AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rreziku i vjedhjes së zgjedhjeve i kushton shtrenjtë shqiptarëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerë në pritje të hapjes së kutive të votimit në shkollën Emin Duraku në Tiranë më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se taksapaguesit do të duhet të shpenzojnë rreth 24 milionë USD ose sa gjysma e fondit vjetor të ndihmës ekonomike, për verifikim elektronik të votuesve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Procesi i numërimit të votave më 30 qershor 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur të mërkurën se kërkesa e saj për oferta për ndërtimin e sistemit të verifikimit elektronik të zgjedhjeve ka marrë vetëm një propozim nga një kompani e interesuar dhe se oferta është 19.9 milionë USD pa TVSH.

Sipas komisionit, Smartmatic, do të duhet të ndërtojë një sistem pranë të pesë mijë qendrave të votimit në vend për të verifikuar identitetin e votuesve përmes leximit me pajisje elektronike të kartave të identitetit apo pasaportave, të cilat në Shqipëri janë me të dhëna biometrike. Taksapaguesve pritet t’u kushtojë në total 24 milionë dollarë, përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Nëse një sistem i tillë do të realizohet apo jo për zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 25 prill, kjo nuk është e sigurt por nëse realizohet, komisionerët e partive politike do ta kenë të vështirë të hedhin vota në mungesë të pranisë fizike të një karte identiteti apo një pasaporte biometrike në qendrën e votimit.

Në zgjedhjet e shkuara ka pasur akuza të përsëritura dhe disa raste të dokumentuara në votimit në emër të shqiptarëve që në ditën e votimit kanë qenë praktikisht jashtë Shqipërie.

Në korrik 2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ngriti padi ndaj 22 komisionerëve në tre qendra votimi në zonën e Shijakut të cilët akuzohen se në zgjedhjet e vitit 2017 kishin hedhur 52 vota ose 5.5% të votave të qendrave të tyre të votimit, nën emrat e personave që nuk kishin qenë në Shqipëri ditën e votimit. Disa ditë më vonë u mësua se mes të arrestuarve, SPAK kishte edhe dy persona të vdekur.

Në tërësi, ky ishte rezultati i dosjes famëkeqe 339, e cila kishte nisur si një hetim për trafik droge dhe që gjatë përgjimeve kishte zbuluar lidhje të ngushta mes të dyshuarve për trafik dhe zyrtarëve të ndryshëm të Partisë Socialiste, përfshirë kryebashkiakët dhe drejtorët, të gjithë në bashkëpunim të ngushtë për t’i bërë presion votuesve dhe për të manipuluar rezultatet zgjedhore në disa qarqe të vendit.

Në rast se sistemi i identifikimit elektronik të votuesve do të bëhet realitet dhe që lidhja e internetit do të jetë e pranishme dhe e sigurt në të gjitha qendrat e votimit, atëherë komisionerët do ta kenë më të vështirë që të votojnë në rastet kur kartat e identitetit janë në duart e emigrantëve jashtë vendit.

Të gjitha problemet e tjera zgjedhore, përfshirë blerjen e votave apo kërcënimin e votuesve nga zyrtarët e shtetit nuk do të mund të zgjidhen, pavarësisht se taksapaguesit do të shpenzojnë 24 milionë USD.

Etiketa: AkuzaBIRNDrogeGjergj ErebaraHetimKartatkomisionerKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKryebashkiakpadiPartisë SocialisteProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitshqipShqipëriSPAKTrafikTrafik DrogeTVSHverifikimVotaVotimiZgjedhjet
Tjetri
E gjithë bota është në luftë

Natyra e jashtëzakonshme e pandemisë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.