AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Atentat në Vlorë të dënuarit si pjesë e bandës së ‘vrasjeve me pagesë’

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një furgon policie në vendin ku u plagos Marion Mitro në lagjen “29 nëntori” në Vlorë. Foto: Jerola Ziaj.

I liruar nga burgu një vit më parë pasi shleu ¾ të dënimit, Marion Mitro u plagos me dy plumba në lagjen “29 nëntori” në Vlorë, por i mbijetoi atentatit.

Makina e atentatorëve u gjet e djegur plotësisht në zonën e Bishtit të Malit, në aksin nacional Vlorë- Selenicë. Foto: Jerola Ziaj.

Policia e Vlorës njoftoi të martën se persona të paidentifikuar kishin qëlluar dhe plagosur Marion Mitron, 49 vjeç. Sipas policisë, Mitro mori një plumb në kokë dhe një të dytë në krah, por ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se ai u qëllua nga një automjet në ecje në lagjen “29 nëntori” në Vlorë, në të cilën i plagosuri ka edhe shtëpinë. Hetuesit e lidhin ngjarjen me të shkuarën e 49 vjeçarit, ndërsa data e atentatit përkon me datën e arrestimit të Mitros në vitin 2014, asokohe i dyshuar për organizimin e disa atentateve në Vlorë.

Mitro është dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ndaj dy personave. Ai ishte pjesë e të njëjtit grup me të dënuarin për vrasje, Julian Sinani dhe disa persona të tjerë të akuzuar për një sërë atentatesh në qytetin e Vlorës dhe Durrësit, kundër biznesmenëve të ndërtimit dhe zyrtarëve.

Bashkë me Mitron, Apeli dënoi edhe Ndriçim Gjokonën, Julian Sinanajn, Albin Mexhaj,
Ilir Karçinin dhe kushërinjtë Genis dhe Andon (Erjon) Mëhillaj. Ky i fundit u nda nga jeta në Burgun e Peqinit, ku vuante dënimin në fillim të vitit që shkoi.

Mitro u dënua si porositës i atentatit të mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi dhe të një personi tjetër. Ai u arrestua më 26 janar të vitit 2014 në Rinas, në përpjekje për të lënë Shqipërinë. Fillimisht u dënua me 19 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda e Shkallës së Parë dhe pas Apelit u dënua me 8 vite. Mitro mësohet se është liruar një vit më parë, pasi kishte kryer 3/4 e dënimit.

Policia njoftoi se kishte gjetur një prej makinave të atentatorëve. Sipas policisë, makina u gjet e djegur plotësisht në zonën e Bishtit të Malit, në aksin nacional Vlorë- Selenicë. Policia tha se kishte sekuestruar kamerat e sigurisë së një fabrike vaji në afërsi të zonës ku u gjet i  djegur mjeti i dyshuar si i përdorur në atentat dhe se vijon përpjekjen për identifikimin e autorëve.

Etiketa: ApeliatentatBesnik DervishiBiznesmenBurgGjykataGjykata e ApelitMakinaMarion MitroPoliciaRinasshqipSpitalVlorëvrasje
Tjetri
Rumania akuzon ish-kryeministrin nën dyshimet për 800,000 dollarë ryshfet

Rumania akuzon ish-kryeministrin nën dyshimet për 800,000 dollarë ryshfet

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.