AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bardhok Lleshi –Prokuroria e Lezhës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori Bardhok Lleshi nga Prokuroria e Lezhës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në vitin 2014, ai u kallëzua nga ILDKPKI për fshehje pasurie në vlera të mëdha, por çështja u pushua nga Prokuroria.Prokurori Bardhok Lleshi i Prokurorisë së Lezhës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Bardhok Lleshi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2009, Lleshi u transferua në Prokurorinë e Lezhës ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Në vitin 2014, Lleshi u kallëzua penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për fshehje pasurie në vlera të mëdha dhe mosdeklarim të pasurive, por çështja u pushua nga prokuroria.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të prokurorit Bardhok Lleshi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2015. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Lezhës, Bardhok Lleshi.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2004, prokurori Bardhok Lleshi deklaronte pasuri me vlerë 8.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria është rritur me 13 herë duke kapur vlerën e 108 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga të ardhurat e riinvestuara në kompaninë e biznesit të familjes me vlerë 86.7 milionë lekë, e ndjekur nga pasuria e patundshme prej gati 20 milionë lekësh. Prokurori Lleshi deklaron gjithashtu kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh, automjet me vlerë 633 mijë lekë dhe likujditete në bankë prej rreth 630 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare të deklaruara janë rreth 164 milionë lekë, ku 83% deklarohen me burim nga kompania familjare Alb Vizion Construction. Të ardhurat nga paga si prokuror zënë vetëm 7% të totalit, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes deklaron në masën 3%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezulton me probleme.

Në vitin 2006, subjekti Bardhok Lleshi rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerën e 804 mijë lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar. Gjatë këtij viti, subjekti deklaron blerjen e një dyqani me vlerë 60 mijë USD në pronësinë e vëllait që jeton në Kanada, por që kthehet në biznes dhe administrohet në vazhdim nga subjekti, duke gjeneruar të ardhura prej 10.3 milionë lekësh përgjatë viteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” të cilët lidhen me mospërputhjet për blerjen e një apartamenti, të ardhurat e deklaruara nga kompania e biznesit si dhe shkëmbime pronash të patundshme.

Në vitin 2005, subjekti deklaron se ka blerë një apartament me vlerë 60 mijë euro, për të cilën ka paguar 25 mijë euro me lidhjen e kontratës dhe 35 mijë euro deklarohen si detyrim ndaj kompanisë ndërtuese. Për të njëjtin apartament, Lleshi deklaron marrjen e një kredie prej 35 mijë eurosh dhe një kredie të dytë për mobilim prej 20 mijë eurosh. Pagesat megjithatë nuk përputhen, pasi në vitin 2015, subjekti deklaron se i ka shlyer 5 mijë euro kompanisë për apartamentin dhe mbetet ende me 5 mijë euro të tjera detyrim.

Në vitin 2011, prokurori Bardhok Lleshi deklaron blerjen e 60% të aksioneve të kompanisë Alb Vizion Construction, ndonëse ligji për konfliktin e interesit i kufizon magjistratët nga zotërimi aktiv i aksioneve të biznesit. Gjatë viteve në vazhdim, të ardhurat nga kompania deklarohen në vlerën e 126.6 milionë lekëve, ndërsa dividentë në vlera 86.6 milionë lekë deklarohen të riinvestuara në kompani.

Ndërsa në vitin 2015, Lleshi deklaron se ka shkëmbyer një tokë arë me vlerë 1.5 milionë lekë me një sipërfaqe ndërtimore prej 600 metrash katrorë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009   

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Etiketa: AnalizëBardhok LleshiBIRNdetyrimEuroflamuj të kuqFshehje pasurieGjyqILDKPKIKanadaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliLezhëMagjistratMagjistratëtMASMosdeklarimOlsi KomicipasuriaProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit Lezhëraportreporterreporter.alSHSkedaValbonaValbona SanxhaktariXhensila Pine
Tjetri
Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”

Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.