AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria përzë diplomatin rus “me keqardhje”, shkeli masat anti-COVID

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Adam Nieścioruk / Unsplash.com

Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se diplomati Alexey Krivosheev ka shkelur “në mënyrë të përsëritur” rregullat anti-COVID të Shqipërisë dhe për këtë arsye, “me keqardhje” shpallet Non Grata dhe do të duhet të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve.

Foto ilustruese: Adam Nieścioruk / Unsplash.com

Shqipëria përzuri një diplomat rus të enjten për shkak se ka refuzuar të respektojë masat e ndërmarra nga autoritetet shëndetësore shqiptare për kufizimin e përhapjes së koronavirusit të ri dhe se sjellja e tij nuk ka ndryshuar as pas notave të protestës të dërguara te ambasadori Mihail Afanasiev.

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë,” deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës në një njoftim të publikuar në faqen e saj në Facebook.

“Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar,” vijon më tej deklarata.

Ambasada e Rusisë në Shqipëri hyri në debate me qeverinë shqiptare pak javë më parë kur i rekomandoi Endri Fugës zëdhënësit të kryeministrit Edi Rama, përdorimin nga Shqipëria të vaksinës ruse kundër COVID-19 të quajtur Sputnik V. Ambasada ruse iu përgjigj një ankese publike të Fugës ndaj Bashkimit Europian dhe planit të BE-së për të ndihmuar rajonin e Ballkanit me vaksina në një fazë të dytë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sugjerimit të Ambasadës së Rusisë duke e quajtur deklaratën “një provokim”.

Nuk është e qartë nëse ka lidhje mes “provokimit” me vaksinë dhe shpalljes non grata të diplomatit Krivosheev.

Marrja e vaksinës sa më shpejt duket se është bërëçështje prestigji politik për kryeministrin shqiptar, i cili përballet me zgjedhje parlamentare më 25 prill.

Rusia e ka eksportuar vaksinën e saj në Serbi ndërsa Hungaria miratoi përdorimin e saj së fundmi.

Ambasada e Rusisë në Tiranë nuk ka ngurruar të informojë ndjekësit e saj shqiptarë në gjuhën shqipe në faqen e vet në Facebook për suksesin e Sputnik V.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e paraqiti përzënien e diplomatit si një rast të izoluar dhe pa lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.

“Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona,” deklaroi Ministria në njoftimin e shpalljes “person i padëshiruar” për diplomatin.

Alexey Krivosheev ka mbajtur funksionin e Sekretarit të Dytë në ambasadën e Rusisë në Tiranë ndërsa më herët pa mbajtur të njëjtin pozicion në ambasadën e Rusisë në Shkup.

Etiketa: Ambasada RuseBashkimit EuropianBECOVIDCOVID-19debatediplomatEdi RamaFacebookKryeministri Edi Ramanon grataPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaRusiaSerbiSHShkupshqipShqipëriShqipëriashqiptareSputnikvaksinvaksinavaksinëzgjedhjezgjedhje parlamentare
Tjetri
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lindita Nikolla – Ish ministre e Arsimit dhe Sportit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.