AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Sëmundja e pishave përhapet prej një dekade në pyjet halore të Bulqizës

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pishë e prekur nga sëmundja e procesionares | Foto nga : Wikimedia

Qindra hektarë pyje pishe në bashkinë e Bulqizës janë të prekura nga sëmundja e procesionares, ndërhyrja e fundit ndaj larvave shkatërruese u realizua në mënyrë të kufizuar 5 vite më parë.

Pishë e prekur nga sëmundja e procesionares | Foto nga : Wikimedia

Procesionarja, e njohur gjithashtu si ‘sëmundja e pishave’, vijon të mbetet një infeksion masiv në qindra hektarë më pisha në bashkinë e Bulqizës.

Të paktën prej rreth 10 vitesh, ky insekt shkatërrues vijon të rishfaqet vit pas viti, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme në masivet pyjore të zonës – nga frenimi i rritjes së pishave të reja e deri në tharjen e tyre.

Ndërkohë kjo kohëzgjatje e sëmundjes dhe mosndërhyrja për luftimin e saj,  ka bërë që ajo të përhapet në të gjithë sipërfaqen me drurë halorë që menaxhon aktualisht bashkia Bulqizë.

Roland Dedja, drejtor i drejtorisë pyjore në bashkinë Bulqizë, tha për BIRN se janë prekur nga kjo sëmundje “21 ngastra pishe me sipërfaqe totale prej 337 hektarë.”

Sipas tij, nga inspektimet e specialistëve të pyjeve  në çdonjërën nga këto ngastra me pishë të zezë janë konstatuar mesatarisht 5 qeska për çdo pishë dhe se prekja nga infeksioni për çdo ngastër arrin në nivele mesatare.

Dedja i tha BIRN se aktualisht bashkia është në fazën e studimit dhe hartimit të një projekti për ndërhyrje në terren në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Megjithatë, specialistët shprehen se koha për hartimin dhe implementimin e këtij projekti është e vonuar, për shkak se muajt e ftohtë të vitit janë periudha më e përshtatshme për të zhdukur larvën shkatërruese.

Shqipëria ka në total rreth 1.5 milionë hektarë pyje të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë nën pronësi të pushtetit vendore dhe vetëm 3% ose 28 mijë hektarë janë pronë private.

Bulqiza nuk është e vetmja bashki e vendit ku pyjet halore janë prekur nga sëmundja e procesionares. Sipas Ministrisë së Mjedisit kjo larvë e rrezikshme është e shpërndarë në të gjithë territorin e vendit të mbuluar nga pyjet.

Në një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë në muajin shkurt, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se shfaqja agresive e procesionaries vinte si rrjedhojë e disa faktorëve, përfshirë ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.

“Sot kemi vit mbas viti mbi 150 mijë hektarë pyje në të cilat ka aktivitet ky fenomen,” tha Klosi gjatë interpelancës parlamentare të mbajtur me 3 shkurt.

Ai shtoi se kjo sëmundje është më e spikatur në rreth 40-45% e kësaj sipërfaqe, pra rreth 40-50 mijë hektarë të shpërndara në zonat e masiveve pyjore të Pukës, Shkodrës, Fushë-Arrëzit, Dibër, Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Vlorës, Fierit, Beratit, Gramshit dhe Librazhdit.

Sipas specialistëve të pyjeve, në qarkun e Dibrës, bashkia e Bulqizës dhe pjesërisht Klosi, mbeten zonat më të prekura, ku ngastra të mbjella të tëra me halorë mund të shkojnë drejt tharjes së plotë.

Ndërkohë, Danjel Bica, kryetari i Shoqatës Ekspertët e Rinj Mjedisor në Bulqizë, i tha BIRN se “shqetësuese mbetet situate edhe për banorët e fshatrave në afërsi të këtyre zonave të mbjella me pishë – si në fshatin Dragu të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, ku larvat zbresin në tokë dhe u hyjnë banorëve në shtëpi duke rrezikuar infektimin e tyre.”

Sipas specialistëve të pyjeve, tre janë mënyrat e luftës kundër procesionares; metodat mekanike, spërkatje me solucione kimike nga ajri dhe së fundmi ajo biologjike.

Aktivisti mjedisor Danjel Bica thekson se ndërhyrja e fundit kundër sëmundjes së procesionares në bashkinë e Bulqizës është realizuar në vitin 2015, kohë kur është metoda “klasike mekanike, duke prerë degët e pishave të infektuara dhe pastaj duke i djegur ata.”

“Aktualisht kjo mbetet metoda më efektive edhe pse këto kohët e fundit po flitet për një mënyrë tjetër ndërhyrje, atë biologjike, duke hedhur një insekt tjetër tek pishat, i cili ushqehet me larvat e procesionares,” shpjegoi Bica.

“Kjo është ende në eksperiment dhe mbetet për tu parë në vazhdim, se si do funksionojë,” shtoi ai.

Edhe Shaqir Izvira, specialist i pyjeve në Bulqizë, tha se ndërhyrja për të luftuar procesionaren në vitin 2015-të me metodën mekanike është realizuar falë një fondi të Ministrisë së Mjedisit – në një kohë kur pyjet administroheshin akoma nga pushteti qendror.

Aktualisht pyjet administrohen nga bashkitë. Sipas Izviras bashkia e Bulqizës i ka kapacitete njerëzore, për të organizuar luftën mekanike, kundër kësaj sëmundje dhe duhet të ndërhyjë më shpesh.

“Sot për sot mënyra klasike mekanike, mbetet më efikase, pasi ajo e fundit biologjikja, mbetet për tu parë në efikasitetin e saj,” tha Izvira, ndërsa shtoi se metoda biologjike është akoma “në eksperimentim.”

Një tjetër specialist pyjor me eksperiencë të gjatë në Bulqizë, Shkëlqim Hasa, i tha BIRN, se ndërhyrja  mekanike e vitit 2015-të kundër sëmundjes së pishës u përqendrua në parcelat e halorëve në fshatin Dragu dhe parcelat mbi qytetin e Bulqizës.

“Kjo ndërhyrje rezultoi mjaft efektive, por mbeti e kufizuar në një sipërfaqe të vogël me pisha të infektuara,” tha Hasa.

Meqenëse ky lloj luftimi i procesionares ka kosto, Hasa shpjegoi se kohët e fundit po eksperimentohet lufta biologjike me rritjen e një insekti që ushqehet me larvat e procesionares, por ai theksoi se kjo metodë i përket së ardhmes dhe aktualisht duhet të përdoret metoda mekanike.

“Tani është fiks koha e përshtatshme për ndërhyrje, sepse me ngrohjen e motit dëmtuesi zbret dhe futet në tokë,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeBanorëbashkiBashkiaBIRNBlendi KlosiBulqizëDanjel BicaKorçëkostoLuftaMjaftMjedisitNdryshimet klimatikepaktPukëPYJepyjetshqipShqipëriatë zhdukurVlorë
Tjetri
Kërkesat për ‘procedurë’ shtyjnë vetingun e prokurorit Bardhok Lleshi

Prokurori biznesmen, Bardhok Lleshi akuzohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.