AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Veliaj “nuk shpërndau certifikata pronësie”, shfuqizohet gjoba në KAS

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KAS. Print Screen nga KQZ në Facebook

Shumica socialiste e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve shfuqizoi dy gjoba të Komisionerit ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pasi pranoi një interpretim akrobatik juridik të dhënë nga avokati i socialistëve, sipas të cilit, Veliaj nuk ka shpërndarë dokumente pronësie dhe Facebooku i tij është personal.

KAS. Print Screen nga KQZ në Facebook

Shumica socialiste e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve i dha një fitore të dytë Partisë Socialiste të martën pasi rrëzoi dy gjoba me vlerë totale 75000 lekë ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për shkelje të kodit zgjedhor.

Veliaj u gjobit nga komisioneri Ilirjan Celibashi javën e kaluar për shkak se në shkelje të kodit zgjedhor, publikoi materiale propagandistike, në të cilat shfaqej duke dorëzuar dokumente dhe çelësa te familjet që pësuan dëme nga tërmetet e vitit 2019 në rrethinat e Tiranës.

Sipas relatorit Koli Bele, KAS, “bazuar në shqyrtimin e fakteve dhe provave, me shumicë votash” vendosi rrëzimin e gjobave.

Kodi zgjedhor ndalon qeverinë apo pushtetin vendor që të shfrytëzojë infrastrukturën shtetërore për zgjedhje, mes të cilave, të japë certifikata pronësie apo leje legalizimi, një praktikë e shëmtuar e politikës shqiptare, ku qytetarëve u jep funksionari partiak atë dokument që u takon me ligj dhe që në vendet me shtet të së drejtës përbën një akt administrativ krejtësisht të parëndësishëm.

Por ndryshe nga sa ka pretenduar Veliaj në videot e shpërndara në media, avokati i socialistëve në KQZ Eridian Salianji deklaroi se Veliaj në fakt nuk ka shpërndarë dokumente pronësie. Ai i përshkroi dokumentet e dhëna si “procesverbale për dorëzim të objektit” ndërsa pranoi se kryebashkiaku duhet të ketë bërë “lapsus” kur i cilësoi dokumentet e dorëzuara si “dokument pronësie” apo “dokument shtëpie”.

“Nuk ka dokumente pronësie të shpërndara nga kryetari i Bashkisë,” deklaroi Salianji para KAS. “Ligji ndalon shpërndarjen e certifikatave të pronësisë dhe lejeve të legalizimit, por jo inspektimet dhe procesverbalet e dorëzimit të objekteve,” deklaroi ai më tutje.

Një përfaqësues i opozitës vërejti se si, në mënyrë të përsëritur, Veliaj dhe Bashkia Tiranë, i është referuar dokumenteve në fjalë si “dokumente pronësie”.

Ai citoi kronikat e transmetuara nga Veliaj të cilat i përshkruan aktivitetet e tij si “dorëzuan dokumentet e pronësisë,” “morën në duar dokumentat e pronësisë për banesën e sapondërtuar,” apo “pas tërmetit shkatërrues morën pronësinë e banesës së ndërtuar”.

Salianji argumentoi më tutje se aktiviteti i Veliajt në shpërndarjen e këtyre dokumenteve “nuk është publik” dhe se faqja e tij në Facebook është “private”.

Sipas Salianjit, aktivitetet e Veliajt “nuk janë të ndaluar” pasi “nuk janë kryer me pjesëmarrje të medias në mënyrë të hapur.”

“Aktivitetet nuk kanë qenë të hapura për publikun dhe nuk kanë pasur qëllime informimi. Është hedhur në Facebookun e tij personal dhe pastaj media e ka transmetuar,” deklaroi ai.

KQZ, e cila ka pyetur mediat që kanë përcjellë informacionet e Veliajt, ka marrë si përgjigje nga së paku një media se materjalet në fjalë i janë dërguar asaj nga zyra e shtypit e Bashkisë Tiranë.

Por KAS, i cili përbëhet nga Elvin Lako, Elvis Çefa, Ilirjan Rusmali, Koli Bele dhe Ledio Braho, vendosi me shumicë votash që të pranojë argumentet e Partisë Socialiste dhe të shfuqizojë gjobat ndaj Veliajt.

Etiketa: BashkiacertifikataElvis ÇefaEridian SalianjiErion VeliajFacebookfitoreGjobatIlirjan CelibashiKASKodi ZgjedhorKomisioneriKQZLedio BrahoLigjMediaParaPartisë SocialisteSHshqiptareTiranëzgjedhje
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Lefter Koka –Ish ministër i Mjedisit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lefter Koka –Ish ministër i Mjedisit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.