AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bledi Cuci duke dale nga nje seance parlamentare ne Kuvend ku u miratua si Minister i Brendshem me 97 vota pro./r/n/r/nBledi Cuci coming out of a parliamentary session where he was approved as Minister of Interior with 97 votes in favor.

Ministri aktual i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaron pasuri familjare me vlerë 64.3 milionë lekë, por burimet financiare të deklaruara janë të pamjaftueshme për të justifikuar shtesat e pasurisë në dy vite.

Bledi Çuçi u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në dhjetor 2020, duke zëvendësuar në këtë detyrë ministrin e dorëhequr, Sandër Lleshaj. Ai ka mbajtur më parë pozicionet e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore [ shtator 2013 – mars 2017] dhe ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural [janar 2019 – dhjetor 2020].

Bledi Çuçi përfundoi studimet për Drejtësi në universitetin e Tiranës në vitin 1995 dhe studimet Mastër për Menaxhim në universitetin Hasselt në Belgjikë në vitin 1998.

Gjatë viteve 1999 – 2005, z. Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese, si kancelar i Gjykatës së Tiranës apo këshilltar i Ministrit, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor. Gjatë viteve 2006 – 2010, z. Çuçi shërbeu si këshilltar dhe ekspert për disa programe ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai u bë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe Kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministrit Bledi Çuçi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministri aktual i Brendshëm, Bledi Çuçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministri aktual i Brendshëm, Bledi Çuçi për vitet 2003-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Bledi Çuçi deklaronte pasuri me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 64.3 milionë lekëve. Z.Çuçi zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme të vlerësuar në 51.6 milionë lekë dhe likujditete bankare me vlerë 12.6 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 65 milionë lekë, nga të cilat vetëm 15% burojnë nga paga e Z.Çuçi dhe gati 85% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej deklaratave rezultojnë me probleme.

Z. Çuçi ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitet 2003 dhe 2004 dhe më pas ka një shkëputje nga deklarimet deri në vitin 2013, kur rikthehet si subjekt deklarues. Në deklaratën e vitit 2013, Z.Çuçi rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 8.9 milionë lekëve, pasi nuk deklaron burimin e krijimit të tyre.

Gjithashtu në vitin 2014, bashkëjetuesja e Z. Çuçi deklaron për herë të parë asete në pronësi me vlerë 17.2 milionë lekë, ndërsa të ardhurat i deklaron vetëm për vitin 2014 me vlerë 81,274 USD. Në mungesë të të ardhurave ndër vite, kontrolli aritmetik/logjik për vitin rezulton me diferencë negative prej 6.5 milionë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mospërputhjet në deklarimin e një apartamenti në pronësi. Apartamenti me sipërfaqe 260 m2 u deklarua në vitin 2003 në vlerën e 3.9 milionë lekëve, ndërsa në vitin 2013, kjo pronë deklarohet në vlerën e 78 mijë eurove.

Apartamenti është rivlerësuar gjithashtu nga një ekspert gjyqësor në vlerën e 25 milionë lekëve dhe gjatë pjestimit si pasuri bashkëshortore në një proces divorci, Z. Çuçi ka përfituar 10% të vlerës ose 2.5 milionë lekë. Në vitin 2015, ai deklarohet në pronësinë e djalit të Z. Çuçi.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se në shumën e pasurive të patundshme familjare prej 51.6 milionë lekësh llogariten  edhe vlerat e dy apartamenteve pas rivlerësimit. Në vitin 2003, këto prona deklaroheshin me vlerë 3.9 milionë lekë dhe diferenca nga rivlerësimi i çmimit të tregut për këto asete është 33.7 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata Pas Largimit nga Detyra

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNBledi ÇuçiEdi RamaGjykatëGjykatësGjyqILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveKontrollikryetarMinistër i BrendshëmPagatParaPartisë SocialistePasuri të paluajtshmepasuriapronaRamaraportreporterreporter.alrivlerësimiSHshqipShqipërishtatorSkedaSkeda e pasurisëTiranë
Tjetri
Prerje e paligjshme e pyjeve, 8 persona procedohen penalisht në Dibër

Prerje e paligjshme e pyjeve, 8 persona procedohen penalisht në Dibër

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.