyre” dhe korrupsion, pasi dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin denimin, duke dhënë raporte verifikimi edhe për të dënuar që ishin larguar nga vendi dhe nuk raportonin pranë zyrës së saj.

Në momentin e ndalimit policia ka përdorur një agjent të infiltruar, i cili i ka ofruar drejtueses së Shërbimit të Provës një shumë parash për të kryer veprime të jashtëligjshme dhe sipas prokurorisë ajo e ka pranuar rryshfetin dhe është arrestuar në flagrancë.

Sipas prokurorisë janë mbi 10 raste të dokumentuara, ku Lelçaj ka marrë para në këmbim të vërtetimeve për persona që duhet të ishin në shërbim prove, por realisht ndodheshin jashtë Shqipërisë ose nuk paraqiteshin fare sipas vendimit të gjykatës për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës. Pas ndalimit të saj për korrupsion Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vendosi pezullimin e saj nga detyra.

Etiketa: Arrestarrest shtëpieAurel ArapiBurgdetyrimEtilda GjonajGjykataGjykata e KurbinitGjykatëGjykatësGjyqKorrupsionKurbinLezhëMASParaPoliciaSeancaSHShpërdorim detyreshqipSpital
Tjetri
Bumi i hoteleve në qendrën historike të Durrësit frenohet nga pandemia

Bumi i hoteleve në qendrën historike të Durrësit frenohet nga pandemia

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.