AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Izolimi prej COVID-19 uli numrin e aksidenteve, por vdekjet në rrugë mbetën të larta

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një makinë e përplasur me bordurën pas një aksidenti, në Unazen e Madhe, pranë Kopështit Botanik | Foto : LSA

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë një rënie të ndjeshme të numrave të aksidenteve rrugore në periudhën mars-maj 2020, por megjithatë vdekshmëria mbeti e njëjtë.

Një makinë e përplasur me bordurën pas një aksidenti, në Unazen e Madhe, pranë Kopështit Botanik | Foto : LSA

Izolimi i vendit dhe kufizimi i lëvizjeve, si masë e marrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19 në pranverë të vitit që shkoi, uli ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore në të gjithë vendin.

Por të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave, INSTAT tregojnë se vdekjet e llogaritura mbi numrin e aksidenteve të ndodhura ishin më të larta me të njëjtën periudhë të viteve të shkuara. Sipas të dhënave të INSTAT aksidentet u përgjysmuan në mars, prill dhe maj të vitit 2020, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitet 2019 e 2018.

Në të tre muajt e pranverës u regjistruan vetëm 191 aksidente me 29 viktima. Ndërkohë në vitin 2018 pati në të njëjtën kohë 412 aksidente me 45 viktima dhe në 2019, 354 aksidente dhe 52 viktima. Por llogaritur për numër aksidentesh tre mujori i parë i vitit 2020 ishte më fatal. 15.1 për qind e aksidenteve në këtë kohë ishin me viktima, kundrejt 10.9 për qind e aksidenteve të ndodhura në vitin 2018 apo 14.6 për qind në vitin 2019.

Ilustrimi më i qartë i këtij fenomeni ishte në qarkun e Beratit, i cili ka ndër numrat më të ulët të aksidenteve në shkallë vendi. Në Berat numri i aksidenteve në vitin 2020 u përgjysmua në 14 raste nga 27 që ishin shënuar në vitin 2019. Numri i viktimave megjithatë u rrit nga 4 në vitin 2019 në 7 të tilla një vit më parë.

Specialistët e sigurisë rrugore deklarojnë se rënia e përkohshme e numrit të aksidenteve, që ishte e lidhur specifikisht me periudhën e karantinës, nuk kishte të bënte me rritjen e sigurisë në rrugë, por me rënie të qarkullimit.

Muajt pas saj u shoqëruan me rritje të numrave të aksidenteve ngjashëm me vitet e shkuara, ndërsa në janar 2021 numri i aksidenteve (125 raste) u rrit edhe në krahasim me janarin e vitit 2020 (93 raste).

Arian Janku, ekspert  Autoteknik i Qarkullimit Rrugor shpjegon se aksidentet, edhe pse lidhen me numrin e makinave që qarkullojnë në rrugë, vijnë edhe prej një sërë problematikash të vetë rrugëve, përfshi mungesën e sinjalistikës.

“Ka rrugë problematike, ka mungesë të theksuar të sinjalistikës në vend, ka mungesa të barrierave mbrojtëse”, tha Janku.

Specialisti përcakton tre faktorë kryesorë që bëhen shkak aksidentesh në vendin tonë. “Vetë drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, problematika e rrugëve dhe sigurisë dhe këmbësorët që nuk respektojnë rregullat duke u bërë shkak i aksidenteve,” tha ai.

Të treja bashkë e kanë bërë Shqipërinë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shendetësisë, një prej vendeve me numrin më të lartë të vdekjeve për mijë banorë në aksidente rrugore në Europë.

Në Berat ndërkohë policia thotë se po përpiqet të ndryshojë situatën duke shtuar monitorimet dhe gjobat.

Shefi i Sektorit për qarkullimin rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,  kryekomisar Ali Yzeiri tha për BIRN se policia lokale po provonte monitorimin nga ajri, që sipas tij po jepte efekt në uljen e numrit të aksidenteve.

“Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, duke monitoruar nga ajri me dronet, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore”, tha Yzeiri.

Kontrollet nga ajri, me dronet që kanë një rreze veprimi shumë të madhe evidentojnë sipas policisë çdo rast shkelje dhe e bëjnë punën e efektivëve në terren shumë më të lehtë.  Vendosja në punë e droneve ka bërë që Sektori i Qarkullimit Rrugor të shtojë dhe numrin e masave administrative, duke vendosur më shumë gjoba.

“Shkeljet që hasen më të shumti janë parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme në rrugë, mosvendosja e rripit të e sigurimit apo përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit”, thotë Kryekomisar Yzeiri.

Monitorimi nga ajri ka shmangur sipas tij edhe konfliktet mes punonjësve të policisë dhe shoferëve.

Agim. L., një shofer i gjobitur të cilin e takuam në radhë pranë zyrave të postës për të paguar gjobën, thotë se u ndalua në rrugën Berat-Skrapar, pasi kishte bërë disa parakalime të  gabuara.

“Ishte grupi  i policisë rrugore që në afërsi të hyrjes në Poliçan më ndaloi dhe më tregoi shkeljet e filmuara në dron”, thotë ai.

Por sipas specialistit Janku, veç kontrolleve rigoroze nga policia dhe sensibilizim për qytetarët, që situata të ndryshojë duhen investime konkrete nga qeveria. “Është më mirë që të investohet në rrugë cilësore, në sinjalistikë, sepse jeta e çdo personi që vdes në aksident vlen më shumë,” përfundoi Janku.

Etiketa: AdministrativeaksidentaksidenteAksidentetBeratBIRNCOVIDCOVID-19GjobatINSTATinvestimekarantinëLokaleMASMonitorimiPoliciaPunëQeveriaSHShofershqipSkraparvdesviktima
Tjetri
Përfitime dhe politikë: Euronews dhe TRT turk rrisin praninë në Ballkan

Përfitime dhe politikë: Euronews dhe TRT turk rrisin praninë në Ballkan

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.