AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KPA rrëzon ankimin e Elona Kanas ndaj vendimit për ndërprerjen e vetingut

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shpallje vendimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi në mënyrë unanime vendimin e Komisionit për ndërperjen e procesit të rivlerësimit pas dorëheqjes së kandidates për magjistrate, Elona Kana dhe ndalimin e saj për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë.  

Trupa e KPA gjatë shpalljes së vendimit për Valbona Bala (Pajo). Foto:V.Karaj/BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kandidates për magjistrate, Elona Kana dhe ndalimin e emërimit të saj në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, pas dorëheqjes së saj.

KPA njoftoi se trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari e Natasha Mulaj, vendosi në mënyrë unanime të rrëzojnë ankimin e ish-Këshilltares në Gjykatën e Lartë, Elona Kana.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar, vendosi më 3 shkurt ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Kanën dhe t’i heqë asaj të drejtën për për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në vendimin e arsyetuar të KPK renditet gjithë ecuria e procesit të rivlerësimit të Kanas, ku evidentohet fakti se ajo e ka kryer dorëheqjen pak para përballjes me gjetjet përfundimtare të Komisionit në seancë dëgjimore.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2019, Elona Kana kërkoi përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine, kërkesë që u rrëzua si e pabazuar në ligj e prova nga një trupë tjetër gjyqësore e KPK. Kana ngriti dyshime për ndikim politik të Pines në qëndrimin ndaj saj, duke u shprehur se relatorja e çështjes ishte zgjedhur nga Partia Demokratike.

“Kjo për shkak të qëndrimit të bashkëshortit tim në zgjedhjet e 30 qershorit. Pretendoj se qëndrimi i relatores është haptazi subjektiv,” deklaroi atëherë kandidatja për magjistrate.

Kana e lidhi ndikimin politik me funksionin e bashkëshortit të saj, Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, Kana e mbështeti kërkesën për përjashtimin e Pines edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës si dhe të ardhurat e saj.

Kana pretendoi se nuk mund të vazhdonte gjykimi nëse më parë nuk ishte njohur me qëndrimin e KPK-së pas dorëzimit të provave dhe dokumenteve të reja, dhe deklaroi se nuk mund të bënte një mbrojtje efektive.

Pas dorëheqjes së Kanës nga Shkolla e Magjistraturës dhe për shkak se nuk gëzonte statusin e këshilltares ligjore të Gjykatës së Lartë, KPK e vlerësoi si dorëheqje nga detyra dhe heqje dorë nga procesi i vetingut.

Komisioni konkludoi se nuk kishte më kompetenca për të vijuar vetingun e Kanës apo të jepte vendim për konfirmimin ose shkarkimin e saj nga detyra dhe vendosi të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar dhe sanksionin që e ndalon ish-kandidaten për magjistrate të emërohet në institucionet e sistemit të drejtësisë.

Etiketa: Albana ShtyllaArdian HajdariBIRNElona KanaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKompetencaKPAKPKLigjmbrojtjeNatasha Mulajndikimndikim politikOlsi KomiciParaPartiaPartia DemokratikeProcesi i vetingutPunëRamashkollaSuela ZheguValbonaVendimXhensila PineZgjedhjet
Tjetri
Personat me aftësi të kufizuar, të pakënaqur nga shërbimet publike

Personat me aftësi të kufizuar, të pakënaqur nga shërbimet publike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.