AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Një gjyqtare, mjekë dhe zyrtarë nën hetim për lirimin e të burgosurve të sigurisë së lartë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Një hetim i SPAK solli arrestimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha të Krujës, të disa zyrtarëve të kësaj gjykate si dhe të një avokati e disa qytetarëve. Nën akuzë janë edhe një mjek psikiatër dhe një mjek kardiolog të dyshuar se kanë lëshuar ekspertime mjekësore të pavërteta për të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto: LSA

Trembëdhjetë persona, përfshirë një gjyqtare dhe dy mjekë u vunë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u akuzuan të enjten si pjesë e një strukture kriminale që synonte të lironin disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë përkundrejt përfitimeve monetare.

“Falë hetimeve të këtij procedimi u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilët vuanin dënimin në burgun e Fushë – Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt,” bëhet e ditur në njoftimin e SPAK.

“Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro,” vijon më tej SPAK.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila është sakaq nën hetim administrativ nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkak se ka lehtësuar lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë, përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, u shpall e arrestuar me masë sigurie të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi akuzohet njëkohësisht për korrupsion pasiv dhe aktiv ndërsa mjeku psikiatër ligjor Shkëlqim Korbi akuzohet për “ekspertim të rremë”. Ajo dyshohet se ka organizuar punën që, përkundrejt një përfitimi të paligjshëm, të sigurohej që kërkesa e një të dënuari t’i kalonte si çështje gjyqtares Enkeleida Hoxha.

Sajmir Petani, Bledar Petani dhe Altin Skëndaj akuzohen për korrupsion aktiv të gjyqtarëve ndërsa Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi akuzohen Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Me kërkesë të SPAK, gjykata vendosi edhe pezullimin nga detyra të mjekut kardiolog Edvin Prifti i dyshuar për korrupsion pasiv si dhe një infermiere e një qytetare të dyshuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Mjeku psikiatër Shkëlqim Korbi u arrestua pasi u gjet duke ndryshuar një akt ekspertimi pas ndërhyrjes së të burgosurit që kishte kërkuar revokim të masës mjekësore “mjekim i detyruar spitalor”.

 

Lexo më shumë:

Lirimet nga burgu, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Krujës liron Endrit Doklen

Fluks uljesh dhe amnisti: Skema e lirimit nga burgu të Endrit Dokle

Uljet e dënimit dhe vendimet me pasaktësi hapën rrugën për lirimin e Ilir Pajës

Etiketa: Edvin PriftiEndrit DokleEnkeleda HoxhaEnkeleida HoxhaEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtareHetimILDKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivKrujëMASMjekmjekëProcedimiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunësekretarjaSPAKuljeVendimet
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Marinela Osmani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.