AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtari Olsi Xhavella përballet në KPK me pyetje për pasurinë dhe profesionalizmin

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, Olsi Xhavella, pas seancës dëgjimore. Foto:BIRN

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Korçës Olsi Xhavella u përball me pyetje lidhur me të ardhurat e ligjshme të nënës dhe vjehrrit, ndërsa u pyet nga anëtari i ONM mbi vendimin e pafajësisë në një rast dhune në familje ndaj një bashkëshorti të akuzuar për përndjekje.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë Olsi Xhavella, pas seancës dëgjimore. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i kualifikimit dëgjoi të martën në një seancë gjyqtarin e Gjykatës së apelit të Korçës Olsi Xhavella. Trupa që hetoi gjyqtarin e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilia dhe anëtare Brunilda Bekteshi, kishte hetuar Xhavellën në të tre kriteret.  Sipas relatimit Xhavellës i ishte kaluar barrë prove për të vërtetuar ligjshmërinë e të ardhurave të nënës në emigrim, dokumentuar përdorimin e një kredie 15 mijë euro e marrë disa muaj pas nënshkrimit të një kontrate për një apartament dhe burimin e ligjshëm të 1 milion lekëve që bashkëshortja kishte marrë nga familja e saj si prikë.

Xhavella po ashtu u pyet nga vëzhguesi ndërkombëtar në lidhje me një vendim pafajësie të dhënë në vitin 2016 nga një trupë gjykuese e Apelit të Korçës pjesë e të cilës ishte edhe ai, ndaj një burri të dënuar në shkallë të parë për “përndjekje” ndaj bashkëshortes. Kjo e fundit kishte depozituar denoncim ndaj gjyqtarit.

Xhavella u mbrojt duke pretenduar deklarime “maksimalisht të sinqerta” sa i përket pasurisë, ndërsa tha se kishte bërë një jetë modeste dhe shpesh shpenzimet ishin mbuluar me kredi, ndërsa kursimet kishin qenë të pakta.

Në debatin me vëzhguesin Francesco Ciardi, Xhavella mbrojti vendimin duke iu referuar se për akuzën e përndjekjes, të ngritur nga prokuroria, i pandehuri ishte i pafajshëm. Ai tha se prokuroria duhej të kishte hetuar për akuzën e “dhunës në familje”.

Olsi Xhavella e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në gjykatën e Korçës. Në vitin 2014, Xhavella u dekretua  nga Presidenti i Republikës si gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Korçë.

Çështjet e pasurisë

Në relatimin e tij anëtari i trupës Roland Ilia vuri në dukje se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, kishte sjellë një raport negativ ndaj Xhavellës.

Sipas ILDKPKI gjyqtari nuk kishte burime të ligjshme dhe kishte bërë deklarim të rremë.

Në relatim Ilia vuri në dukje ndër të tjera se gjyqtarit i ishte kaluar barrë prove për të dokumentuar burimin e ligjshëm të një shume prej 700 mijë lekësh dhënë nga nëna e tij për blerjen e një apartamenti 85 metra katrorë në vitin 2004. Një shumë prej 250 mijë lekësh, po nga nëna dhe vëllai për blerjen e një makine dhe 1200 euro në një kohë të më vonshme.

Ilia lexoi se Xhavella kishte pretenduar se ishte objektivisht e pamundur të siguronte dokumentacion mbi këto të ardhura, pasi e ëma kishte qenë emigrante dhe kishte punuar pa sigurime.

Vetë Xhavella në seancë pretendoi se pas vdekjes së babait në fillim të viteve 90’ nëna kishte rritur atë dhe vëllain me punën si emigrante, por nuk kishte dokumente dhe as kishte qenë e siguruar.

Ai tha se e ëma kishte punuar e pasiguruar dhe se kjo ishte diktuar nga nevoja për ekzistencë. Duke nënkuptuar se ajo nuk kishte pasur mundësi zgjedhjeje.

“Nëse kjo më cenon karrierën, kjo hedh poshtë sakrificën e nënës time”, tha ai, duke shtuar se kishte jetuar i vetëm që në moshën 15 vjeçare dhe ishte shkolluar me paratë e emigracionit. “Nëse këto para konsiderohen të paligjshme, atëherë edhe diploma ime e shkollës së mesme duhet të hidhet poshtë se është financuar nga këto para”, tha Xhavella.

Për të njëjtin apartament Xhavella kishte deklaruar 15 mijë euro kredi. Por trupa vuri në dukje se kredia ishte marrë disa muaj pas nënshkrimit para noterit të kontratës që theksonte se pagesa ishte bërë atë ditë jashtë zyrës noteriale.

Ilia tha në relatim se Xhavellës i ishte kërkuar të provonte përdorimin e kredisë për shtëpi.

Gjyqtari këmbënguli se vonesa në kohë ishte thjeshtë për shkak të procedurave të bankës. Ai paraqiti si provë deklaratë noteriale të shitëses, ndërsa pranoi se kishte qenë neglizhent sa i përket përcaktimit në kontratë të kohës së pagesës. Xhavella pretendoi se 15 mijë eurot ishin përdorur për shtëpinë, duke vënë në dukje se ato nuk ishin deklaruar si likuiditet në vitin pasardhës.

