AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqetësimet e aktivistëve mjedisorë për aeroportin e Vlorës bien në vesh shurdhët

Geri EmiringaGeri Emiri
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamingo në ligatinën brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto Geri Emiri

Planet e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një aeroport në jug të vendit kanë ecur përpara pavarësisht kërkesave dhe kundërshtimit nga organizatat mjedisore.

Flamingo në ligatinën brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto Geri Emiri

Më 5 mars Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi rezultatin e tenderit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke shpallur fitues kompaninë “Mabetex” të biznesmenit dhe politikanit kosovar Behgjet Pacolli dhe kompaninë turke “YDA”, e cila po ndërton spitalin e Fierit.

Territori pranë fshatit Akërni në Vlorë ku pritet të ndërtohet aeroporti u shpall në vitin 2004 Zonë e Mbrojtur e kategorisë së pestë, “Peizazh i Mbrojtur”. Shtrirja e investimit brenda saj ka ngjallur kundërshtimin e organizatave mjedisore.

“Është një shkelje e hapur e ligjit për zonat e mbrojtura dhe e konventave ndërkombëtare që Shqipëria ka nënshkruar”, shpjegoi për BIRN Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

“Ne druhemi se investimi i një shkalle të tillë në një zonë të mbrojtur e shpërfill tërësisht nocionin zonë e mbrojtur dhe përbën një precedent shumë të rrezikshëm, i cili mund të pasohet me zhvillime të tjera të mëdha në zonat e mbrojtura në vend”, shtoi ai.

Përgjatë muajit shkurt 36 organizata mjedisore në Shqipëri dhe vendet fqinje të Ballkanit i drejtuan një letër të hapur qeverisë shqiptare ku shprehnin kundërshtimin e projektit. Daljet mediatike të kryeministrit dhe ministres së infrastrukturës kanë qenë të vetmet burime informacioni mbi detajet e projektit që përflitej që prej tetorit të vitit 2018.

“Ne si organizatë, por në dijeninë tonë edhe organizatat simotra nuk jemi pyetur fare, në mënyrë absolute as nuk janë konsultuar asnjëherë lidhur me zhvillimet për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës”, shpjegoi Trajçe.

Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i PPNEA | Foto : Geri Emiri

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë shërben si korridor për shtegtimin e shpendëve përmes Adriatikut, për të kaluar nga veriu i globit në jug të tij, drejt Afrikës. Më të njohurat në ligatinë janë Flamingot, por edhe shpendë të tjerë të veçantë, si Sqepbiza, që në Shqipëri folezon vetëm në Nartë.

Ndërsa në zonën e grykëderdhjes së lumit Vjosa dhe lagunën e Nartës janë regjistruar mbi 200 lloje të shpendëve të egër, 33 prej të cilave janë pjesë e “listës së kuqe” (të rrezikuara) të Shqipërisë.

“Vetëm gjatë censusit të dimrit përgjatë vitit të kaluar u numëruan në zonë rreth 11.300 individë dhe 39 lloje shpendësh, që do të thotë se zona ka një shumëllojshmëri të shpendëve të ujit dhe një numër shumë të lartë që i krijon kushtet e përshtatshme ekologjike për tu strehuar”, shpjegoi për BIRN Zydjon Vorpsi, ekspert pranë organizatës PPNEA.

Nga ana tjetër ndërtimi i aeroportit sipas ekspertëve të mjedisit shkel edhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar, si “Konventa e Bonit”, për shtegtimin e shpendëve.

“Duke qenë se kjo zonë në të cilën do të ndërtohet aeroporti është vetëm 100 metra nga vaskat e fundit të kripores dhe 500 metra nga laguna, do largojë shumë nga shpendët folezues dhe nuk do të shërbej më as si vend pushimi”, vlerësoi Vorpsi.

Më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka hedhur poshtë akuzat e ambientalistëve se aeroporti i Vlorës do ndërtohet në një zonë të mbrojtur dhe ka ritheksuar ekzistencën e një aeroporti të mëparshëm në atë zonë.

Organizatat mjedisore zhvilluan të premten një vizitë në gjurmën e projektit të aeroportit, duke shpjeguar ndikimin në mjedis. Foto Geri Emiri

Organizatat mjedisore PPNEA, INCA dhe rrjeti i organizatave rajonale Bio Net, zhvilluan të premten një vizitë në gjurmën e projektit, duke shpjeguar se krahasimi i ministrit nuk qëndron sepse aeroporti i vjetër ka qenë jo-funksional që prej viteve’ 90, me një pistë të thjeshtë dhe se ndikimi në mjedis i aeroportit të propozuar është krejtësisht i ndryshëm dhe shumë më i madh.

Nga ana tjetër sipas organizatave mjedisore studimi i fizibilitetit paraqet mangësi të shumta.

“Studimi i fizibilitetit është tejet i mangët pasi e merr vendndodhjen e vendosur që në fillim. Pra që në këtë moment studimi i fizibilitetit është i ndikuar dhe jo i pavarur”, shpjegoi Trajçe.

Kompanitë private kanë marrë përsipër të investojnë 104 milionë euro nga paratë e tyre sipas deklaratës së kryeministrit Rama, por ajo që del qartë nga dokumentet e tenderit është se taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro ose afërsisht 40 për qind më shumë se sa kostoja e ndërtimit, në rast se koncesioni dështon apo nuk realizon fitime.

Etiketa: AeroportAeroporti i VlorësaktivistAktivistëAleksandër TrajçeambientalistBehgjet PacolliBIRNBlendi KlosiEuroflamingoGeri EmiriINCAKoncesioniKrijonlagunëligatinMjedisMjedisiMjedisitnartëNdikimi në mjedisOrganizatat mjedisorePPNEARamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareVjosaVlorëZonat e MbrojturaZydjon Vorpsi
Tjetri
Koleksionistët privatë vuajnë të gjejnë hapësira publike ekspozimi

Koleksionistët privatë vuajnë të gjejnë hapësira publike ekspozimi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.