AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Senida Mesi – Ish zv. kryeministre

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja Senida Mesi duke hyrë në një seancë parlamentare. Foto: LSA

Ish-zv.kryeministrja e kabinetit “Rama”, Senida Mesi zotëron pasuri familjare me vlerë 26.7 milionë lekë në fund të vitit 2017.Senida Mesi u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe qëndroi në detyrë deri në dhjetor 2018, kur u zëvendësua nga Erion Braçe.

Senida Mesi është diplomuar në vitin 2000 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2009 ka përfunduar studimet Master në Frankfurt të Gjermanisë për Financë dhe Bankë. Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Znj. Mesi hyri në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër. Aktualisht ajo është deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-zv.kryeministres Senida Mesi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga Senida Mesi për vitet 2017-2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-zv.kryeministrja Senida Mesi për vitet 2017-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2017, Znj. Mesi deklaronte pasuri familjare prej 25 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 26.7 milionë lekëve.

Znj. Mesi zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 12 milionë lekësh, automjet me vlerë 490 mijë lekë dhe kursime në cash prej 400 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën 2017-2018 janë 7 milionë lekë, ku 34% e të ardhurave burojnë nga paga e Znj. Mesi dhe 17% nga paga e bashkëshortit si mjek. Rreth 49% e të ardhurave familjare kanë si burim shitjen e kuotave, pagesat nga konsulencat dhe mësimdhënia e Znj. Mesi dhe bashkëshortit të saj.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 2 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një detyrim të pashlyer ndaj një kompanie ndërtimi.

Sipas deklarimit për herë të parë të Znj. Mesi, ajo zotëron në bashkëpronësi me bashkëshortin dy apartamente të blera në vitet 2010 dhe 2012 me vlerë totale 13.8 milionë lekë. Si burim për këto pasuri, ajo deklaron një kredi bankare prej 60 mijë euro, nga e cila ka mbetur pa u shlyer 15, 535 euro në vitin 2017 dhe një detyrim prej 9,636 euro ndaj kompanisë ndërtuese.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata Pas Largimit nga Detyra

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Etiketa: AnalizëBIRNdeputetedetyrimEdi RamaErion BraçeEuroILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekredimasterMjekParaPartisë SocialistePasuri të paluajtshmepasuriaRamaraportreporterreporter.alSenida MesiSHShkodërshqipSkedaSkeda e pasurisëTiranë
Tjetri
Arkeologët gërmojnë misteret e palafiteve në liqenin e Ohrit

Arkeologët gërmojnë misteret e palafiteve në liqenin e Ohrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.