AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Edmond Panariti– Ish ministër i Bujqësisë

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Kabinetit te Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti, duke folur ne nje konference shtypi per te pergenjeshtruar deklaratat e Ministres se Financave ne lidhje me përplasjen Presidence-Qeveri per rrugen Vlore-Orikum.
/r/n/r/nDirector of the Cabinet of President Ilir Meta, Edmond Panariti, speaking at a press conference to refute the statements of the Minister of Finance regarding the Presidency-Government clash on the Vlora-Orikum road.

Ish-ministri i LSI në kabinetin “Rama 1”, Edmond Panariti deklaron pasuri familjare me vlerë 53.2 milionë lekë, të investuara kryesisht në likujditete bankare.Edmond Panariti u zgjodh ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste. Panariti u largua nga qeveria në vitin 2017, pas prishjes së koalicionit PS-LSI.

Edmond Panariti ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1984. Ai mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin Profesor. Prof. Edmond Panariti ka kryer studime të thelluara pasuniversitare gjatë viteve 1989 – 1992, pranë Shkollës Politeknike Federale (ETH) dhe Universitetit të Zyrihut në Zvicër. Në vitet 1995 – 2000, është fitues i dy bursave Fulbright për kërkim shkencor dhe ligjërim në Universitetet e Kentakit dhe të Misisipit në SHBA. Ndërsa në vitet 1994 – 1998 dhe 2004, ai kreu studime të thelluara pasuniversitare në Universitetin Veterinar të Hanoverit në Gjermani.

Ai ka shërbyer si drejtues projekti në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe aktualisht është Profesor titullar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Edmond Panariti është një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku ka mbajtur funksionet e kryetarit të Komitetit Drejtues, anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zv.kryetarit të Bashkisë.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha dhe aktualisht mban postin e drejtorit të kabinetit të Presidentit.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Edmond Panariti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për vitet 2011-2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2011, Edmond Panariti deklaronte pasuri familjare me vlerë 34.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 53.2 milionë lekëve.

Z.Panariti deklaron familjarisht likujditete bankare prej 43.1 milionë lekësh, pasuri të paluajtshme me vlerë 8.6 milionë lekë, automjet me vlerë 750 mijë lekë dhe kursime në cash prej 800 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 70.2 milionë lekë, nga të cilat 24% burojnë nga paga e Z.Panariti dhe rreth 75% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” shpenzimet e konsiderueshme për rikonstruksionin e apartamentit ekzistues. Në vitin 2013, bashkëshortja e Z.Panariti deklaron se ka shpenzuar për rikonstruksionin 11,570 euro dhe 4.3 milionë lekë.

Në disa vite, bashkëshortja e Z. Panariti i deklaron së bashku të ardhurat e siguruara nga puna dhe të ardhurat nga interesat bankare. Këto të ardhura paraqiten të grupuara sipas llojit të monedhës dhe jo sipas kategorisë.

Në vitin 2018, bashkëshortja e Z. Panariti deklaron se ka përfituar përmes trashëgimisë ligjore pjesë takuese në një ndërtesë 3-katëshe në Tiranë, nga e cila ka hequr dorë përmes kontratës së dhurimit ndaj familjarëve që jetojnë aty. Ajo ka përfituar gjithashtu nga trashëgimia 1/30 pjesë të një trualli në Tiranë me sipërfaqe 6923 metra katrorë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata shtesë për vitin 2013

Deklarata Pas Largimit nga Funksioni

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEdi RamaEdmond PanaritiEuroGjermaniILDKPKIKeshilli i MinistraveKëshillit të MinistraveLigjLSIMjekmjekëPagatParaPasuri të paluajtshmepasuriaPSPunaQeveriaRamaraportreporterreporter.alSali BerishaSHSHBASkedaSkeda e pasurisëTiranëZvicër
Tjetri
Tre infermiere dhe një sanitare akuzohen për ‘skemë kriminale’ në spitalin COVID-2

Tre infermiere dhe një sanitare akuzohen për ‘skemë kriminale' në spitalin COVID-2

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.