AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Enrik Haxhiraj–Prokuroria e Apelit Vlorë

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj do të përballet të enjten më 14 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që do të kryejë procesin e vetingut përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar për gati dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar familjare të prokurorit Enrik Haxhiraj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, Haxhiraj deklaronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria ka shënuar rritje me 17 herë, duke kapur vlerën e 36.1 milionë lekëve.

Pjesa dërrmuese e pasurisë familjare përbëhet nga asetet e patundshme me vlerë 30 milionë lekë, e ndjekur nga likujditetet bankare prej 3.1 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 900 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të deklaruara janë 81.9 milionë lekë, nga të cilat 68% burojnë nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere. Paga nga funksioni i prokurorit ka siguruar 28% të të ardhurave totale, ndërsa paga e familjarëve zë 1.4%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezulton me probleme.

Subjekti Enrik Haxhiraj rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2004 në vlerën e 1.4 milionë lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sërë “flamujsh të kuq”, të cilët lidhen me vlerën e lartë të detyrimeve ndër vite si dhe dhuratat nga të afërmit.

Ndër vite, subjekti dhe bashkëshortja e tij deklarojnë kredi bankare dhe huamarrje në shuma të konsiderueshme si burim për investimet në pasuri të patundshme. Ata kanë deklaruar kredi me vlerë 23.3 milionë lekë dhe hua prej 11.2 milionë lekësh. Një kategori tjetër detyrimesh është ajo ndaj kompanive sipërmarrëse në vlerën totale të 9.3 milionë lekëve.

Pavarësisht shlyerjeve periodike, subjekti dhe bashkëshortja e tij rezulton me 4 milionë lekë detyrime në fund të vitit 2017.

Në vitin 2010, subjekti ka deklaruar dy pagesa me qëllim blerjen e një trualli në favor të ALUIZNI Vlorë për legalizimin e shtëpisë në lagjen e Ujit të Ftohtë. Pagesat janë 1.7 milionë lekë në bono privatizimi dhe 1.6 milionë lekë, ndërkohë që mungojnë të dhënat për disponimin e bonove dhe çmimin e blerjes së tyre.

Në vitin 2013, bashkëshortja e subjektit ka deklaruar blerjen e një zyre në Vlorë në vlerën e 9 milionë lekëve, por nuk është e qartë nëse pagesa është kryer nga burimet familjare apo nga kapitali i personit fizik.

Ndërsa në vitin 2015, subjekti deklaron si dhuratë nga prindërit një njësi me sipërfaqe 20.8 m2 në Vlorë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009   

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Etiketa: AnalizëBIRNEnrik HaxhirajGenta Tafa BungoGjyqhuaKapitaliKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikrediPamela QirkopasuriaPiSprivatizimiprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e ApelitProkuroria e Apelit Vlorëraportreporterreporter.alSHSkedaSuela ZheguVlorë
Tjetri
Sëmundja e pishave përhapet prej një dekade në pyjet halore të Bulqizës

Sëmundja e pishave përhapet prej një dekade në pyjet halore të Bulqizës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.