Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Ahmeti – Gjykata e Rrethit Kukës

BIRNNgaBIRN
13:51 | 11/02/2021
Në KPK, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Ahmeti – Gjykata e Rrethit Kukës
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja e Gjykatës Kukës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2009 deri në fund të vitit 2016.

Gjyqtarja Alma Ahmeti do të përballet të premten më 12 shkurt në orën 10:00, në seancë publike në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me gjetjet e hetimit administrative të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, të përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Firdes Shuli.

Gjyqtarja Alma Ahmeti e ka fillur karrierën në vitin 2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo është transferuar në vitin 2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2016 ajo është emëruar ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alma Ahmeti nga viti 2009 deri në fund të vitit 2016. [kliko për skedën në pdf]

Në deklarimin përpara fillimi të detyrës në vitin 2009, subjekti rivlerësimit deklaron pasuri familjare me vlerë 200 mijë lekë, ndërkohë pasuria e saj familjare në vitin 2016 kap vlerën modeste prej 700 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 225 mijë lekë likuiditete bankare, 200 mijë lekë cash dhe një makinë më vlerë 324 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 12.1 milionë lekë, nga të cilat 50.6% burojnë nga paga e Znj. Ahmeti dhe  45.7% nga pagat e familjarëve. Subjekti deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme me vlerë 459 mijë lekë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” overdraftet në shumë totale 4 milionë lekë, pa  specifikuar qëllimin e përdorimit.

Gjithashtu në vitin 2016 subjekti ka deklaruar kontratë shitjeje per shitjen e automjetit e markës audi ngjyrë gri viti I prodhimit 2002, me vlerë 3,400 euro – por ky automjet nuk rezulton i deklaruar më parë në asnjë nga formularët e deklarimit.

Nga deklaratat e vendosura në dispozicion nga ILDKPKI, munge deklarata periodike e viti 2013.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi ligjshmërinë e pasurive të subjektit, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Alma AhmetiGjykata e Rrethit KukësgjyqtarKomisioni I Pavarur i Kualifikimit
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

Një gjyqtare, mjekë dhe zyrtarë nën hetim për lirimin e të burgosurve të sigurisë së lartë

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Ahmeti – Gjykata e Rrethit Kukës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Ahmeti – Gjykata e Rrethit Kukës

13:51 | 11/02/2021
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e ‘oligarkëve’

14:44 | 10/08/2022
Mungesë stafi dhe turne të gjata: Turizmi i kthen sytë nga punëtorët e huaj

Mungesë stafi dhe turne të gjata: Turizmi i kthen sytë nga punëtorët e huaj

18:06 | 08/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.