AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve, lejohet ndërtimi i HEC-eve në Zall – Gjoçaj

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorë e fshatit Zall Gjoçaj protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit | Foto : Sami Curri/BIRN

Në njoftimin e vendimit gjykata gjeti shkelje të institucioneve, por tha se ato nuk ishin të mjaftueshme për të pranuar padinë. Banorët njoftuan se do të apelonin vendimin.

Banorë e fshatit Zall Gjoçaj protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit | Foto : Sami Curri/BIRN

Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar të hënën padinë e banorëve të Zall – Gjoçaj në Mat, që kërkonin anulimin e lejeve të ndërtimit të HEC-eve Sekë dhe Zais në zonën Lurë – Dea. Banorët kishin paditur Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, me objekt detyrimin e palëve për të ndaluar ushtrimin e aktivitetit të realizimit të këtyre HEC-ve, brenda zonës së mbrojtur.

Gjyqtari Bezart Kaçkini, në vendimin e marrë deklaroi se institucionet shtetërore nuk kanë vepruar, por proceduralisht nuk mund ta pranonte këtë padi.

Avokatja e banorëve, Dorina Asllani i tha BIRN se gjykata konstatoi një sërë shkeljesh, por i konsideroi ato si pavlefshmëri relative. “Në padinë e parë ne kërkuam pavlefshmëri absolute të akteve administrative. Gjykata u shpreh se keni të drejtë, ka shumë shkelje, por nuk është pavlefshmëri absolute, por pavlefshmëri relative”, tha Asllani.

Sipas saj banorët nuk kërkonin dot pavlefshmëri relative për shkak të afateve të kapërcyera. Ajo tha se padia do të dërgohej në apel, pasi gjykata ndërkohë i ka konstatuar 10 shkelje nga ana e institucionev. “Patjetër që ne do të ndjekim edhe hapat e tjerë ligjorë dhe do të bëhet ankim në apel”, tha Asllani për BIRN.

Leja për HEC-it në Zall-Gjoçaj u miratuan në tetor të vitit 2018-të nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por prej vitesh banorët e kundërshtojnë ndërtimin.

Sali Koleci, njëri nga banorët që ka ngritur padinë u shpreh për mediat pas përfundimit të seancës, se ai dhe banorët e tjerë janë të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, që lejon ndërtimin e HEC-eve.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në 18 janar kishte vendosur në favor të banorëve të Zall Gjoçaj, për pezullimin e vendimit të ERE-s, për licencimin e shoqërisë “Seka Hydropoëer”shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Zais”. Një vendim i tillë krijoi shpresën tek banorët se ndërtimi i HEC-eve në zonën Lurë – Dea do të pezulloheshin nga gjykata.

Kundërshtimi i banorëve për ndërtimin e HEC është shoqëruar me dhjetra protesta, ndërsa disa herë makineritë e kompanisë ndërtuese janë djegur.

Etiketa: AdministrativeAnkimApelBanorëBIRNDEAGjykataGjykata AdministrativeGjykatëGjykatësHECKëshilli Kombëtar i TerritoritMatMjedisitpadiProtestaVendimVendimiZall Gjoçaj
Tjetri
Gjyqtarja Klodiana Gjyzari ballafaqohet me probleme të pasurisë dhe figurës

Gjyqtarja Klodiana Gjyzari ballafaqohet me probleme të pasurisë dhe figurës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.