AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK u bind se prokurori Adriano Dyrmishi duhet të vazhdojë detyrën

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Adriano Dyrmishi pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka vlerësuar pozitivisht për të tre kriteret e rivlerësimit prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Adriano Dyrmishi.

Prokurori Adriano Dyrmishi pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 dhjetor 2020 të konfirmojë në detyrë prokurorin e Tiranës, Adriano Dyrmishi duke konkluduar se ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe të figurës, si dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Komisioni e konsideron jo penalizuese pamundësinë financiare për blerjen e një makine, ndërsa nga hetimi administrativ janë rrëzuar informacionet e DSIK për një kontakt me një person të përfshirë në krimin e organizuar dhe pretendimet e denoncuesve nga publiku. Pa probleme ka rezultuar edhe përdorimi i një apartamenti në Tiranë për 9 vjet, pa shpërblim.

Trupi gjykues është bindur nga shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej prokurorit Dyrmishi se ai nuk kishte pasur asnjë lloj interesi pasuror në këtë apartament që e ka përdorur pa shpërblim për periudhën 2011-2019.

Dyrmishi ka shpjeguar për Komisionin se me pronarin e këtij apartamenti kishte miqësi familjare, pasi ishin me origjinë nga i njëjti vend. Ai ka shtuar se pronari i apartamentit është larguar familjarisht për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA dhe se ja ka lënë në përdorim këtë pasuri se druhej ta jepte me qira, pasi mund t’i dëmtohej nga qiramarrësit.

Komisioni konstaton se apartamenti në fjalë është blerë në vitin 2005 nga miku familjar i subjektit, ndërsa ky i fundit e ka nisur funksionin si prokuror në vitin 2010. Gjithashtu ka rezultuar se e ka marrë në përdorim banesën në vitin 2011, kur pronari i kësaj pasurie është transferuar për të jetuar nga SHBA.

Sipas trupit gjykues, Dyrmishi nuk ka kontribuar financiarisht për blerjen e këtij apartamenti dhe se nuk ka përfituar ndonjë të drejtë reale mbi këtë pasuri. Gjitashtu, është konstatuar se pronari F.D. e ka shitur tek persona të tretë në vitin 2019 këtë banesë, ndërsa prokurori Dyrmishi është transferuar të jetojë në një tjetër apartament, me qira.

“[…]nga dokumentacioni i administrauar nga Komisioni nuk ka rezultuar ekzistenca e ndonjë konflikti interesash midis subjektit dhe z. F. D. – trupi gjykues nuk ka gjetur elementë faktiko-ligjorë në bazë të të cilëve z. F. D. të kualifikohej si një person tjetër i lidhur[…]”, çmon Komisioni dhe konkludon se në këto kushte Dyrmishit nuk mund ti kalohej barra e provës lidhur me burimet e krijimit të apartamentit që ai ka përdorur.

Nga hetimi ka rezultuar se Dyrmishi ka lidhur dy kontrata të tjera për strehim gjatë periudhës kur ai përdorte apartamentin e F.D.. Sipas KPK, ai ka lidhur një kontratë qiraje me V.R. në vitin 2014 për apartamentin e këtij të fundit dhe tjetër për dhënie në përdorim në vitin 2016.

Prokurori Dyrmishi ka shpjeguar se këto kontrata nuk janë ekzekutuar, por thjesht ka marrë masa për strehimin e familjes së tij, pasi pronari i apartamentit që kishte në përdorim nga viti 2011 e në vazhdim i kishte thënë se mund të kthehej në Shqipëri, por nuk ishte kthyer. Nisur edhe nga fakti se pas shitjes së apartamentit nga ana e F.D. në vitin 2019, subjekti ka marrë me qira një tjetër banesë, shpjegimet e tij janë gjetur bindëse nga trupi gjykues.

Komisioni ka konstatuar pamundësi financiare në shumën 379 mijë lekë për blerjen e një automjeti tip “Audi A4” në korrik të vitit 2015, kundrejt çmimit 500 mijë lekë. Trupi gjykues shprehet se kjo pamundësi financiare është formale për shkak se nuk është konsideruar si burim gjendja cash në shumën 2 milionë lekë e deklaruar nga subjekti, pasi ai nuk ka shënuar në deklaratën periodike pakësimin e këtij likujditeti.

