AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Si të burgosur”: Punëtorët kinezë në Serbi ankohen për shfrytëzim

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic

Dëshmitë e mbledhura nga BIRN tregojnë të pamje të mjerueshme të kushteve me të cilat përballen punëtorët kinezë në Serbi. Ekspertët e të drejtave paralajmërojnë për “trafikim njerëzor”.

Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic

Punëtorët kinezë në një minierë bakri të drejtuar nga kinezët në Serbi i kanë treguar BIRN për shkelje serioze të dukshme të të drejtave të tyre, duke përfshirë kufizime në lëvizjet e tyre, ditët e punës 12-orëshe dhe dorëzimin e detyruar të pasaportave të tyre.

Dhjetëra punëtorë të punësuar nga “Zijin Mining Group Co.” e kontrolluar nga shteti i Kinës organizuan një shfaqje të rrallë pakënaqësie më 14 janar kur ata protestuan para një kompleksi minierash bakri në qytetin serb Bor, në pronësi të Zijin që nga viti 2018.

Zijin e mohuan këtë gjë, duke thënë se punëtorët ishin mbledhur sepse donin të vaksinoheshin kundër COVID-19 në mënyrë që të udhëtonin për në shtëpitë e tyre për Vitin e Ri kinez në shkurt, por se nuk kishte asnjë biletë avioni në dispozicion.

Provat e siguruara nga BIRN, megjithatë, ngrenë vërtet pyetje serioze në lidhje me kushtet me të cilat përballen punëtorët kinezë në Serbi dhe gatishmërinë e autoriteteve serbe për të ndërhyrë dhe rrezikuar të dëmtojnë një marrëdhënie gjithnjë e më të rëndësishme diplomatike dhe investimesh me Kinën.

Në intervistat e realizuar nëpërmjet një aplikacioni për celularë, disa punëtorë kinezë – të gjithë refuzuan të thoshin emrat e vërtetë nga frika e pasojave se kishin folur me mediat – treguan se punojnë me orare jashtëzakonisht të gjata, e kanë të kufizuar lëvizjen e tyre vetëm në zonën në të cilën jetojnë dhe u shprehën se kanë qenë të detyruar të dorëzonin pasaportat e tyre.

“Nuk kemi asnjë liri. Duket sikur të jemi të burgosur”, tha një punëtor.

“Zijin nuk na trajton ne punëtorët kinezë si qenie njerëzore”, tha një tjetër. “Ata janë të shqetësuar dhe të frikësuar se ne do të shkojmë të kërkojmë gazetarë dhe do të dalë në lajme se ata na kanë mashtruar që të vijmë e të punojmë këtu.”

Sipas kushteve të një marrëveshje dypalëshe të vitit 2018, Ligji i Punës i Serbisë është pezulluar përkohësisht për shtetasit kinezë që punojnë në Serbi, që do të thotë se Inspektorati i Punës i vendit nuk ka të drejtë të rishikojë kontratat e tyre ose nëse janë paguar. Por ai mund dhe duhet të inspektojë kushtet e shëndetit dhe sigurisë, tha Mario Reljanoviç, një ekspert mbi të drejtat e punës dhe bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për të Drejtën Krahasuese në Beograd.

Vendi i shpimit i minierave Zijin në projektin Cukaru Peki. Bor, Serbi. 25 janar. Foto: Vladimir Vasic

Reljanoviç tha se pretendimet në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe konfiskimin e pasaportave ishin çështje për policinë.

“Trajtimi i përshkruar i punëtorëve jo vetëm që mund të karakterizohet si një krim trafikimi qeniesh njerëzore, por është mjaft e sigurt që mënyra sesi ata trajtohen në punë nënkupton një mungesë të plotë të vetëdijes për standardet ndërkombëtare të punës dhe një mungesë të plotë të kujdesit për shëndetin dhe jetën e tyre”, tha ai.

“Nga deklaratat e punëtorëve dhe videot që pashë, mund të themi që institucionet serbe patjetër duhet të kontrollojnë se çfarë po ndodh atje”, tha Reljanoviç për BIRN. “Shpresoj se ata do ta bëjnë punën e tyre lirshëm pa u ndikuar nga interesat politike dhe ato të biznesit.”

OJQ-ja serbe kundër trafikimit ASTRA paralajmëroi se ky rast me shumë mundësi përfshinte “trafikim të qenieve njerëzore me qëllim të shfrytëzimit të tyre për punë”, një problem në rritje në Serbi.

