AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria mbyllet më 8.30, festat vetëm me familjen

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke dalë nga parlamenti në Tiranë më 26 nëntor 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Komiteti teknik i ekspertëve deklaroi se shqiptarëve do t’u ndalohet të dalin nga shtëpitë nga ora 8.30 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit, duke filluar nga mbrëmja e Krishtlindjeve ndërsa fluturimet drejt Britanisë së Madhe pezullohen për shkak të variantit të ri të virusit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke dalë nga parlamenti në Tiranë më 26 nëntor 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Orari i ndalimqarkullimit për shqiptarët do të zgjatet duke filluar nga e enjtja, masa më e re për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, masë e urdhëruar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Autoritetet shqiptare shprehën gjithashtu shqetësimin në lidhje me një variant të ri të koronavirusit që është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ka aftësi të qarkullojë shumë më shpejt se sa variantet e mëparshme.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi: “Nga të dhënat e deritanishme, të Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve mbi variantin e ri të SARS-CoV-2 të identifikuar në Britaninë e Madhe, e cili gjatë javëve të fundit është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve të infeksionit, jemi informuar se autoritetet e Britanisë së Madhe dhe vendeve të Bashkimit Europian po vijojnë kryerjen e hetimeve të tjera epidemiologjike dhe virologjike për të vlerësuar më tej impaktin.”

Manastirliu deklaroi se për këtë arsye nga dita e martë (nëser) ora 6 e mëngjesit, fluturimet drejt Londrës do të ndalohen. Aktualisht linja Tiranë-Londër shërbehet nga dy kompani ajrore, Wizz Air dhe British Airways, të cilat kishin nga një fluturim nesër. Pezullimi është i vlefshëm për së paku deri në 6 Janar 2021.

Qytetarët që erdhën sot nga Britania e Madhe do të kenë detyrim të mbajnë një karantinë 14 ditore, deklaroi Manastirliu.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi identifikimin e variantit të ri të virusit në fudjavë. Sipas kryeministrit Boris Johnson, mutacioni i ri është deri në 70% më i transmetueshëm se sa variantet e mëparshme. Shumë vende në Europë, Azi dhe Afrikë kanë pezulluar fluturimet për në Britani që nga njoftimi. Belgjika ndaloi udhëtimet e trenit ikonë Eurostar ndërsa familjet në Mbretërinë e Bashkuar sulmuan dyqanet për të blerë rezerva ushqimore.

Një prej rrjeteve të supermarketeve njoftoi se disa produkte të freskëta si sallata, lulelakra dhe brokoli mund të mungojnë në supermarkete brenda pak ditëve për shkak se importohe nga kontinenti Europian.

Federata e Transportit Rrugor të Francës njoftoi se për momentin, shoferët e kamionëve nuk dëshirojnë të transportojnë mallra në Britani për shkak të frikës nga virusi.

Ndalimqarkullimi nga ora 8.30

Ministrja Manastirliu e deklaroi situatën e katër javëve të fundit si “e qëndrueshme” në lidhje me rastet e reja të identifikuara. Rreth 25% e kapaciteteve spitalore mbeten të lira. Pavarësisht kësaj, qytetarët urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi duke filluar nga ora 8.30 e mbrëmjes dhe jo nga ora 10 siç ka qenë deri tani. Kjo është një masë që do të vijojë së paku për deri në 4 janar. Për të njëjtën perudhë, të gjitha lokalet, restorantet apo pikat e ushqimit të shpejtë fast food urdhërohet të mbyllen në orën 8.30.

Shqipëria regjistroi 422 raste të reja të hënën dhe 461 raste të dielën, pas ditëve me mbi 800 raste të fillimit të dhjetorit. Por paralelisht me rënien e numrit të rasteve ka rënë ndjeshëm edhe numri i testimeve të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria raporton në mënyrë jotransparente bashkë testimet e kryera nga sektori publik, ato të sektorit privat si dhe testet e shpejta pa i raportuar këto shifra veçmas.

Sipas Manastirliut, vaksinat që po shpërndahen aktualisht në vendet e pasura kanë efekt edhe kundër variantit të ri të virusit, ndërsa nuk bëri të ditur se kur mund të mbërrijë vaksina në Shqipëri.

Qytetarët rekomandohet gjithashtu që festat e fundvitit të mund t’i festojnë vetëm me rrethin e ngushtë familjar për të ndalur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Etiketa: Bashkimit EuropianBoris JohnsonBritaniBritania e MadhedetyrimDibraliraLondërMASMasaMbretëria e BashkuarOgerta ManastirliuSARS-CoV-2SHShofershqipShqipëriShqipëriashqiptareTestimetvaksinavariantWizz Air
Tjetri
KPA rrëzon ankimin e ish-gjyqtarit Genci Sinjari kundër ndërprerjes së procesit të vetingut

KPA rrëzon ankimin e Elona Kanas ndaj vendimit për ndërprerjen e vetingut

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.