AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Anila Denaj –Ministre e Financave

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një konferencë për mediat. Foto: LSA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaron pasuri familjare me vlerë 53.9 milionë lekë në fund të vitit 2018, duke shënuar rënie për shkak të shitjes së aksioneve të biznesit.Anila Denaj u zgjodh Ministre e Financave dhe Ekonomisë në dhjetor 2018, pas një vale ndryshimesh që përfshiu kabinetin e kryeministrit Edi Rama si pasojë e protestave studentore që u zhvilluan në të njëjtin muaj. Denaj zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn, i cili drejtonte Ministrinë e Financave prej shkurtit 2016.

Anila Denaj është diplomuar për Menaxhim Financiar dhe Bankar në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në pozicione të ndryshme drejtuese në bankat e grupit ProCredit në Salvador, Bolivi, Ekuador, Rumani dhe Mozambik.

Karrierën në administratën publike Znj. Denaj e ka nisur në vitin 2013 në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus në mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore si dhe në menaxhimin e teknologjisë së informacionit. Në të njëjtën periudhë 3-vjeçare, Denaj ka qenë gjithashtu anëtare e bordit të AKEP. Përpara emërimit në postin e ministres së Financave, Znj. Denaj ka qenë drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. [Lexo CV e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministrja e Financave, Anila Denaj për vitet 2013-2018.

Në vitin 2013, Znj. Denaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 64.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 53.9 milionë lekëve.

Pasuria familjare përbëhet nga 21.9 milionë lekë pasuri e patundshme, pjesë në kapital biznesi prej 17.7 milionë lekësh, likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.1 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.1 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Znj. Denaj dhe nga mësimdhënia, rreth 6% nga paga e bashkëshortit dhe 6%  të ardhura nga biznesi. Rreth 58% e të ardhurave kanë burime të ndryshme të deklaruara.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, i cili rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar vlera e konsiderueshme e detyrimeve financiare ndër vite si dhe shitja e aksioneve të biznesit.

Gjatë viteve deklaruese, Znj. Denaj dhe bashkëshorti i saj deklarojnë detyrime financiare prej 36.9 milionë lekësh, kryesisht kredi bankare për llogari të bizneseve të bashkëshortit, të cilat janë shlyer rregullisht ndër vite.

Gjithashtu, Znj. Denaj rezulton me rënie të vlerës së aseteve kryesisht nga shitja e aksioneve në kompaninë IP Invest, ku investimi fillestar ishte në vlerën e 105 mijë eurove. Shitja e aksioneve ka siguruar një vlerë të shtuar të të ardhurave me 54 732 euro mbi vlerën e investuar.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2018

Deklarata Pas Largimit nga Funksioni 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AKEPAnalizëAnila DenajBankatBashkëshortiBIRNEdi RamaEkuadorEuroILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekrediParapasuriaRamaraportreporterreporter.alRumaniSHSkedaSkeda e pasurisëTiranë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Enrik Haxhiraj–Prokuroria e Apelit Vlorë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enrik Haxhiraj–Prokuroria e Apelit Vlorë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.