AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjedhjet e 2017, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimin për 19 komisionerët “që mbushën kutitë”  

Geri EmiringaGeri Emiri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Prokuroria e Durrësit njoftoi dërgimin për gjykim të çështjes ndaj 19 komisionerëve dhe 2 votuesve, ndërsa kërkoi pushimin për dy persona që kishin ndërruar jetë.

Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Prokuroria e Durrësit njoftoi ditën e martë dërgimin për gjykim të dosjes për manipulime në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në zonën e Shijakut. Prokuroria tha se kishte dërguar për gjykim 19 komisionerë dhe 2 votues të akuzuar për krim zgjedhor.

Hetimi i cili u zhvillua fillimisht nga SPAK është një fragment i “Dosjes 339”, e cila u bë e njohur pasi një sërë përgjimesh brenda saj lidhën funksionarë të lartë të Partisë Socialiste me një grup të dyshuar për trafik narkotikësh, të përfshirë në fushatën elektorale dhe blerje e frikësim votuesish.

Ai bazohet mbi procedimin për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, dhe iu dërgua nga SPAK për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit më 6 gusht të vitit 2020.

Hetimi zbuloi se komisionerët e qendrave të votimit në fshatrat e Shijakut kishin lejuar votimin nga disa persona në emër të zgjedhësve që ndodheshin jashtë vendit, duke vulosur fletët e votimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Hetimi zbuloi 52 vota të tilla në tre qendra votimi, ndërsa për gjykim u dërguan komisionerët, Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda,  Redi Hysa, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula dhe Qazim Lala, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi. Prokuroria i akuzon ata për  “Votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, e cila dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

Prokuroria po ashtu akuzon Shpëtim Markun, banor i lagjes Xhafzotaj, Shijak, se gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të datës 25 qershor 2017 pasi kishte votuar vetë ka shkuar përsëri në qendrën e votimit dhe ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit. Ai po ashtu akuzohet për “votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa zgjedhësi Armelin Zeza akuzohet se ka votuar në emër të 25 personave të tjerë që ndodheshin jashtë shtetit, “me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve” sipas Prokurorisë Durrës. Ai akuzohet “Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, e cila dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet dhe “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërkohë për dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu të cilët kishin ndërruar jetë në vitin 2018, prokuroria i kërkoi gjykatës pushimin e hetimit.

Lexo edhe:

Arrestimet e SPAK për vjedhje votash ngrenë pikëpyetje mbi rezultatin e zgjedhjeve 2017

Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

 

Etiketa: besimblerjeDurrësGeri EmiriGjykataGjykatëGjykatësgjykimkomisionerKrimNarkotiknarkotikëPartisë SocialisteProkuroriaSHshijakSPAKTrafikvjedhjevjedhje votashVotavotimVotimiVotuesXhafzotajZgjedhjet
Tjetri
Albin Kurti kërkon të krijojë shpejt një qeveri “pa kompromis”

Albin Kurti kërkon të krijojë shpejt një qeveri “pa kompromis”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.