“Ata janë totalisht të pambrojtur, shfrytëzohen për punë, rrezikohen për shkak të pranisë së koronavirusit në një kantier ndërtimi dhe akomodim, në një vend të huaj, gjuhën e të cilit nuk e flasin, nuk kanë dokumentet e tyre personale në çdo kohë dhe lëvizja e tyre është e kufizuar”, tha OJQ-ja për BIRN në një përgjigje me shkrim.

As Zijin dhe as Ministria e Punës e Serbisë nuk iu përgjigjën kërkesave për komente mbi këtë histori.

Kontrata bosh, pasaporta të konfiskuara

Kushtet në të cilat jetojnë punëtorët kinezë në Bor, Serbi. Foto: Arkiv privat.

Gatishmëria e kompanive kineze për të marrë kompani shtetërore me borxhe në Serbi ka ndihmuar në lehtësimin e presionit mbi arkën e buxhetit të këtij vendi t Ballkanit, por analistët thonë se kjo vjen me një çmim në drejtim të transparencës, standardeve mjedisore, të drejtave të punës dhe rritjes së ndikimit politik kinez.

Zijin hyri në Serbi në 2018, duke paguar 350 milionë dollarë për të rikapitalizuar RTB Bor dhe duke u zotuar të investojë 1.26 miliardë dollarë gjatë gjashtë viteve në vijim në këmbim të 63 për qind të aksioneve. Më vonë ajo mori përsipër një projekt për të shfrytëzuar depozitimin Cukaru Peki.

Ai pritej të hapej këtë vit dhe qeveria e Serbisë thotë se projekti është i një rëndësie jetike për ekonominë e vendit, por punëtorët kinezë në vend po paguajnë një çmim të lartë.

Videoja e siguruar nga BIRN nga brenda akomodimit të tyre tregon dhoma me afërsisht 10 metra katrorë të mbushura me shtretër marinari për 10 persona.

Punëtorët me të cilët folur BIRN u ankuan se punonin nga 84 orë në javë, për pagat që i merrnin me vonesë, kufizim të lëvizjes së tyre dhe veshje pune joadekuate.

Ndoshta më shqetësuese, disa punëtorë thanë se kishin nënshkruar kontrata bosh dhe kishin dorëzuar pasaportat e tyre.

“Ne nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë ka në kontrata”, tha një punonjës.

“Kontrata është bosh kur ata na e japin ta nënshkruajmë.  Se çfarë është shkruar në vendin bosh pas nënshkrimit askush nuk e di në të vërtetë. Ata thjesht kërkojnë që ne të punojmë.”

“Nuk na lejohet të dalim jashtë, madje as para portave të vendit ku jemi akomoduar. Duhet të dalësh fshehurazi nëse dëshiron të blesh ndonjë gjë dhe nëse të kapin, të dënojnë me 30,000 dinarë (232 euro).”

Ai gjithashtu akuzoi “shefin” se ka refuzuar kërkesat e punëtorëve që të lejohen të kthehen në Kinë.

“Kompania na mori pasaportat dhe na kërcënon se do të duhet të paguajmë koston e biletës së kthimit, nëse duam të shkojmë në shtëpi”, tha ai. “Për shkak të pandemisë, biletat e avionit janë shumë të shtrenjta, kështu që shumë vetë janë të detyruar të qëndrojnë.”

Në përgjigjen e tij ndaj raporteve të mediave lokale në lidhje me protestën e 14 janarit, Zijin e mohoi që ata që ajo ka punësuar e kanë të ndaluar të lënë vendet e tyre të akomodimit kur nuk punojnë apo se po detyrohen të punojnë me orë të gjata. Ai gjithashtu mbrojti cilësinë e akomodimit, duke thënë: “Konviktet e punëtorëve janë të pajisura ekskluzivisht me mobilie, instalime dhe pajisje të reja.”

Anashkalim i ligjit serb

Hotel në periferi të Beogradit ku disa nga punëtorët kinezë të infektuar me Covid-19 u sistemuan nga Zijin. Foto: Sasa Dragojlo, BIRN

Gjatë disa viteve të fundit, mijëra punëtorë kinezë kanë kaluar nëpër Serbi, një stacion i rëndësishëm në nismën “Një rrip, një rrugë” të Pekinit për të lehtësuar transportin e mallrave kineze në tregjet europiane.

Por pak dihet për kushtet e punësimit të tyre ose kushtet në të cilat ata jetojnë dhe punojnë.

