AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Tërmeti i tranzicionit tkurri hapësirat kulturore në Durrës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës | Foto : Gëzim kabashi

Tkurrja e numrit të sallave me destinacion artistik  në qytetin e Durrësit nuk ka filluar me dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por shkon pas tre dedaka dhe nis pas rënies së regjimit komunist.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës | Foto : Gëzim kabashi

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 e dëmtoi rëndë një pjesë të mjediseve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës, veçanërisht sallën e madhe të shfaqjeve. Ndërkaq rindërtimi i tyre duket i largët.

Koreografi Arjan Plaku, i cili ka një përvojë të gjatë në përgatitjen artistike të fëmijëve, tha për BIRN se instruktorët po i zhvillojnë kurset në mjediset e shkollave 9-vjeçare.

“Por në kushtet e masave kufizuese të pandemisë veprimtaritë zhvillohen “on line” dhe mungesa e sallës së shfaqjeve dhe koncerteve i vështirëson regjistrimet video të grupeve të vogla me artistët e rinj,” shton koreografi durrsak.

Tkurrja e numrit të sallave me destinacion artistik  në qytetin bregdetar nuk ka filluar me dëmtimet nga tërmeti.

Në fillim të viteve ’90, një pjesë e mjediseve që gjatë periudhës së diktaturës u përdorën për motive kulturore iu rikthyen istitucioneve fetare, pasi regjimi komunist i kishte shfrytëzuar si qendra edukative kulturore.

Një pjesë tjetër iu rikthyen ish-pronarëve, megjithëse legjislacioni përcaktonte ruajtjen e destinacionit deri në gjetjen e një mjedisi tjetër.

Pallati “Rinia” dhe kinoteatri “Pioneri”, që u përdorën për gati 30 vjet si vende zbavitjeje për moshat e reja u rindërtuan si Xhamia e Madhe dhe Katedralia “Shën Luçia”.

Privatizimi i disa ndërmarrjeve ekonomike në qytet hoqi të drejtën e shfrytëzimit të disa sallave të tjera për shfaqje, ekspozita dhe koncerte.

Por pushteti vendor nuk u kujdes në asnjë moment për hapësirat e zhvillimit të veprimtarive artistike, edhe atëhere kur biznesi privat i ruajti marrëdhëniet e sallave me kulturën qytetare.

Emiljan Metaj, nismëtar i shumë aktiviteteve, tha për BIRN se në fillim të viteve 2000 , dy sipërmarrës të pasionuar, rikthyen kinemanë e qytetit pikërisht atje ku për katër dekada me radhë kishte funksionuar kinoteatri “Aleksandër Moisiu” dhe më pas kinema “14 nëntori”.

Salla moderne me 400 vende, sistemi “dolby surround” i dëgjimit dhe holli mjaft i përshtatshëm për ekspozita të arteve pamore e bënin kompleksin në qendër të qytetit mjaft joshës për shikuesit, por e lehtësonin edhe administratën bashkiake nga detyrimi i shpejtë për ngritjen e një kinemaje publike.

“Përkundrazi, bashkia nuk u kujdes për lehtësimin nga taksat të këtij biznesi me drejtim kulturor, i cili pas një viti të vështirë financiar, u detyrua të largohet nga Durrësi drejt një qyteti tjetër,” shton Emiljani, sipas të cilit jeta artistike në qytet u zbeh edhe më tej.

Madje, edhe kur në qytet filloi të organizohej një festival ndërkombëtar filmi, bashkia nuk bëri përpjekje për ndërtimin e një kinemaje të re.

Përkundrazi, të tjera salla dolën nga lista e veprimtarive kulturore.

Një prej tyre ishte ajo e Ndërmarrjes së Cigareve në qendër të qytetit.

Prishja e godinës 80-vjeçare të STAMLES “morri me vehte” edhe vendin ku përgatiteshin artistët amatorë, si dhe ku organizohëshin shfaqjet e ansambleve apo të grupeve teatrore.

Ndërkaq kompleksi i klubit “Mujo Ulqinaku” iu kalua Universitetit të Durrësit për të ndërtuar godinën e Rektoratit.

