AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në burg të arrestuarin për vrasjen e efektivit të FNSH-së

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat RENEA në vendin e vrasjes së efektivit te FNSH-së. Foto:Elvis Hila

Gjykata e Lezhës i ka komunikuar masën e sigurisë “Arrest me burg” Nikoll Sherrnikut, por mbrojtja pretendoi se ai kishte alibi dhe nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes dhe njoftoi apelimin e vendimit.

Forcat RENEA në vendin e vrasjes së efektivit te FNSH-së. Foto:Elvis Hila

Gjykata e Lezhës i ka komunikuar masën e sigurisë “Arrest me burg” Nikoll Sherrnikut, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela. 26-vjeçari u njoh paraditen e së martës me masen e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë që ai të qëndroj në burg.

Ilir Dyrzeni, avokati që mbronte të arrestuarin tha pas seancës se do të apelonte vendimin, pasi ndaj Sherrnikut nuk kishte asnjë provë. Avokati pretendoi se nuk ishte njohur me materialet e dosjes dhe se vendimi i gjykatës ishte i gabuar. Ai po ashtu pretendoi se Sherrniku kishte një alibi që mund të provohej nga 12 dëshmitarë dhe se nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja. “Në të vërtet është një jetë e humbur, por ai (Sherrniku) është i pafajshëm. Kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në një darkë familjare, duke festuar ditëlindjen dhe kjo faktohet nga të paktën 12 dëshmitarë”, tha Dyrzeni.

Një dëshmi të ngjashme dha edhe vjehrri i 26-vjeçarit Astrit Gjoka, sipas të cilit natën kur ka ndodhur ngjarja 26-vjeçari ka qenë në një darkë familjare në banesën e tij dhe është larguar rreth orës 9:00 të mëngjesit të datës 5 dhjetor. Ai pretendoi se dhëndri nuk kishte asnjë njohje me përsonin tjetër të shpallur në kërkim, për vrasjen e punonjësit të FNSH-së. “Në dijeninë time ai s’ka lidhje ka qenë në shtëpinë time. Këtë e kam deklaru dhe në polici”, tha Gjoka.

Nikoll Sherrniku u vetëdorëzua në polici pasditen e 19 dhjetorit, pasi gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë arret në burg në mungesë si i përfshirë në vrasjen e 26-vjeçarit Xhulio Prela. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shtetasi me iniciale B.M i cili dyshohet se ndodhet në Turqi.

Sipas burimeve nga policia urdhër arresti për dy të rinjtë erdhi pasi një automjet që dyshohet të jetë blerë nga Nikoll Sherrniku është përdorur nga autorët e vrasjes. As për personin tjetër nuk është e qartë si lidhet me vrasjen. Ai rezulton se ka furnizuar makinën në një karburant në Milot 10 minuta para ngjarjes.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks në Lezhë teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

Etiketa: ArrestArrest me burgBurgElvis HilaGjokaGjykataGjykata e LezhësGjykatëGjykatësKarburantLezhëMASMbrojtjaMilotpaktParapoliciPoliciaRENEATurqiVendimiVrasja
Tjetri
Gjyqtarja Valbona Vata kalon me sukses vetingun

Gjyqtarja Valbona Vata kalon me sukses vetingun

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.