AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KLGJ rrëzon kërkesat e gjyqtares Hoxha për thirrjen e dëshmitarëve

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësi se kërkesat e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për thirrjen si dëshmitarë të zyrtarëve të burgjeve, të shërbimit dhe të dy prokurorëve, nuk kanë lidhje me objektin e procesit disiplinor që po zhvillohet ndaj saj për lirimin e disa të dënuarve.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të enjten të rrëzojë kërkesat e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për thirrjen si dëshmitarë të zyrtartëve të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe shërbimit të provës, si dhe për administrimin në cilësinë e provës të disa vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë KLGj pranoi kërkesën e Hoxhës – e pranishme në seancë, për ti dhënë më shumë kohë për të paraqitur parashtrimet e saj lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që kërkon shkarkimin e saj nda detyra për lirimin e padrejtë të disa të dënuarve për krime të rënda.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha gjendet në paraburgim që prej 11 shkurtit kur u arrestua së bashku me 11 persona të tjerë, mes tyre disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës dhe një avokat, që dyshohen si pjesë të një strukture kriminale që synontr të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo po gjykohet për të njëjtat motive në procesin disiplinor në KLGJ, ku ILD kërkon shkarkimin e saj për vendimet e lirimit e të ndjerit Hekuran Billa – i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën;  dhe lIlir Pajës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha pohoi në fillim të seancës se kishte shumë për të thënë, por shtoi se për momentin u qëndronte parashtrimeve të përfaqësuesit të saj ligjor, avokatit Ardian Visha.

Gjithashtu, ajo këmbënguli që të thirreshin si dëshmitarë në këtë proces Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili dhe juristi Ardit Londo, përfaqësusi i Shërbimit të Provës Arjan Kulluri, prokurori Bujar Memia, prokurori në pension Bujar Çipi dhe i lirurari Ilir Paja, kërkesë e parashtruar në seancën parardhëse, kur avokati Visha i kërkoi KLGj-së që të administronte si provë edhe disa vendime gjyqësore dhe akte.

KLGj i rrëzoi këto kërkesa në unanimitet duke argumentuar se dëshmitarët dhe pjesa më e madhe e akteve dhe vendimeve gjyqësore nuk kanë lidhje me objektin e procedimit disiplinor. Për një vendim të Gjykatës së Lartë, kryetarja e KLGj, Naureda Llagami tha se gjendej në dosjen e përcjellë nga ILD.

Pasi KLGj u bëri thirrje palëve për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, gjyqtarja Enkeleida Hoxha kërkoi kohë për të paraqitur parashtrimet e saj. Ajo solli në vëmendje se gjendej në paraburgim prej 11 shkurtit dhe kërkoi që situata ku gjendej të mos ndikonte në qëndrimin e KLGj.

Avokati Ardian Visha e cilësoi unanimitetin dhe artikulimin e KLGj për rrëzimin e kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve dhe administrimin e akteve si një provë që sjell paragjykim se procesi nuk është i rregullt.

Në fund KLGj vendosi t’i japë kohë gjyqtares Enkeleida Hoxha që të përgatisë parashtrimet e saj deri më datë 11 mars, ora 10:00.

Etiketa: Ardian VishaBujar MemiaBurgdëshmitarëDrejtori i Përgjithshëm i BurgjeveEnkeleida HoxhaGjykataGjykatëGjykatësGjyqILDIPIKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrimeKrujëNaureda LlagamiparaburgimprokurorProkuroriSHVendimVendimetvrasje
Tjetri
pastrimi i parave ne shqiperi 566x400 1

‘Gjithçka shndërrohet në ndërtesa’: Beteja e humbur e Shqipërisë me paratë e pista

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.