AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kriza e koronavirusit shënoi regres në cilësinë e raportimit mediatik

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët dhe operatorët e televizioneve raportojnë mbi situatën e episdemisë së koronavirusit në Shqipëri. Foto: LSA

Një monitorim i Këshillit Shqiptar të Medias vëren se gjatë muajve të karantinës në vitit e kaluar, mediat në Shqipëri shënuan regres në standardet e profesionalizmit dhe shpesh u transformuan në instrument përcjellës të deklaratave zyrtare duke humbur rolin e tyre si verifikuese të vërtetësisë së fjalëve të zyrtarëve të shtetit.

Gazetarët dhe operatorët e televizioneve raportojnë mbi situatën e episdemisë së koronavirusit në Shqipëri. Foto: LSA

Një raport monitorimi i realizuar nga profesorët Artan Fuga dhe Mark Marku për llogari të Këshillit Shqiptar të Medias (KMSH) për lajmet e raportuara në edicionet informative të televizioneve si dhe materialet e emisioneve të debatit në dhjetë kanale televizive kombëtare si dhe në lajmet e publikuara në nëntë portale, vëren se cilësia e raportimit pësoi një rënie të ndjeshme në periudhën 9 mars – 31 maj 2020, kohë kur shqiptarët ishin të urdhëruar të qëndronin në shtëpi për pjesën më të madhe të ditës.

“Nga pikëpamja tematike, informacioni i mbuluar në këto media ka qenë ngushtësisht i lidhur vetëm me ecurinë e pandemisë, duke lënë boshllëqe në  informimin e  gjerë dhe të thellë për pasojat e shumta ekonomike, sociale, kulturore të shkaktuara nga Covid 19”, vëren raporti i studimit të KSHM-së, i cili u financua nga fondacioni Konrad Adenauer.

“Vetëm 34% e gjithë sasisë së lajmeve ishin për fusha dhe çështje që nuk kanë të bëjnë me

Covid 19. Ndërkohë që 66% e totalit të lajmeve mbulonin fushën e Covid 19”, citojnë gjetjet e raportit.

Prej kufizimeve që u imponuan pas 11 Marsit 2020 për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, media u godit gjerësisht, kryesisht ajo e shkruar.

Të vetme fusha  në media që mund të gjeneronin lajme ishin mjekësia dhe ekonomia, ndërkohë që kultura, sporti, jeta sociale apo kronika e zezë u paralizuan ashtu si edhe aktivitetet e përditshme.

Gazetarëve iu ndalua prezenca në konferenca për shtyp, ndërkohë që pjesa më madhe e lajmeve, të cilat vinin nga institucionet shtetërore komunikoheshin nëpërmjet rrjeteve sociale, pa praninë e medias.

“Mediat kishin si burime informacioni vetëm deklaratat e zyrtarëve të menaxhimit të krizës dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit apo të funksionarëve të tjerë shtetërorë”, shkruhet në raport.

“ Konferencat e shtypit me gazetarëu zhdukën përgjatë gjithë periudhës deri në përfundim të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjë që solli shmangien e gazetarit dhe gazetarisë si ndërmjetës mes informacionit dhe qytetarëve”, vijojnë gjetjet.

Raporti mbi mediat dhe informimin qytetarëve u bazua mbi monitorimin e numrit të temave të emisioneve, profilin e të ftuarve në emisione, të ftuarve në edicione lajmesh, si edhe burimeve nga vijnë të dhënat që jepen në media.

Si pasojë, u konstatua se në mediat tradicionale ka patur një numër të pakët të informacioneve që vijnë nga dëshmitë  e personave të prekur me COVID-19, apo dhe të shoqërisë civile.

Monitorimi gjithashtu vërejti se standardet kyçe të gazetarisë, të tilla si paanshmëria, ndershmëria dhe saktësia u goditën për shkak se lajmet e transmetuara u servirën të gatshme prej deklaratave të PR-ve të zyrave nga institucionet qeveritare, institucioneve të menaxhimit të pandemisë, partive politike, etj – pa marrë kohën dhe mundimin për të gjurmuar më në thellësi të vërteten dhe saktësinë në burimin e lajmit.

“Lajmi si gjini kryesore informative u shndërrua në transmetim të mesazheve të PR të zyrave të organeve shtetërore, ku informacioni i prodhuar nga gazetarët në terren në gjininë e reportazhit shkon nga 6% deri në 17% nëpër kanale të ndryshme televizive kombëtare”, citohet në raport mbi mungesat e reportazheve prej gazetarëve në terren.

Një tjetër gjetje negative ishte fakti se lajmi investigativ pothuajse u zhduk nga ekranet televizive shqiptare.

“Në gjithë periudhën tremujore të pandemisë u prodhuan vetëm tre lajme investigative dy nga kanale televizive, Euro News dhe ABC News”, shkruan raporti, kur në të vërtetë në një situatë të tillë kritike duhet të kishte ndodhur e kundërta me raportimet e gazetarisë investigative.

Të dhënat sasiore dhe cilësore të  nxjerra nga raportit studimor treguan se ky fenomen i regresit të raportimit profesional mediatik në sistemin demokratik hibrid të Shqipërisë përbën një përpjekje për të përdorur sistemin mediatik në funksion të kontrollit të informacionit nga ana e qeverisë.

Siç shihet nga monitorimi, në edicionet informative mungon thuajse tërësisht përfaqësimi i palëve si dëshmitarë, shoqëri civile, dhe të tjerë, por edhe i problematikës që lidhet me këto kategori.

“Gazetarët mund të raportojnë shifra, me vdekjet, me të prekurit nga Covidi, por në

pjesën më të madhe të rasteve nuk mund t’i verifikojnë ato shifra”, vëren raporti mbi median dhe informimin e publikut.

Etiketa: Abc NewsCOVIDCOVID-19EkonomiaEuroFushagazetarkarantinëKrizaKulturalajmeMediaMjekmjekëMonitorimiPRraportRaportiRrjetet socialeSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
800 0 dibra

Si u blenë votat dhe u shantazhuan votuesit në zgjedhjet vendore në Dibër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.