AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rrugë të bllokuara e dhjetra fshatra të izoluara në Dibër

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrugë të bllokuara në Bulqizë. Foto:Sami Curri.

Dëbora ka bllokuar dhjetra fshatra në zonën e Dibrës, ndërsa probleme janë krijuar edhe në lagje të Bulqizës duke bllokuar bizneset dhe lëvizjen në qytet.

Rrugë të bllokuara në Bulqizë. Foto:Sami Curri.

Temperaturat e ulëta, erë e fortë me reshje dëbore ka përfshirë Dibrën që prej mëngjesit të së shtunës. Kjo situatë ka krijuar probleme të shumta në fshatra, por edhe në qytete ndërsa dhjetra rrugë janë të bllokuara dhe disa zona janë pa energji elektrike.

Myzafer Lazri, banor i Lagjes së vjetër në qytetin e Bulqizës, i cili ka një furrë buke tregoi se të dielën nuk mundi të shpërndajë bukën pasi rrugët e qytetit kanë qenë të bllokuara. “Këtu nuk ke as pushtet qendror dhe as lokal. Ka shku bora një metër nuk e ça kokën kush me nxjerrë fadromat me e hap e me hedh kripë”, shprehet ai.

Trashësia e borës në fshatra shkon deri në 50 cm, ndërsa në Bulqizë dhe Dibër deri në 30 cm.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshjet nuk kanë sjellë probleme në qarkullim, por rekomandohet që në akset Qafë Bualli-Krastë dhe Ura e Çerenecit-Klenjë, kalimi të bëhet me zinxhirë.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu në një bisedë telefonike për BIRN u shpreh se deri më tani rrugët nacionale janë të hapura. “Edhe rrugët rurale, përjashtuar ekstremet, siç është Lura që edhe në këto momente ka stuhi bore. Furnizimi me energji është i plotë me përjashtim të 5 fshatrave në Kala të Dodës dhe Lura.” u shpreh Shehu.

Shehu tha se në qytete janë pastruar rrugët dhe është hedhur kripë. “Punën e bashkive për menaxhimin e kësaj situate e vlerësojë shumë mirë”, tha Shehu.

Por rrugët e brendshme në qytetin e Bulqizës vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga bora. Situatë më e vështirë paraqitet në fshatra, që janë të izoluara. Flamur Jella, drejtues i Emergjencave Civile në Bashkinë e Bulqizës në një bisedë telefonike për BIRN, u shpreh se fshatrat Tërnovë e madhe dhe e vogël janë të izoluara, pasi trashësia e borësh shkon deri në 60 cm. “Rruga nacionale nga qafa e Buallit deri në Krastë është e hapur. Ndërsa nga qendra e Krastës e nëpër fshatra rruga është e bllokuar”, tha ai.

Në njoftim të DVP Dibër për mediat, bëhej me dije se në territorin e bashkisë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Trebisht, Ostren dhe rrugët e fshatrave me qendrën administrative në Martanesh, Zerqan e Shupenzë. Në territorin e bashkisë Dibër, të bllokuara rrugët që të çojnë në njësitë administrative Selishtë, Lurë, Reç dhe rrugët e fshatrave që lidhen me njësitë administrative Zalldardhë, Kala e Dodës.

Situata paraqitet më ndryshe në Klos dhe Mat, ku e bllokuar është rruga për në njësinë administrative Xibër, dhe rrugët e fshatrave që lidhen me qendrën në njësitë Gurrë dhe Suç. Sipas DVP Dibër, janë të bllokuara rrugët e fshatrave që të lidhin me qendrën administrative Macukull, Baz e Lis, ndërsa rrugët kryesore të fshatrave Lis e Derjan, lëvizet me zinzhir.

Etiketa: AdministrativeAutoritetit Rrugor ShqiptarBIRNBulqizëenergji elektrikeKEMartaneshMatPunëSHURA
Tjetri
Jeta kulturore nën hijen e minareve mbi oxhakët e Kavajës

Jeta kulturore nën hijen e minareve mbi oxhakët e Kavajës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.