AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Masakra e zhavorrit në lumin Mat kërcënon me shembje ‘Urën e Zogut’

Elvis HilangaElvis Hila
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njëra prej këmbëve të “Urës së Zogut” është zhytur 2 metra e 40 cm në ujë pas rreshjeve të fundit. Foto: Elvis Hila.

Dështimi i institucioneve për të ndalur shfrytëzimin e paligjshëm në lumin Mat ka sjellë si pasojë fundosjen e njërës prej këmbëve të Urës së Zogut –monument kulture prej vitit 1999 –dhe rrezikon shembjen e plotë të saj.

Njëra prej këmbëve të “Urës së Zogut” është zhytur 2 metra e 40 cm në ujë pas rreshjeve të fundit. Foto: Elvis Hila.

Për vite me radhë, ambientalistë dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore u ranë këmbanave të alarmit se eskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, po rrezikonin seriozisht “Urën e Zogut”- e shpallur monument kulture në vitin 1999.

Por shqetësimi ra në vesh të shurdhër, ndërsa rreshjet e muajit të fundit e fundosën njërën prej këmbëve të urës me 2 metra e 40 centimetra, duke rrezikuar shembjen e saj.

“Për fat të keq, kjo urë është në situatën më kritike të jetës së saj. Gjendja e saj është vërtet për të vajtuar,” thotë Dedë Margjoni, specialist i monumenteve në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër.

“Nëse nuk ka një ndërhyrje, këtë urë mund ta humbasim,” shtoi ai.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë. Ajo është e veçantë për shkak të harqeve të saj, ndërsa në kohën e ndërtimit, ka qenë një prej rrugëve kryesore  që lidhnin Shqipërinë e Mesme me atë të Veriut.

Prefekti i Lezhës, Gjokë Jaku fajëson mungesën e reagimit të institucioneve ndaj shfrytëzimit pa kriter të inerteve të lumit Mat për fundosjen e pjesshme të Urës së Zogut. Jaku thotë se u ka kërkuar prej muajsh me këmbëngulje Policisë dhe Prokurorisë që të ndërhynin për të ndalur shfrytëzimin, por nuk ka pasur asnjë rezultat.

“Ne së paku të mund të parandalojmë rrënimin e saj të plotë, duke parandaluar shfytëzimin pa kriter të lumit,” thotë Jaku.

Autoritetet kanë dështuar prej vitesh që të kontrollojnë shfrytëzimin me dhe pa leje të zhavorrit në lumin Mat, pavarësisht gjobitjes së disa subjekteve. Shfrytëzimi u intesifikua gjatë periudhës së karantinës së detyruar në pranverë dhe megjithë një aksion të policisë dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, shfrytëzimi i paligjshëm nuk u ndal.

Prefekti Gjokë Jaku i tha BIRN të premten se aktualisht ishin aktive vetëm 4 leje të shfrytëzimit të inerteve në lumë për projektet e infrastrukturës aty pranë. Megjithatë, Jaku pranoi se gërryerja vazhdonte ilegalisht nga rreth 40 subjekte të tjera.

“Të gjitha lejet e tjera të shfrytëzimit janë të pezulluara, por pavarësisht kësaj, po veprojnë me babëzi në shfrytëzimin e lumit përgjatë 24 orëve,” tha Jaku i revoltuar, duke pranuar dështimin e aksioneve të mëparshme.

Shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat ndodh haptazi, por shirat e muajit të fundit e risollën situatën në vëmendje pas dëmtimit të Urës së Zogut.

Specialisti Dedë Mërgjoni i tha BIRN se nevojiten ndërhyrje emergjente për të shpëtuar urën, ose në të kundërt ajo do të shkatërrohet totalisht. Pas problematikës serioze të shfaqur së fundmi, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës inspektuan nga afër situatën, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për të shpëtuar monumentin.

“Shkakun unë e shoh në marrjen e inerteve pa kriter që ka vijuar prej vitesh. Unë e di që makineritë e rënda kanë vepruar këtu sipas qejfit dhe bizesmenet janë pasuruar edhe ura po shkatërrohet,” tha Margjoni.

Edhe banorët e zonës thonë se masakra që i është bërë Lumit Mat me marrjen e inerteve është shkak i kësaj situate.

“Para 35 vitesh ka qenë drejt ura, se nuk i kanë pas leju me marr inerte në lumë afër urave. Por vitet e demokracisë këtu është bërë masakër,” thotë Mark Paloka, banor i zonës.

Paloka thotë se ata si banorë nuk e dinë nëse subjektet që veprojnë kanë apo jo leje, por thotë se edhe pas humbjes së këmbës së urës, situtata nuk ka ndryshuar.

“Pavarësisht situatës që është krijuar në Lumin Mat vijojnë të marrin inerte çdo ditë. Nuk e di të them a kanë apo leje, por di të them vetem se po e masakrojnë,” thotë Paloka.

Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku thotë se dikasteri që ai drejton është angazhuar maksimalisht për shpëtuar nga shembja e plotë Urën e Zogut dhe se ka bërë propozime konkrete për masat që duhen marrë. Jaku akuzon edhe institucionet e drejtësisë, që sipas tij nuk kanë bërë asgjë për penalizimin e subjekteve.

“Ka dy vjet që institucionet e drejtësisë thuajse janë inekzistente në raport me këtë fenomen. Megjithë përpjekjet tona të herëpashershme, indicie të marra nga fenome që ne i shohim në terren, por nuk ka asnjë hap përpara në lidhje me penalizimin e këtyre subjekteve,” përfundoi Jaku.

Etiketa: ambientalistBanorëBIRNElvis HilaInspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së TerritoritkarantinëKultureLezhëLumiLumi MatMASMatMonument KulturePararaportshembjeShkodërshqipURAUra e Zogut
Tjetri
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi

“Janë 9 kg materiale”: KLGJ shtyn seancën për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.