AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjyqtarja Elona Mihali përballet pa probleme me vetingun

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Elona Mihali duke dalë nga seanca dëgjimore në KPK | Foto : Vladimir Karaj

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur  ndaj gjyqtares së Vlorës Elona Mihali u fokusua mbi një rast të dyshuar konflikti interesi, të cilin gjyqtarja e mohoi. KPK vuri në dukje se ajo nuk kishte barrë prove në çështjet e tjera.

Gjyqtarja Elona Mihali duke dalë nga seanca dëgjimore në KPK | Foto : Vladimir Karaj

Seanca dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Vlorës Elona Mihali u fokusua te pasuria e prindërve të saj e zotëruar para se ajo të fillonte punë gjyqtare dhe te pyetjet e ngritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbi një rast të dyshuar për konflikt interesi në lidhje sërish me një apartament të zotëruar nga prindërit.

Mihali në shpjegimet e saj në lidhje me pyetjet e KPK-së sqaroi se nuk ishte në situatën e konfliktit të interesit dhe se i ati e kishte blerë apartamentin nga një tjetër kompani, ndërsa përfshirja e kompanisë për të cilën ajo pyetej në kontratën e shit-blerjes për efekt regjistrimi në kadastër të pronës ishte e paqartë për të dhe familjen e saj.

Trupa që gjykoi çështjen e Mihalit u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari, ndërsa anëtare Genta Tafa (Bungo).

Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës, ku e kryen funksionin edhe aktualisht.

Ghjatë seancës Sanxhaktari la të kuptohej se Mihali nuk zotëronte pasuri. Ajo tha se dy pasuritë e familjes, një apartament në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare. Megjithëse dukshëm të pa lidhura me karrierën e Mihalit si gjyqtare, KPK bëri me dije se kishte hetuar burimin e ligjshëm të pasurive.

Sanxhaktari pohoi se prindërit e gjyqtares kishin pasur të ardhura të ligjshme për të cilat ishin paguar taksat. Po ashtu si Mihali ashtu edhe prindërit rezultuan me balance financiare pozitive.

Mihali në fjalën e saj tha se “vlerësonte hetimin” e Komisionit, ndërsa theksoi se në 7 vjet punë si gjyqtare kishte jetuar e ndarë nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vetë shpenzimet e jetesës. “Kjo është se pse në 7 vjet unë nuk kam mundur të kursej apo blej pasuri”, tha ajo.

Mihali u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figurës. KPK tha se Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pas raportit të parë, iu kërkua edhe një raport i rifreskuar, që doli me të njëjtin përfundim. Mihali nga ana e saj synoi të korrigjonte dy vërejtje të bëra nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë sa i përket profesionalizmit, të cilat nuk u përmendën nga KPK. Mihali tha se ishte përmendur që në dy çështje nuk ishte shënuar data e regjistrimit, ajo tha se kishte bërë verifikimet dhe i vuri në dispozicion KPK provat mbi to.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Sanxhaktari vuri në dukje se në një rast Mihali kishte qenë gjyqtare në çështje ndaj një kompanie që rezultonte palë shitëse në apartamentin e blerë nga prindërit. Ajo tha se Mihali ishte pyetur mbi këtë rast.

Gjyqtarja vetë ndaloi gjatë në shpjegimin e situatës. Ajo tha se apartamenti që ishte blerë në vitin 2007 nga prindërit për qëllim përdorimi për pushime dhe që përdorej prej saj gjatë kohës që punonte në Vlorë, ishte blerë nga një kompani e ndryshme nga ajo me të cilën kishte pasur çështje. Mihali tha se babai i saj kishte nënshkruar një kontratë dhe kishte kryer të gjitha pagesat deri në vitin 2011, tre vjet para se ajo të bëhej gjyqtare dhe se prej këtij monenti i ati kishte zotëruar “defakto dhe dejure” apartamentin.

Ajo këmbënguli se arsyet që kompania tjetër ishte përfshirë në kontratën e shitblerjes disa vjet më vonë ishin të paqarta për të dhe se në fakt veprimet e kryera për këtë qëllim ishin “absolutisht të pavlefshme”. Përndryshe Mihali pretendoi se nuk ishte në situatë konflikti as në dukje. Se çështja në fjalë ishte pushuar procedurialisht pas tërheqjes së padisë nga kompania dhe se i vetmi vendim që ajo kishte marrë ishte po ashtu procedurial dhe nuk kishte qenë në kundërshtim me kërkesat e kompanisë në fjalë.

Ajo tha se nuk pati as seancë dhe as mundësi verifikimi nëse kishte apo jo konflikt interesi, ndërsa tha se në 5 ratse kur si palë në gjyq ishte paraqitur kompania tjetër, me të cilën i ati kishte pasur kontratë, ajo kishte dhënë dorëheqjen.

Mihali po ashtu shpjegoi mbi disa denoncime të ardhura prej saj. Ajo tha se pretendimet për zvarritje nga një person që e kishte kallëzuar ishin të rreme. Sipas Mihalit ajo ishte shqyrtuar të merrte dosjen në fjalë në janar 2020 dhe e kishte mbyllur atë gjykim brenda muajit në kohë rekord. Ajo po ashtu shtroi se pas marrjes së dosjes, që kishte qenë në duar të një gjyqtari tjetër, ajo kishte kërkuar plotësim padie nga pala paditëse, por ajo nuk kishte sjellë asnjë dokument plotësues.

Ndërkohë mbi një denoncim në disa portale Mihali tha se artikulli e kishte cilësuar atë gabimisht si kryesuese të trupës dhe po ashtu se trupa në të cilën ajo kishte qenë pjesë kishin zbatuar vetëm një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit mbi vlefshmërinë e një dokumenti. Mihali shpjegoi se në momentin që gjykata e Apelit kishte vendosur se dokumenti mbi të cilin ishte ngritur një padi penale nuk ishte i falsifikuar, prokuroria kishte tërhequr padinë “për pastrim të produkteve të veprës penale” dhe se treshja në të cilën ajo kishte qenë pjesë, s’kishte pasur asnjë rrugë tjetër përveç se të vendoste heqjen e sekuestros që bazohej mbi këtë dokument.

Në fund ajo kërkoi të konfirmohej në detyrë. Seanca u caktua në 18 janar në orën 9.45.

Etiketa: Brunilda BekteshiDenoncimElona MihaliGjykataGjykata e ApelitGjykata e Rrethit VlorëGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarGjyqtareKëshilli i Lartë GjyqësorKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPKpadiParapasuriaProkuroriapushimeraportSeancaSHTaksatTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimVlorë
Tjetri
KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani

KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.