AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

SPAK fillon hetimet për pastrimin e parave te kullat e Tiranës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vinç në një ndërtim të ri në qendër të Tiranës. Foto ilustruese: LSA

Prokuroria e Posaçme deklaroi të enjten se në koordinim me Prokurorinë Antimafia të Italisë do të nisë një hetim mbi dyshimet për pastrim parash dhe korrupsion në dhënien e lejeve të ndërtimit në Tiranë, pas skandalit të zbuluar me rastin e mafias ‘Ndragheta.

Një vinç në një ndërtim të ri në qendër të Tiranës. Foto ilustruese: LSA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur se ka rregjistruar procedim penal pa autor nën dyshimin e korrupsionit me lejet e ndërtimit në qendër të Tiranës dhe pastrimit të parave në kullat e qendrës ndërsa ka kryer një takim koordinues me autoritetet italiane, hetimi i të cilave në Itali zbuloi indiciet fillestare.

“Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,” deklaroi SPAK në një njoftim për shtyp.

Për këtë arsye, të enjten më 4 shkurt, kreu i SPAK Arben Kraja është takuar në Romë me Federico Cafiero de Raho Drejtues i Prokurorisë  Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali.

Integriteti i SPAK është vënë në pikëpyetje për shkak të mungesës së deritanishme të rezultateve në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë apo zbehjes së hetimeve ndaj disa grupimeve kriminale në akuza dytësore. Por zbulimi në media pak javë më parë i hetimeve në Itali për një grup të strukturuar kriminal të angazhuar në krijimin e skemave për pastrimin e parave të mafias së njohur si ‘Ndragheta kthehu edhe një herë vëmendjen mbi gadishmërinë e prokurorisë së sapokrijuar për të hetuar dyshimet për krim në nivelet më të larta.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros,” deklaroi SPAK në njoftimin e saj.

Hetimi i Antimafias së Catanzaros mbajti nën përgjim shtetas italianë dhe shqiptarë për vite me rradhë. Mes shumë të dhënave të tjera, nën përgjim, personat tashmë të akuzuar për pastrim parash tregojnë se si lejet e ndërtimit në Tiranë blihen me para dhe se si kullat e debatueshme që po ndërtohen në qendër të Tiranës me lejen dhe mbështetjen publike të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama po i shërbejnë mafias për të pastruar para.

Veliaj dhe Rama kanë hedhur poshtë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Etiketa: AkuzaantimafiaArben KrajaEdi RamaErion VeliajHetimHetimetItaliKorrupsionKrimMediaParaPastrim parashprocedimProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRamaromSHshqipSPAKTiranë
Tjetri
Vendimi i vetëm për ‘trajnim të detyrueshëm’ sfidohet nga dy ankime në Kolegj

Konfirmimi i Elvin Gokajt shkaktoi ‘përplasje’ mes trupës gjykuese të KPA

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.