AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Negociata pa garë për Skavicën me kompaninë e cilësuar si të korruptuar nga socialistët

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrjedha e lumit Drin i Zi, ku pritet të ndërtohet diga e hidrocentralit “Katund i Ri” | Foto nga : Jetona Koçibelli

Qeveria shqiptare ka ndër mend të kryejë negociata pa garë me kompaninë amerikane Bechtel për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës pavarësisht se kjo metodë ligjore është kritikuar nga BE si në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit si dhe të faktit që 15 vjet më parë, Bechtel ishte shënjestra e akuzave të socialistëve për korrupsion.

Rrjedha e lumit Drin i Zi, ku pritet të ndërtohet diga e hidrocentralit i Skavicës

Qeveria shqiptare ka në plan të anashkalojë kuadrin ekzistues të prokurimeve publike për të miratuar një ligj të veçantë, i cili do t’i japë asaj të drejtë të negociojë një kontratë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës nga kompania Bechtel, pa garë. Qeveria ka propozuar sakaq një projektligj të quajtur “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International, INC,”, për projekrimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”. Projektligji është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është firmosur në mungesë të kryeministrit Edi Rama, nga zëvendëskryeministri Erion Braçe. [Link]

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama ka tentuar disa herë pa sukses në të shkuarën të anashkalojë ligjin e prokurimit publik apo atë për partneritetin publik-privat me qëllim që të paracaktojë një fitues të një projekti pa garë. Në së paku një rast, koncesioni për ndërtimin e kullave në tokën e Teatrit Kombëtar, një instrument i tillë u konsiderua në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Bechtel është gjithashtu një nga dy kompanitë e konsorciumit që ndërtuan autostradën Rrëshen-Kalimash pasi fituan një garë të debatueshme dhe të shumëkritikuar nga Partia Socialiste në vitin 2006. Një nga kritikët më të mëdhenj të kontratës ishte Erion Braçe, sot zëvendëskryeministri që firmosi projektligjin për kontratën e re me Bechtel. Për shembull, në vitin 2009, Braçe deklaronte: “Rruga Rrëshen-Kalimash, krim i personalizuar i Berishës me Olldashin. Prokuroria të veprojë!”

Socialistët nuk iu ndanë kritikave ndaj kompanisë Bechtel edhe pasi erdhën në pushtet. Psh, Taulant Balla, në vitin 2014, deklaroi: “Unë mendoj se duhet rihetuar dhe duhet gjykuar abuzimi marramendës financiar në rrugën Rrëshen-Kalimash. Mediat botërore edhe sot shkruaj për rastin e kompanisë “Bechtel Enka”  Rumani, Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë. Kanë nisur, ndërkohë hetimet në disa nga këto vende. Kjo rrugë i kushtoi qytetarëve shqiptar, jo për shkak të rëndësisë që kishte rruga, se ato do ta bëjnë dhe çdo gjë rri, për shkak të përfshirjes së Lulit i cili na kushtoi 243 milionë euro.”

Hidrocentrali i Skavicës mbi Lumin Drin u konceptua fillimisht në vitet 1970 si një digë që do të shërbente si rezervuar për ujin e Drinit të Zi, i ndërtuar në zonën malore mes Peshkopisë dhe Kukësit. Qeveria socialiste dha në vitet 2000 një koncesion tjetër për një kompani italiane, koncesion që nuk u materializua. Qeveria demokrate hapi një ankand që dështoi të tërheqë ofertues në vitin 2009. Në vitin 2016, kryeministri Edi Rama akordoi një bonus kontrovers për një kompani turke për Skavicën, duke e riemëruar atë si Hidrocentrali Katundi i Ri. Pranimi i ofertave të pakërkuara për një hidrocentral si Skavica u kritikua në atë kohë si paracaktim fituesi për një nga projektet më të mëdha hidroenergjetike të mbetura për t’u realizuar në Shqipëri.

Projektligji i ri paracakton gjithashtu ndërtuesin e hidrocentralit pa garë.

Etiketa: autostradBEBechteldemokratedigaEdi RamaErion BraçeEuroHetimetKëshillit të MinistraveKoncesionKoncesioniKorrupsionKrimKroaciKryeministri Edi RamaLigjnegociataPartiaPartia SocialisteProjektligjProjektligjiProjektligji i riProkuroriaQeveriaQeveria shqiptareRamaRumaniSHshqipShqipërishqiptareSkavicaSkavicësTaulant Balla
Tjetri
Pandemia po trondit epërsinë e dollarit

Miti i stimulit të artë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.