“[…]Komisioni nuk mund të konkludojë për pamundësinë konkrete të përdorimit të shumave të pretenduara nga subjekti në vitin 2015 (përkundrazi, kjo mundësi duket e besueshme) mbetet pamjaftueshmëria formale në deklarim, që nuk e mundëson konsiderimin e kësaj shume në analizën financiare, për sa kohë nuk është deklaruar pakësimi i gjendjes cash”, clerëson trupi gjykues dhe konkludon se pavarësisht kësaj pasaktësie, nisur edhe nga rrethanat e konstatuara gjatë hetimit administrativ, balanca negative nuk mund të përbëjë shkak penalizues.

Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative vetëm në vitin 2015 në shumën 342 mijë lekë dhe disa pasaktësi në deklarimet vjetore, por që sipas Komisionit nuk kanë peshë që të mund të përbëjnë shkaqe të mjaftueshme për aplikimin e masës së shkarkimit nga detyra të prokurorit Adriano Dyrmishi.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar dy raporte të ndryshme për Dyrmishin, kë në të dytin, bazuar në informacioneve se në vitet 2016 dhe 2018 subjekti kishte pasur kontakte me një person mbi të cilin kishte dyshime serioze për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, është konstatuar papërshtatshmëria.

Trupi gjykues sqaron se, së bashku me vëzhguesin ndërkombëtar, janë njohur me materialet e klasifikuara dhe janë kryer hetime shtesë prej nga ka rezultuar se ndaj personit të referuar nga DSIK janë regjistruar tre kallëzime penale për periudhën 2010-2020.

“[…]por nga analizimi i dokumentacionit të vënë në dispozicion nuk rezultoi që subjekti i rivlerësimit, z. Adriano Dyrmishi, të ketë qenë prokuror i ngarkuar për ndjekjen e tyre. Nga ana tjetër, objekti i këtyre kallëzimeve/procedimeve nuk përfshihet mes veprave penale të krimit të organizuar dhe, për rrjedhojë, në këto kushte, shtetasi në fjalë nuk mund të përbënte një kontakt potencial të papërshtatshëm”, vlerëson Komisioni duke e rrëzuar konstatimin e DSIK.

Dyrmishi është vlerësuar pozitivisht edhe për aspektin profesional. KPK është ndalur më gjatë në tre çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat prokurori Dyrmishi ka vendosur mosfillim hetimi. Pas ankimeve të palëve kallëzuese, gjykata ka vendosur t’i prishë vendimet e mosfillimeve dhe ka urdhëruar kryerjen e veprimeve të reja hetimore.

Pas kryerjes së detyrave të lëna nga gjykata, prokurori Dyrimishi ka konkluduar sërish me pushmin e çështjeve që janë ankimuar sërish prej palëve kallëzuese. Por, në këto raste gjykatat e kanë gjetur hetimin e prokurorit Dyrmishi të plotë dhe kanë i kanë lënë në fuqi vendimet e tij.

“[…]trupi gjykues, nga njëra anë vlerëson se është përballë një qasjeje hetimore të subjektit, në disa raste disi të ngurtë apo sipërfaqësore – për sa kohë fillimisht ai nuk ka kryer hetime të plota, por nga ana tjetër, çmon se fakti që edhe pasi janë kryer të gjitha hetimet e urdhëruara, rezultati final nuk ka ndryshuar (pasi në asnjë rast nuk janë gjetur elementë për të çuar të dyshuarit për gjykim), e zbeh peshën e mosveprimit fillestar”, analizon Komisioni.

Trupi gjykues sjell në vëmendje se fakti që vendimet e pushimit janë gjetur të drejta nga gjykatat shqyrtuese, e përjashtojnë mundësinë që mungesa e hetimit fillestar mund të kishte ardhur si pasojë e paaftësisë vlerësuese të fakteve nga subjekti, apo me qëllim favorizimin e personave të denoncuar.

Në përfundim, KPK konkludon se Dyrmishi ka arritur nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.

Etiketa: Adriano DyrmishiAnaliza financiareAnalizëDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKFinalGjykatagjykimGjyqhetimeHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMASMasaprokurorProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikëstë drejtaTiranëVendimet
Tjetri
‘Kontrata sekrete’; PD kallëzon kryetarin e bashkisë për koncesionin e kullave në qendër të Elbasanit

‘Kontrata sekrete’; PD kallëzon kryetarin e bashkisë për koncesionin e kullave në qendër të Elbasanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.