AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kurti cakton përparësitë e tij pas triumfit në zgjedhjet në Kosovë

Xhorxhina BamiPërparim IsufingaXhorxhina BamidhePërparim Isufi
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti. Foto: Atdhe Mula.

Një ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitori zgjedhjet, lideri i ri i Kosovës do ta ketë të lehtë të formojë një qeveri, por do të përballet me probleme, nëse përpiqet të mënjanojë dialogun me Serbinë.

Albin Kurti. Foto: Atdhe Mula.

Ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të së dielës në Kosovë nuk janë finalizuar ende – vazhdon numërimi i votave të diasporës – numërimi i votave në Kosovë pothuajse ka mbaruar.

Dhe kjo e bën të qartë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet e parakohshme legjislative me një rezultat të madh dhe do të marrë 53 deri në 55 nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës.

Fitorja në atë shkallë do të thotë që Kurti duhet ta ketë të lehtë të formojë një qeveri, pa pasur nevojë për partnerë ekstra koalicioni.

Donika Emini, drejtoresha e platformës CIVIKOS, tha për BIRN se “fitorja e Kurtit me pothuajse 50 për qind të votave” jo vetëm që zbulon një rritje “të ndërgjegjësimit të elektoratit”, por “ua mori komoditetin partive të vjetra”.

Kjo i referohej Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, të cilat morën përkatësisht pak më shumë se 17 dhe 13 për qind – rezultatet e tyre më të ulëta ndonjëherë.

Rezultati i Vetëvendosjes prej 47.9 për qind ishte përqindja më e lartë që ka arritur një parti në arenën e copëzuar politike të vendit.

Emini thotë se partitë “e vjetra”, të formuara gjatë ose menjëherë pas luftës për pavarësi, e kishin llogaritur sistemin me idenë se “asnjë parti nuk mund të mbizotërojë në sferën politike”.

Por fitorja bindëse e Kurtit të dielën do të thotë që se kjo është përgënjeshtruar. Dëshirat e votuesve kanë ndryshuar dhe ata janë riorientuar “drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës së Kosovës”, tha Emini.

Emini beson se shkalla e fitores së Vetëvendosjes do ta lejojë atë të formojë një qeveri që nuk varet nga votat e partisë serbe të Kosovës të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe, e cila fitoi lehtësisht të 10 vendet e alokuara për komunitetin serb.

Nga ana tjetër, rezultati i lë dy partitë e vjetra të mundura, PDK dhe LDK, të përballen me pyetje të vështira përpara.

Kurti të dielën njoftoi se asnjëra nga partitë nuk do të jetë pjesë e kabinetit të tij të ri, ndërsa kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, pranoi se rezultati dërgonte “një mesazh të qartë për ne”.

Hoxhaj mori kontrollin e përkohshëm të PDK-së në nëntor 2020 pasi Gjykata Speciale në Hagë, e ngritur për të gjykuar krimet e luftës të kryera në luftën e Kosovës, paditi kreun e partisë Kadri Veseli.

Duke folur pas shpalljes së rezultateve të para, Hoxhaj bëri një lëvizje dhe tha se PDK “do të jetë një zë i fortë i qytetarëve në parlamentin e Kosovës nga pozicioni i partisë kryesore të opozitës” – duke njoftuar kështu një betejë politike të dyanshme: njëra për të zënë vendin e parë në opozitë dhe tjetra kundër qeverisë së re të Kurtit.

LDK-ja, ndërkohë, ndjeu pasojën e parë të rezultatit të dobët të hënën kur kryetari i saj, Isa Mustafa, njoftoi se ai do të tërhiqej, pas më shumë se 10 vitesh në krye të partisë. “Unë do të tërhiqem dhe LDK-ja do të zgjedhë një kryetar të ri”, tha ai.

Partia s’do të ketë nevojë për shumë ndihmë për të formuar qeverinë

Albin Kurti duke votuar të dielën. Foto: Albin Kurti/Facebook

Eksperti politik Nexhmedin Spahiu tha për BIRN se, bazuar në rezultatet fillestare, duket sikur Vetëvendosja do të jetë në gjendje të formojë një qeveri vetëm me ndihmën e deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë jo-serbe.

Spahiu tha se partia ishte treguar shumë e aftë në zgjedhjet e së dielës duke “ia dhuruar disa nga votat e saj përfaqësuesve të komuniteteve pakicë jo-serbe”, gjë që u dha atyre “katër aleatë në parlament”.

Spahiu është i sigurt se Vetëvendosja do të ketë 55 deri në 56 vende në parlament, pak më pak se 61 që i duhen për të formuar një qeveri. “Së bashku me gjashtë deputetë nga komunitetet etnike jo-serbe, ajo mund të formojë një qeveri”, parashikoi ai.

Njëzetë nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara për komunitetet joshqiptare – 10 për serbët dhe 10 për komunitetet e tjera – romë, ashkali, egjiptianë, boshnjakë, turq dhe goranë.

Sipas Kushtetutës, një ministër duhet të vijë nga komuniteti serb dhe një nga një komunitet tjetër i pakicës. Nëse qeveria ka më shumë se 15 ministri, një ministër i tretë duhet të jetë nga komunitetet etnike jo-shumicë.

Qeveritë e Kosovës deri më tani kanë pasur gjithmonë dy ministra serbë.

Në zgjedhjet e parakohshme të tetorit 2019, Vetëvendosja premtoi të emërojë vetëm një të tillë. Megjithatë, Kushtetuta kërkon një aprovim zyrtar të shumicës së deputetëve nga të gjitha komunitetet etnike për këtë, gjë që bëri që ish-qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosja të caktojë dy ministrat e zakonshëm serbë.

