AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Krishtlindje në kushte pandemie, kishat organizojnë dy mesha për të shmangur grumbullimet

Elvis HilangaElvis Hila
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Besimtarë katolikë në Katedralen e “Shën Nikolles” në Lezhë. Foto:Elvis Hila/BIRN

Besimtarët në Lezhë kanë sfiduar frikën nga epidemia ndërsa u janë drejtuar kishave që prej mëngjesit. Ndërkohë Kisha njoftoi zhvillimin e meshave para orareve të ndalimit të lëvizjes.

Besimtarë katolikë në Katedralen e “Shën Nikolles” në Lezhë. Foto:Elvis Hila/BIRN

Besimi në Zot e ka nxjerrë Pjeter Laçin, 80 vjeç, nga shtëpia. Pavarësisht moshës dhe frikës nga COVID-19 ai thotë se nuk mund të mungojë në kishë në vigjilje të lindjes së Krishtit.

“Si shkak i virusit ka ardhur një kohë mjaft e vështirë, pasi ka rrezik vdekje. Unë jam i vjetër e normalisht që jam shumë i rriskuar nga kjo situatë. Dal vetëm të shkoj në kishë dhe mundohem të jem i kujdesshëm”, thotë burri.

Për shkak të kufizimit te lëvizjeve Dioqëza e Lezhës e Lezhës ka njoftuar se mesha e shenjtë në vigjilje  të Krishlindjes në katedralen e “Shën Nikollës” do të mbahet dy herë në orët e pasdites të 24-dhjetorit nën masa anticovid.

“Njëra do të jetë në 17:00 dhe tjetra ne 18:30. Cermonitë fetare do të mbahen nën masa antikovid dhe për të shmangut grumbullimet e shumta të besimtareve kemi vendosur qe të mbajmë dy mesha të shenjta”, bën të ditur Dioqeza Lezhë.

80-vjeçari Laçi tregon se besimi i tij lidhet fort me një ngjarje kur ishte fëmijë. Në moshën 9-vjeçare i ka ikur goja dhe beson se është shëruar kur të afërmit e kanë çuar të viztojë “Shna Ndoun” në Laç. Që prej asaj kohe është besimtar i rregullt, madje edhe në këto kohë kur ritualet fetare janë kufizuar prej epidemisë së COVID-19.

Ndërkohë dhjetra besimtarë të tjerë si ai nxituan të vizitonin kishat dhe kryenin ritet që herët në mëngjes. Kishat në Lezhë hapën dyert dhe njerëzit hyjnë e dalin vazhdimisht.

“Situata është mjaft e vështirë si shkak i epidemisë dhe normalisht që Krishlindja po kremtohet në një mënyre të pazakontë, pasi në orën 20:30 duhet të mbyllemi brenda. Erdha tani paradite dhe qëndrova 1 orë në kishë u rrefeva tek prifti dhe u luta”, thotë Prena Gjoka një banore e Lezhës

Pavarësisht se masat i privojnë nga kremtimet normale, Kisha Katolikë dhe ajo Ortodokse, kanë pranuar masat e marra për parandalimin e epidemisë dhe në mesazhet për besimtarët e kanë kërkuar kujdes.

Ipeshkvijt katolikë të Shqipërisë në një letër për besimtarët bënë apel për solidaritet dhe guxim, ndërsa përshkruan situatën e rëndëuar të vendit.  “Nga njëra anë pandemia me pasojat e saj rënduese, nga ana tjetër vrasjet, aksidentet, por edhe varfëria, papunësia dhe emigrimi, na kanë krijuar shpesh përshtypjen se gjendemi edhe ne në errësirë, në zgrip të një gremine e nuk dimë nga të shkojmë”, shkruhet në letër, ku ftohen besimtarët të shohin drejt dritës.

“Sot kjo dritë dëshmohet tashmë nga shumë njerëz, familjarë, mjekë, infermierë, personel spitalesh apo qendrash rehabilitimi që po kujdesen për shumë njerëz të sëmurë”, thuhet më tej aty.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Antastas Janullatos e cilësoi kremtimin pa shumë bujë të Krishtlindjeve si një mundësi për të shmangur “shfaqjet sipërfaqësore” që siç shkruan ai kanë “tjetërsuar kuptimin e vërtetë të kësaj të kremteje unike”.

“Do të kremtojmë me thjeshtësi, privim, por edhe me dhimbje për ata që ndërruan jetë të vetmuar dhe për sa mbijetuan mes hidhërimit dhe dëshpërimit, të torturuar nga vështirësi të shumëllojta”, shkruan Kryepeshkopi në mesazhin e tij për besimtarët.

Krishtlindjet nuk janë festa e parë fetare që kremteohet nën masa të ashpra sigurie. Më herët Pashkët dhe Bajrami u festuan po ashtu në kushte emergjence.

Etiketa: AksidentetApelbesimtarëBIRNCOVIDCOVID-19Elvis HilaEmigrimiGjokaJanullatosKishëkrishtlindjeLaçLezhëMasaMjaftMjekpandemiaParaPashkëtrrezikSHshqipvdekje
Tjetri
Prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi përballet me vetingun

Prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi përballet me vetingun

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.