AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Olta Xhaçka – Ministre e Jashtme

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, duke folur ne nje konfernce, ku u prezantua paketa ligjore kunder ngacmimit seksual ne Forcat e Armatosura. Aktiviteti i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me mbeshtetjen e UNDP Shqiperi, erdhi ne kuader te Programit te Perbashket te Kombeve te Bashkuara “T’i japim fund dhunes ndaj grave ne Shqiperi”, financuar nga Qeveria e Suedise, zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA./r/n/r/nDefense Minister Olta Xhacka speaks at a conference, where she presented the legal package against sexual harassment in the Armed Forces. The event, organized by the Ministry of Defense with the support of UNDP Albania, was carried out within the framework of the United Nations Joint Program "To End Violence Against Women in Albania", funded by the Government of Sweden, implemented by UNDP, UN Women and UNFPA.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaron pasuri me vlerë 5.9 milionë lekë, ndërsa rezulton me burime të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në një vit të deklarimit.  

Olta Xhaçka u zgjodh ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në dhjetor 2020, pas largimit me dorëheqje të Gent Cakës. Në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, ajo ka mbajtur më parë postet e ministres së Mirëqënies Sociale dhe ministres së Mbrojtjes.

Olta Xhaçka ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Clark University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe ka kryer studimet pasuniversitare për Administratën Publike në të njëjtin universitet.

Pas kthimit në Shqipëri, Xhaçka u angazhua si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë në shoqërinë civile. Ajo u përfshi në politikë në vitin 2009, kur u zgjodh për herë të parë deputete e Partisë Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres Olta Xhaçka nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministrja Olta Xhaçka për vitet 2010-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Olta Xhaçka deklaronte kursime prej 15 mijë dollarësh [rreth 1.5 milionë lekë], ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 5.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, pasuria e paluajtshme deklarohet në vlerën e 2.2 milionë lekëve, ndërsa pasuritë e luajtshme në vlerën e 3.6 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e Znj. Xhaçka, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortit deklarohen në masën e gati 5%. Rreth 32% e të ardhurave kanë si burim të deklaruar kontratat e qirasë në emër të bashkëshortit, ndërsa 10% e të ardhurave kanë burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Në vitin 2012, Olta Xhaçka deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 16,400 euro dhe pagesën e një paradhënie prej 19 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti [nuk deklaron vlerën e plotë të apartamentin, por sqaron se paradhënia është afërsisht 20% vlerës totale]. Si burim për shtesat e aseteve, Znj. Xhaçka deklaron gjendjen cash dhe kursimet e akumuluara deri në atë moment, të cilat janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesat e aseteve me një diferencë prej rreth 581 mijë lekësh.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” detyrimet e Znj. Xhaçka dhe deklarimet e paqarta për shlyerjen e tyre.

Në deklarimin fillestar të vitit 2010, Znj. Xhaçka deklaron detyrim financiar prej 65 mijë dollarësh ndaj universitetit ku ka kryer studimet në SHBA, me plan shlyerje të kredisë që fillon në janar 2011. Detyrimi nuk shfaqet më në vitet në vazhdim dhe nuk deklarohet të jenë kryer pagesa.

Gjithashtu për blerjen e apartamentit për të cilën ka paguar paradhënie prej 19 mijë eurosh, Znj.Xhaçka deklaron në vitet 2016 dhe 2017 se është në proces marrje kredie. Në vitin 2018 nuk deklarohet ndonjë kredi e marrë apo pagesë e kryer.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se analiza e pasurisë për Znj. Xhaçka përban pjesërisht të dhëna për pasurinë e bashkëshortit Artan Gaci, i cili ka qenë subjekt deklarues më vete në ILDKPKI dhe prej vitit 2017 deklaron si person i lidhur. Në vitin 2015, Znj. Xhaçka deklaron se në llogarinë e saj bankare janë depozituar përkohësisht të ardhurat nga një kontratë qiraje në emër të Z. Gaci me vlerë 45,220 euro, pa deklaruar më pas nëse kjo shumë është pakësuar nga llogaria e saj.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

 

 

Etiketa: AnalizëBIRNdeputetedetyrimEdi RamaEuroflamuj të kuqILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistravekrediMASOlta XhaçkaParapasuriaPunëRamaraportreporterreporter.alSHSHBAShkencashqipShqipëriShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSkedaSkeda e pasurisëuniversitet
Tjetri
Viktimat e shantazheve për vota në Dibër nuk besojnë se do ketë drejtësi për “Dosjen 184”

Viktimat e shantazheve për vota në Dibër nuk besojnë se do ketë drejtësi për "Dosjen 184"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.