AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Bujar Memia

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani. Foto: LSA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës Bujar Memia, duke argumentuar se me mosankimin e tij, ka lejuar që vendimi për lirimin me kusht të Hekuran Billës, të mos kontrollohet nga gjykatat më të larta.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani. Foto: LSA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia lidhur me qëndrimin e tij pasiv ndaj vendimit të gjykatës për lirimin me kusht të të dënuarit Hekuran Billa, i cili u ekzekutua më 11 qershor të 2020-ës.

“Pasiviteti dhe mosveprimi i prokurorit për të kontrolluar ligjshmërinë e kësaj vendimarrje ndikoi në uljen e besimit publik tek sistemi gjyqësor, dhe nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit”, citohet në njoftimin e shpërndarë nga këshilltarja për mediet pranë ILD, Mimoza Koçiu.

Avokatët e Prokurorit po ashtu paraqitin qëndrimet e tyre në seancë e zhvilluar virtualisht, por ato nuk ishin publike deri në publikimin e këtij shkrimi.

Billa, i cili ishte dënuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, u vra në një atentat pak kohë pasi u la i lirë nga Gjykata e Krujës.

Për të njëjtën çështje është duke u gjykuar nga KLGj kërkesa e ILD për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila vendosi lirimin me kusht të Hekuran Billës, i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën.

Në njoftim thuhet se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani parashtroi gjatë seancës plenare të zhvilluar online nga KLP argumentet e hetimit disiplinor të nisur ndaj prokurorit Memia. Metani ka shpjeguar se pas verifikimit të fakteve të bëra publike në medie për vrasjen e Hekuran Billës në qershor të 2020-ës, një muaj më vonë ka urdhëruar nisjen e hetimit me iniciativë ndaj  prokurorit Memia për “shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”.

Metani konstaton se Memia, në mënyrë të pajustifikuar, nuk ka përmbushur detyrën gjatë dhe pas gjykimit për lirimin me kusht të hekuran Billës, që kanë sjellë përfitim të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për palët në proces. Sipas ILD, Memia nuk ka respektuar ligjin material dhe atë procedurial penal në mënyrë të vazhduar.

“Këto veprime/mosveprime të tij janë kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 4 procese gjyqësore”, shprehet ILD.

Metani shprehet se ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e prokurorit Memia ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë; ka cënuar cënuar besimin e prestigjit jo vetëm të gjykatës, por dhe të prokurorisë, duke cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Në përfundim të parashtrimeve të tij, Metani i kërkoi KLP shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Memia.

Etiketa: Artur MetaniatentatBujar MemiaDrejtësiaEnkeleida HoxhaGjykataGjykatëGjykatësGjyqILDKeshilli i Larte i ProkuroriseKLGJKLPKrujëpasojaProkuroria e Rrethit KrujëVendimivrasje
Tjetri
Kërkesat e Italisë dhe COVID-19 mbajnë pezull prej 2 vjetësh ekstradimin e të akuzuarit për trafik kokaine

Vrasja e vitit 2014, Apeli i Shkodrës lë në fuqi dënimin me 13 vjet burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.