Prandaj, mosformimi i një koalicioni me Listën Serbe brenda Kuvendit nuk do të thotë që Vetëvendosja nuk do të bashkëpunojë me të. “Kushtetuta e detyron atë të bashkëpunojë me Listën Serbe në formimin e qeverisë”, mendoi Spahiu.

Kurti do të ndiejë presion për të rifilluar dialogun

Albin Kurti. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes Kurti, kandidati i partisë për kryeministër, tha të dielën se dialogu i udhëhequr nga BE-ja me Serbinë nuk do të ishte një përparësi e qeverisë.

“Emërimi i një ekipi për dialog me Serbinë nuk është përparësia jonë. Ju e dini shumë mirë që, sipas të gjitha sondazheve të opinioneve, dialogu është i gjashti ose i shtati në radhë në shqetësimet e njerëzve. Përparësia jonë do të jetë drejtësia dhe vendet e reja të punës”, tha Kurti.

Por Spahiu beson se Kurti e tha këtë vetëm për t’i bërë presion Serbisë sepse, “nëse nuk ka dialog me Serbinë, Kosova do të duhet të izolohet. Izolimi do të çojë vetëm në shembjen e Kosovës”.

Spahiu shtoi se një qeveri e Vetëvendosjes do të “shquhet për luftën kundër korrupsionit … duke e trajtuar atë në shumicën e fushave, megjithëse nuk e eliminon atë plotësisht, sepse kjo do të ishte e pamundur.”

“Do të jetë e vështirë të kemi një zhvillim ekonomik, por një qeveri e Vetëvendosjes mund të krijojë parakushtet për qeverinë e ardhshme (pas mbarimit të mandatit të saj) për të bërë progres ekonomik”, tha ai.

Të hënën, ndërkohë, Kurti mori një mesazh të qartë nga Brukseli se progresi në dialogun me Serbinë mbetet kyç për të ardhmen evropiane të vendit.

“BE-ja pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë përpara tyre për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse (me Serbinë)”, thanë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Donika Emini theksoi gjithashtu mbështetjen e presidentit amerikan Joe Biden dhe të të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Lajcak në Tëitter të hënën përgëzoi procesin zgjedhor në Kosovë, duke shtuar se, “qytetarët kanë bërë të dëgjohen zërat e tyre dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”.

“Përballja me këtë proces dialogu është e nevojshme dhe urgjenca në këtë drejtim është vendosur nga SHBA-ja dhe BE-ja”, tregoi Emini.

Por ajo gjithashtu theksoi se “kjo nuk duhet ta ndalojë Kurtin të kthehet në këtë proces me kushte dhe një pozitë më të favorshme nga brenda Kosovës”.

Emini sugjeroi që Kurti të kërkojë më shumë kohë për të filluar një dialog të brendshëm me serbët e Kosovës përpara se të rinisë dialogun me Beogradin.

E drejta e Kurtit për të qenë kryeministër mund të kundërshtohet

Ndërkohë që të gjithë sytë janë drejt përbërjes së parlamentit të ri dhe kabinetit, Kurti, i cili nuk u lejua të kandidojë për një vend deputeti për shkak të një vendimi gjykate, mund të përballet me një sfidë tjetër kushtetuese.

Në dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese në fakt rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit, duke vendosur që ajo ishte e paligjshme sepse ishte votuar në detyrë me ndihmën e një vote të hedhur nga një deputet i cili ishte dënuar me burg për korrupsion brenda tre viteve të fundit.

Ligji i Kosovës për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se kushdo që shpallet fajtor për një vepër penale brenda tre viteve të fundit është i papërshtatshëm për të kandiduar për parlament.

Kurti dhe ish-ministrja e tij e drejtësisë nga Vetëvendosja, Albulena Haxhiu, u dënuan me burg nga gjykata në janar 2018 për hedhje të gazit lotsjellës në parlament.

Ata po protestonin për një marrëveshje demarkacioni kufitar me Malin e Zi fqinj dhe rreth planeve për të krijuar një asosacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Vendimi i gjykatës u bë përfundimtar vetëm në tetor 2018.

Tani shtrohet pyetja nëse Kurti ka të drejtë të mbajë funksione të larta pavarësisht ndalimit të tij për t’u bërë përsëri deputet.

Albert Krasniqi, nga Democracy Plus, nuk sheh ndonjë problem me ambiciet kryeministrore të Kurtit.

“Nuk ka asnjë pengesë ligjore që Kurti të mandatohet dhe të zgjidhet kryeministër. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me kandidimin për vendin e një deputeti; nuk merret me zgjedhjen e një kryeministri”, tha Krasniqi për BIRN.

Etiketa: Albin KurtiBEBidenBIRNBorrellBurgdialogDrejtësiaegjiptianFacebookfitoreGjykataGjykata KushtetueseGjykata SpecialeGjykatësIsa MustafaJoe Bidenkadri veseliKomisionerikomunitetKorrupsionKosovaKosovëKosovë-SerbikryetarkushtetueseLajcakLDKmarrëveshjeParaparlamentPDKprogresQeveriaromSerbiSHBAUrgjencaVárhelyiVendimiVetëvendosjeVjosa OsmanizgjedhjeZgjedhjetzhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Kosova i vjen në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër COVID-19

Kosova i vjen në ndihmë Shqipërisë në luftën kundër COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.