Prej afro dy dekadash asgjë nuk ka ndryshuar në këtë territor, veç çatisë së Klubit të djeshëm, e cila është rrënuar thuajse plotësisht.

Një tjetër shans i humbur për të ndryshuar pasditet dhe mbrëmjet e të rinjve të shumtë e të talentuar në qytet.

E njejta situatë mbizotëron edhe në ish-komunat, që tani bëjnë pjesë në hartën territoriale të bashkisë së Durrësit.

“Në Ishëm pallati i kulturës iu rikthye xhamisë, njëlloj si qendrat kulturore edhe në fshatrat Draç e Bizë,” tha për BIRN Lulzim Bega, instrumentist dhe drejtues i grupeve artistike në veri të bashkisë.

As në kompleksin turistik veror në plazhet e Shën Pjetrit  nuk janë ngritur salla kinoteatri, çka e bën të pamundur jetën artistike lokale.

Lulzimi shton se ai ka gjetur me qira të ulët një sallë për prova në Tiranë,  dhe të gjitha veprimtaritë private  apo rajonale i përgatit në kryeqytet, 35 kilometra më tej.

Artisti nga Ishmi nuk ka besim në zgjidhje e shpejtë të problematikës, sidomos tani që zona ku ai banon, vazhdon të përballojë dëmet e rënda që u shkaktoi familjve dhe bizneseve tërmeti i fundvitit 2019.

Por, sipas Emiljanit situata është e ngjashme edhe në disa qytete të tjera të vendit.

“Në Ksamil unë u njoha jo vetëm me mrekullinë artistike të kompozitorit Limos Dizdari dhe zonjës së tij pianiste, Adriana,” thotë ai, teksa tregon se artistin e mirënjohur po e kërcënojnë për ta larguar nga qendra kulturore që ai ka krijuar vetë.

Shtëpia e artit që mjeshtri ka krijuar me shpenzimet e veta nuk i shërben vetëm komunitetit, por edhe turistëve që vizitojnë Sarandën.

Koncertet e artistëve të rinj, vendas e të huaj, mund ti ndjekin njëherësh 120 shikues në sallën e quajtur “Dafinat”, ndërsa veprimtaritë e librit zhvillohen në bibliotekën “Migjeni”, brenda kompeksit që mban emrin “Dea”.

Prindërit e fëmijëve të talentuar që përgatiten atje ishin të shqetësuar për të ardhmen e Qendrës, pasi përgatitja e tyre si instrumentistë është e lidhur me drejtuesit e saj artistë.

“Gjatë këtij viti të pandemisë nga Covid 19, prindët kanë shfaqur një interesim në rritje për pjesmarrjen e fëmijëve të tyre në festivalet on line, si ky i ansambleve të shkollave që po përgatisim tani,” tha Arjan Plaku, duke shtuar se nxënësit e pasionuar po përgatiten aktualisht në disa shkolla që kanë kushte të përshtashme, edhe për kufizimet shëndetsore.

“Një prej tyre është edhe shkolla artistike “Jan Kukuzeli”, e cila u rindërtua plotësisht para tre vjetësh – tha Arjan Plaku.

Shkolla ka edhe një sallë koncertesh të emërtuar “Black Box”, e cila përveç aktiviteteve artistike të shkollës duhet të mikpresë edhe veprimtari të organizuara nga komuniteti rinor i qytetit.

“Për fat të keq, sallës me kapacitet 200 shikues, po aq sa ajo që u dëmtua nga tërmeti në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, i mungojnë ende pajisjet dhe aparaturat, të cilat krijojnë kushte normale për organizimin e shfaqjeve dhe koncerteve,” përfundon koreografi Arjan Plaku.

Etiketa: Aleksandër MoisiuBashkiabesimBIRNCOVIDDEADurrësIshëmIshmiJan KukuzeliKsamilLokaleMjaftMjedisiParaprivatizimiPushteti vendorQendra Kulturoreregjimi komunistSarandëSHShën LuçiashkollaStamlesTaksatturistvideoxhamia
Tjetri
Maqedonia e Veriut dënon ish-kreun e policisë sekrete për çështjen e përgjimeve masive

Maqedonia e Veriut dënon ish-kreun e policisë sekrete për çështjen e përgjimeve masive

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.