Ai përsëriti disa herë se deklarimi ishte i sinqertë, ndërsa pretendoi se nëse do kishte tentuar fshehjen mund të kishte përdorur forma të tjera. Ai po ashtu tha se kredia ishte marrë me hipotekë shtëpinë në fjalë, duke paraqitur këtë si provë për përdorimi e parave. Sipas tij kontrata që kishte kaluar shtëpinë në favor të tij kishte qenë detyrim nga banka që nuk pranonte të financonte ndryshe shtëpinë.

Ndërkohë sa i përket një të ardhure prej 1 milion lekësh që bashkëshortja kishte pasur si prikë në martesë dhe që ishte përdorur në blerjen e një apartamenti të dytë, Xhavella iu rikthye edhe njëherë argumenteve mbi punën e pasiguruar.

Ai tha se vjehrri kishte qenë saldator dhe se kishte punuar pa sigurime. Po ashtu ai këmbënguli se familja e bashkëshortes kishte pasur të ardhura të tjera, ndër të cilat edhe rreth 300 mijë lekë dëmshpërblim si ish-të përndjekur.

Ilia tha se nga analiza financiare Xhavella rezultoi me mungesë burimesh të ligjshme, por pa vënë në dukje shumën.

Xhavella kundërshtoi edhe analizën financiare të KPK, duke arsyetuar ndër të tjera se disa over drafte që ai dhe bashkëshortja kishin marrë, ishin konsideruar vetëm si shpenzime, pa u llogaritur si të ardhura në atë vit që ishin marrë dhe përdorur.

Çështja e profesionalizmit

Xhavella u vlerësua pozitivisht edhe prej DSIK-së dhe prej Këshillit të Lartë Gjyqësorë edhe pse ky i fundit kishte kritikuar arsyetimin e vendimeve të ndërmjetme dhe mungesë të relacioneve.

Disa denoncime të ardhura në drejtim të Xhavellës nuk u konsideruan nga KPK. Vetë Xhavella në fjalën e tij pretendoi se denoncimet preknin themelin e çështjes dhe ishin kompetencë e një gjykatë më të lartë.

Por vëzhguesi ndërkombëtar Francesco Ciardi i kërkoi Xhavellës shpjegime mbi një vendim të vitit 2016. Ciardi tha se bëhej fjalë për një rast kur Gjykata e Shkallës së Parë kishte gjetur një ish-bashkëshort fajtor për përndjekje. Ndërkohë Apeli, në një trupë pjesë e të cilës ishte Xhavella,  i kishte thënë pafajësi duke arsyetuar se “për shkak të marrëdhënies së posaçme që ka patur me të dëmtuarën” nuk mund të kryente veprën penale të “përndjekjes”.

Ciardi pyeti Xhavellën nëse e njihte Konventën Europiane për dhunën në familje, që Shqipëria ka ratifikuar në vitin 2014 dhe nëse i ishte referuar asaj siç kërkohej nga Kushtetuta rreth hierarkisë së ligjeve.

Xhavella tha se kishte dijeni në “terma të përgjithshme” mbi konventën, por këmbënguli në vendimin e dhënë, duke iu referuar një paragrafi të nenit 120/a të Kodit Penal në të cilin përmendet ish-bashkëshorti apo ish-bashkëshortja dhe jo bashkëshorti.

Gjyqtari arsyetoi se sa kohë ishin të martuar shfaqet e xhelozisë e të ngjashme në çift nuk mund të konsideroheshin “përndjekje”.

Ciardi pyeti duke iu referuar fjalës së gjyqtarit nëse kërcënimi me thikë ishte apo jo diçka e lejuar për shkak të xhelozisë.

Xhavella tha se ishte keqkuptuar, ndërsa shtoi se në gjykim kishte krijuar bindjen që në këtë rast kishim “dhunë në familje”, por akuza nuk ishte ngritur për këtë vepër dhe se pafajësia ishte dhënë për “përndjekje”.

I pyetur përse nuk kishte vendosur ndryshimin e akuzës, Xhavella këmbënguli se kjo bëhej vetëm në raste specifike kur veprat penale ishin të ngjashme. Megjithatë siç u citua në seancë në vendimi në fjalë gjykata shprehet se “nuk krijoi bindjen për ekzistencën e ndonjë vepre tjetër penale”.

Xhavella tha se kishte indicie, por se në këtë rast hetimi i prokurorisë ishte fokusuar te përndjekja dhe se megjithëse kishte indicie për dhunë nuk ishte hetuar në këtë drejtim dhe faktet për këtë nuk ishin verifikuar.

Ai tha se gjykata nuk kishte të drejtë të urdhëronte në atë fazë prokurorinë për hetime, ndërsa këmbënguli se çështja nuk ishte parashkruar dhe mund të ishte ridërguar në gjykatë për çështjen e dhunës në familje.

Etiketa: AkuzaAnaliza financiareAnalizëApeliBIRNBrunilda BekteshiDenoncimdetyrimDhunëDSIKEmigranteEuroFamiljeFrancesco CiardiGjykataGjykata e Apelit KorçëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarhetimeILDKPKIKëshillit të Lartë GjyqësorKodit PenalKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKkredikrediaOlsi XhavellaONMPamela QirkoParaProkuroriaPunëraportRoland IliaSHshpenzimeshqipShqipëriaVendimVendimi
Tjetri
Zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimin për 19 komisionerët “që mbushën kutitë”   

Zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimin për 19 komisionerët “që mbushën kutitë”  

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.