AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova përkujton 15-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës

Përparim IsufingaPërparim Isufi
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa duke bërë homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës në Prishtinë të enjten. Foto: BIRN.

Zyrtarë dhe kryetarë partish politike bënë homazhet e tyre për presidentin e parë të Kosovës pas luftës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq në janar 2006.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa duke bërë homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës në Prishtinë të enjten. Foto: BIRN.

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani bëri homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës në Prishtinë, duke u shprehur se rruga që ai hapi “mbetet një udhëzues i përhershëm” për Kosovën.

I quajtur babai pacifist i pavarësisë së Kosovës, Rugova humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006 kur po shërbente mandatin e tij të dytë si president. Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008.

“Ai ishte një njeri që i bashkoi shqiptarët e Kosovës rreth idesë së lirisë dhe pavarësisë dhe dinte të krijonte ura të forta miqësie me shtetet që ende na mbështesin”, tha Osmani.

Kreu i partisë politike Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri gjithashtu i bëri homazhe metodave paqësore të Rugovës në periudhën e trazuar të viteve 1990.

“Ne përkujtojmë vendosmërinë e tij politike dhe angazhimin e tij institucional, si dhe qetësinë dhe durimin e tij njerëzor”, tha Kurti.

Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vdekjen e tij, dhe pasardhësi i tij, Isa Mustafa, foli gjithashtu për trashëgiminë e tij politike.

” Sot jam këtu për të shpreh qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së të ecim në rrugën që e ka trasuar dhe lënë trashëgimi presidenti Rugova dhe për të thënë se askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK-së”, tha Mustafa.

Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, në komunën perëndimore të Istogut.

Në vitet 1976-1977, ai studioi nën mbikëqyrjen e Roland Barthes në Paris, ku zhvilloi interesat e tij shkencorë në letërsi me një fokus në teorinë letrare.

Ai themeloi LDK-në në vitin 1989 si një lëvizje e gjerë e cila udhëhoqi institucionet “paralele” të Kosovës në vitet 1990, pasi lideri serb Sllobodan Millosheviç kishte shfuqizuar statusin autonom të Kosovës.

Pasi Beogradi vendosi sundimin e drejtpërdrejtë, Rugova u zgjodh jo zyrtarisht si president i Kosovës për dy mandate.

Kur NATO-ja nisi sulmet ajrore në një përpjekje për ta detyruar Millosheviçin të tërhiqte forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nga Kosova në mars 1999, policia hyri në shtëpinë e Rugovës në Prishtinë dhe e vendosi atë dhe familjen e tij në arrest shtëpie.

Pas më shumë se një muaj, Rugova dhe familja e tij u lejuan të largoheshin për në Itali. Ai u kthye në shtëpi në Kosovë pas përfundimit të luftës, në korrik 1999.

Ai u zgjodh zyrtarisht president nga parlamenti në vitin 2002 dhe u rizgjodh në vitin 2005.

Etiketa: Albin KurtiArrestarrest shtëpieAvdullah HotiBIRNHotiIbrahim RugovaIsa MustafaItaliKosovaKosovëkryetarLDKletërsiMillosheviçNATOOKBPoliciapresidentSHURAVetëvendosjeVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Naiviteti në prokurimin e vaksinës i kushton shtrenjtë Maqedonisë së Veriut

Naiviteti në prokurimin e vaksinës i kushton shtrenjtë Maqedonisë së Veriut

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.