AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata vendos nisjen e gjyqit për 4 të akuzuarit e “Dosjes 184”

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dëshmitarë të ftuar në seancën paraprake në gjyqin për “Dosjen 184”. Foto:Sami Curri

Gjykata e Dibrës pranoi kërkesën e prokurorisë për të dërguar për gjykim katër prej të akuzuarve si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2016, ndërsa pushoi hetimin për të akuzuarit për blerje vote për shkak të parashkrimit të veprës penale.  

Dëshmitarë të ftuar në seancën paraprake në gjyqin për “Dosjen 184”. Foto:Sami Curri

Gjykata e Dibrës pranoi të premten kërkesën e prokurorisë për të nisur gjykimin për katër të pandehur, pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër.

Në gjyq do të shkojnë ish-shefi i komisariatit Robert Aga, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, ish-drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, Hasan Hoti, ish-Administrator i Lurës, për “shpërdorim detyre” dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.

Në të njëjtën ditë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka pushuar çështja për kryetarin aktual të Bashkisë Dibër, Dionis Imerajn dhe Korab (Imer) Lala, Afrim Mikli, Arben Keshi dhe Bekim Krashi, të akuzuar për blerje të votës.

Sipas prokurorisë, pavarësisht se është provuar shitblerja e votave në Dibër, asnjë prej të hetuarve nuk do të mbajë përgjegjësi penale, pasi për shkak të kohës së kaluar, krimi është parashkruar me kaloimin e afatit 3-vjeçar të ndjekjes penale. Mbrojtësit e katër të pandehurve që u dërguan në gjykim, kërkuan që dosja të pushohej edhe për ta duke pretenduar se prokuroria nuk kishte prova.

Ndërkohë avokati Indrit Sefa, përfaqësuesi i Partisë Demokratike e cila ishte palë në proces si kallëzuese, tha pas përfundimit të seancës se Gjykata dështoi të japë drejtësi dhe të zbatojë ligjin duke legjitimuar veprimet e paligjshme të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër. “Fakti që të gjithë palët në sistemin e drejtësisë duke filluar nga gjykata e prokurori, nxitojnë për t’i vënë një kapak kësaj historie është më kriminal se sa vepra penale e kryer nga këta persona,” – u shpreh Sefa, i cili pati kërkuar përjashtim të trupës gjykuese dhe njohje me materialet audio të përgjimeve.

Sefa tha se vendim do të ankimohej menjëherë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi konsiderohet një vendim i padrejtë.

Dosja 184, me përgjime që implikonin 11 persona në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve të pjeshme lokale në Dibër në vitin 2016, u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, pasi u mbajt për një kohë të gjatë në sirtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe më pas ndërroi disa herë duar prokurorësh duke e kthyer në një ping-pong mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Dibrës për çështje të kompetencës.

Dosja 184 sëbashku me dosjen tjetër me nr.339, që i përket hetimeve të një organizata kriminale në Durrës të përfshirë po ashtu sipas prokurorisë në blerje votash dhe shatazh zgjedhësish, u bënë shkak për bojkotin e parlamentit dhe më pas edhe të zgjedhjeve lokale nga opozita, duke futur vendin në një nga krizat më të thella politike.

Etiketa: 184Afrim MikliAgaArben Keshiblerjeblerje voteDosjaDosja 184Drini GjeciDurrësGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqHasan HotiHotiIndrit SefakanosjekrimiLokaleNuri MedaOpozitaOrganizata kriminalePartisë DemokratikeprokurorProkuroriProkuroriaRobert AgaSHshantazhShpërdorim detyreVendim
Tjetri
‘Peshqeshi i KÇK-së’; KPK përmbys akuzat e Edi Ramës për gjyqtaren Rilinda Selimi

Komisioneri Publik ankimon në të tre kriteret vendimin për Rilinda Selimin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.