AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama deklaron blerjen e 500 mijë vaksinave

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët | Foto :LSA

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten më 1 janar se vaksinat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit ndërsa kompania Pfizer do t’i shesë Shqipërisë 500 mijë doza gjatë këtij viti.

Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët | Foto :LSA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

“Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Pfizer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave,” deklaroi Rama.

Vaksina e kompanisë Pfizer/BioNTech është miratuar për përdorim nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Europian ndërsa së fundmi u miratua edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rama nuk bëri të ditur se me çfarë kushtesh është arritur blerja e vaksinave. Aksesi në vaksina është bërë çështje me rëndësi politike për shkak se Shqipëria ka hyrë në fushatë elektorale.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi pas njoftimit të Ramës se sipas mendimit të tij, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri shumë vonë dhe në sasi jo të mjaftueshme.

Bota është në garë për të vaksinuar popullsinë kundër koronavirusit të ri, i cili ka sëmurë mbi 83 milionë njerëz dhe ka shkaktuar 1.5 milionë vdekje deri më sot. Vaksimimi pritet gjithsesi të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Dy kompanitë që po prodhojnë vaksinat kanë në plan të prodhojnë 1.2 miliardë doza deri në fund të këtij viti ndërsa bota ka nevojë edhe për disa miliarda doza të tjera për të siguruar imunitetin e tufës, pikën kur pjesa më e madhe e njerëzve janë imunë ndaj virusit dhe rrjedhimisht virusi pushon së qarkulluari.

Në kushtet e Shqipërisë kjo nënkupton që vendit i nevojiten së paku 2 milionë apo më shumë doza për të arritur imunitetin e tufës, gjë që nënkupton rikthimin e jetës në normalitet.

Pasja e vaksinës duket se nuk mjafton në vetvete. Vaksinat aktualisht në përdorim kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi, të tilla që e bëjnë të vështirë procesin.

Në Shtetet e Bashkuara, ku vaksinat janë të disponueshme, autoritetet po theksojnë se popullsia do të duhet të vijojë të respektojë rregullat e distancimit social edhe për shumë muaj dhe se një farë normaliteti mundet të mbërrijë nga vjeshta e këtij viti.

Etiketa: BashaBashkimi EuropianBioNTechBritania e MadhedozaEdi RamagazetarKryeministri Edi RamaLulzim BashaParaPfizerRamaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaShtetet e Bashkuaravaksinvaksinavaksinëvdekje
Tjetri
Denoncimet i hapin telashe gjyqtarit Fuat Vjerdha

KPA thotë se Komisioni e shkarkoi Fuat Vjerdhën duke vlerësuar në kapërcim të kompetencave

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.