AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gjyqtarja Valbona Vata mori vlerësim pozitiv nga KPK

Besar LikmetangaBesar Likmeta
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Shkodër, Valbona Vata pasi hetimi administrativ konfirmoi vlerësim të besueshëm përsa i përket pasurisë dhe figurës dhe kualifikues për sa i përket profesionalzimit.

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Valbona Vata është bërë subjekt i procesit të rivlerësimit për shkak të funksionit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër. Trupa gjykuese për gjyqtaren Vata – e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja është  shortuar më 15 mars 2019.

Pas shortit janë administruar raportet e vlerësimit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Pas administrimit të raporteve të institucioneve ndihmëse të vetingut, trupa gjykuese ka ndërmarrë një hetim administrativ të pavarur për subjektin, i cili ka përfunduar me 10 dhjetor 2020, dhe pasi ka marrë shpjegime nga subjekti me datë 22 dhjetor është mbajtur seanca dëgjimore në KPK.

Sipas KPK-së Vata ka qenë bashkëpunuese përgjatë gjithë procesit të rivlerësimit.

Sipas raportit të ILDKPKI të dorëzuar në KPK, deklarimet e subjektit për pasurinë janë të sakta dhe në përputhje me ligjin, gjyqtarja ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshehje pasurie ose deklarim te rremë dhe nuk gjendet në konflikt interesi.

Si pjesë e hetimit administrativ të pasurisë së subjektit, Komisioni hetoi dhe vlerësoi  provat dhe deklarimet e subjektit në ILDKPKI si dhe personat e lidhur me të – përfshirë bashkëshortin, prindërit, motrën dhe nipin e subjektit.

Si pjesë e hetimit administrativ KPK ka hetuar një apartament banimi 78 m2 në Shkodër, me vlerë 23475 lekë, ku subjekti i rivlerësimit ka pjesë takuese 25%. Një apartament banimi me sipërfaqe 71.9 m2 në Tiranë dhe vlerë 6.3 milionë lekë; një automjet tip Volsëagen Passat me vlerë 320 mijë lekë të blerë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Për sa i përket aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të subjektit, KPK ka konstatuar një mungese burimesh prej 152 mijë lekë në vitin 2010, që kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në Tiranë. Megjithatë, duke u bazuar në parimin e proporcionalitetit, Komisioni arsyeton se subjekti ka arritur të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurave që kanë shërbyer për ngritjen e tyre.

Komisioni konstaton se subjekti dhe personat e lidhura gjatë deklarimeve periodike në ILDKPKI nuk ka deklaruar llogari bankare me shumë të vogla. Subjekti i ka justifikuar këto pasaktësi si të paqëllimshme dhe burimi i tyre është i ligjshëm.

Gjithashtu, pas pasi analizoi të ardhurat, pasuritë dhe shpenzimet e personave të lidhur me subjektin, KPK del në konkluzionin se ato kanë pasur të ardhura të ligjshme të mjaftueshme për përballimin e shpenzimeve dhe krijimin e pasurive.

Për sa i përket pastërtisë së figurës, gjyqtarja Valbona Vata është vlerësuar pozitivisht nga grupi i punës në Drejtorinë  e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK. Ky vlerësim është konfirmuar edhe nga hetimi i pavarur i KPK-së për pastërtinë e figurë së subjektit.

Edhe përsa i përket kriterit të profesionalizmit, gjyqtarja Valbona Vata është vlerësuar “e aftë” nga KPK, pasi ka treguar cilësi të pranueshme në punë, gjykim të drejtë, ka respektuar të drejtat e palëve dhe është eficente në masë të pranueshme.

Duke u bazuar mbi vlerësimin pozitiv në të tre kriteret e vetingut, KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Vata.

 

Etiketa: Drejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKEtleda ÇiftjaFshehje pasurieGjykata e Apelit ShkodërGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarGjyqtareHetimILDKPKIKëshilli i Lartë GjyqësorKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPKMASPunëSeancaSHShkodërValbonaValbona SanxhaktariValbona VataXhensila Pine
Tjetri
“Si të burgosur”: Punëtorët kinezë në Serbi ankohen për shfrytëzim

“Si të burgosur”: Punëtorët kinezë në Serbi ankohen për shfrytëzim

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.