Kritikët thonë se marrëveshjet dypalëshe midis dy vendeve, një mënyrë për ndjekjen e shpejtë të investimeve kineze, kanë anashkaluar ligjin serb në një sërë fushash.

Në shtator 2018, Serbia miratoi Ligjin për Konfirmimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Kinën, duke bërë vetëm ligjin kinez të punës të zbatueshëm për punëtorët emigrantë kinezë në Serbi për pesë vitet e para të qëndrimit të tyre. Kjo do të thotë që ligji i punës i Serbisë dhe standardet që ai përcakton në lidhje me të drejtat e punës, pezullohen në rastin e shtetasve kinezë, duke kufizuar juridiksionin e Inspektoratit të Punës për të hetuar.

Shtetasit kinezë zënë gati 30 për qind të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të huaj në Serbi, në 3,148 të tillë në 2019.

Reljanoviç, eksperti i të drejtave të punës, tha se marrëveshjet dypalëshe nuk mund të “përjashtojnë të drejtën e shtetit për të ndërhyrë në rast të shkeljeve serioze të ligjit”.

Marrëveshja e vitit 2018 u nënshkrua gjoja për të rregulluar çështjet e taksimit të dyfishtë, të sigurimeve shoqërore dhe çështje të ngjashme, por në praktikë ajo kishte “rezultate shkatërruese”, tha ai për BIRN.

Nëse pretendimet që bëhen janë të vërteta, tha ai, kjo përfaqëson një shkelje “jo vetëm të së drejtës për të punuar dhe të një ambienti të sigurt pune, por edhe të së drejtës për dinjitet njerëzor”.

Punëtorët me të cilët BIRN foli thanë se nuk janë në zotërim të kontratave që ata nënshkruan sepse kompania ua mori atyre.

Njëri, i cili tha se kishte mbërritur në Serbi në mars të vitit 2020, tha se ai punonte 12 orë në ditë.

“Nëse shtojmë kohën që kalojmë duke shkuar dhe duke u kthyer nga puna, na duhen 14 orë çdo ditë”, tha ai.

“Nuk pushojmë mjaftueshëm, nuk kemi liri individuale, pagat nuk arrijnë në kohë dhe kemi ende shpesh situata në të cilat ndëshkohemi financiarisht pa arsye adekuate.”

“Ata nuk na kanë siguruar kurrë as gjëra për t’u mbrojtur në punë. Nuk kemi rroba adekuate për punë, disave u ngrijnë ftohti këmbët dhe atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpenzojnë paratë e tyre.”

“Fat tronditës”

Protesta e janarit ndodhi pasi dhjetëra punëtorë dolën pozitivë për COVID-19, duke shkaktuar shqetësim midis të tjerëve lidhur me masat paraprake shëndetësore dhe standardet e higjienës në vendet ku ata janë akomoduar.

Shumë prej tyre janë zhvendosur në një hotel me pronësi kineze në periferi të kryeqytetit serb, Beograd. Dyert e hotelit u mbyllën dhe po ashtu edhe grilat e dritareve kur një gazetar i BIRN e vizitoi atë. Një kinez shikonte vjedhurazi nga dritarja, por nuk pranoi të fliste.

Një zyrtar brenda Inspektoratit të Punës të Serbisë, i cili nuk pranoi t’i përmendej emri, tha për BIRN se kur punëtorët organizuan protestën, menaxhmenti lokal i Zijin u tha inspektorëve me telefon se, për shkak të pandemisë, një inspektim i vendit nuk do të ishte i mundur.

Zyrtari tha se nga 900 punëtorë të punësuar nga kompania lokale e ndërtimit e Zijinit në Serbi, Jinshan, rreth 400 ende nuk kanë leje zyrtare për të punuar.

Reljanoviç tha se prokurori publik i Serbisë duhet të veprojë, “pasi marrëveshja ndërshtetërore nuk jep – as nuk mund të japë në asnjë rrethanë të rregullt – amnisti nga përgjegjësia penale”.

“Duket se autoritetet dhe institucionet kompetente në Serbi nuk e kanë problem të fshihen zyrtarisht pas kësaj dhe të kthejnë sytë në anën tjetër përpara fatit tronditës të punëtorëve kinezë.”

Etiketa: BeogradBIRNBorxheCOVIDCOVID-19EmriEurogazetarInspektorInspektorati i PunësKrimkufizimelajmeLokaleMarrëveshjamarrëveshjeMjaftPagatParapasaportaPasaportatProkuroriProtestaPunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSerbiSerbiaSHshtator
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeledi Hajro

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.