AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KLGj shkarkon gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykates se Krujes, Enkelejda Hoxha duke dale nga Keshilli i Larte Gjyqesor, KLGJ e shoqeruar nga policet, pasi ndodhet ne arrest me burg qe prej 11 shkurtit. Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtese’ qe ka mundesuar lirimin e parakohshem te disa krimineleve te denuar me burgim te perjetshem./r/n/r/nJudge of the Court of Kruja, Enkelejda Hoxha leaving the High Judicial Council, accompanied by police forces, as she has been in prison since February 11. Judge Hoxha is known as the ‘defense lawyer’ who enabled the early release of some criminals sentenced to life imprisonment.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha ndaj të cilës u nis procedim disiplinor për lrimin me kusht të dy të dënuarve për krime të rënda.

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha duke dalë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ e shoqëruar nga policët, pasi ndodhet në arrest me burg që prej 11 shkurtit. | Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha, ndaj të cilës nisi më parë procedim disiplinor Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD për shkak të lirimeve të dy të dënuarve për krime të rënda.

Në seancën e të mërkurës ishin të pranishëm Inspektori Artur Metani, gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe përfaqësuesi i saj ligjor, Ardian Visha. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami deklaroi në fillim të seancës se Këshilli, pas vlerësimit me kujdes të qëndrimeve të palëve, vendosi të pranojë kërkesën e ILD për masën disiplinore shkarkim nga detyra të magjistrates Enkeleida Hoxha. Gjithashtu, Llagami bëri me dije pezullimin e pagës së gjyqtares Hoxha me 50% deri sa vendimi të marrë formë të prerë.

Këshilli i Lartë i drejtësisë, KLGj u njoh të enjten me 11 mars, me konkluzionet përfundimtare të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani lidhur me procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, si edhe me qëndrimin e kësaj të fundit.

ILD kërkoi shkarkim e Hoxhës për shkak të vendimeve të lirimit të Hekuran Billës – i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006 si dhe të lIlir Pajës, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha në seancën parardhëse se, nga hetimi i kryer rezulton e provuar se nga Enkeleida Hoxha janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

Ai theksoi se nga ana e Hoxhës nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes, duke cenuar parimin e paanësisë së gjykimit. Sipas ILD, ajo u ka atribuuar të dënuarve gjatë periudhave të njëjta dhënien e cilësive të ndryshme, herë si i paraburgosur dhe herë si i dënuar. Gjithashtu, Metani shtoi se Hoxha nuk ka respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie dhe se është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

Duke i vlerësuar veprimet dhe mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha se kane cenuar besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë; se kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, Metani kërkoi largimin e saj nga detyra.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha i kundërshtoi gjetjet dhe qëndrimet e ILD duke argumentuar se vendimet e saj për lirimin e të dënuarve nuk kishin sjellë asnjë pasojë.

Ndërsa përfaqësuesi i saj ligjor, avokati Ardian Visha e konsideroi procesin ndaj Hoxhës si një sulm politik. Ai solli në vëmendje deklartat e Ministres së Drejtësisë dhe Kryeministrit Rama duke pretenduar se gjeneza e shkeljeve të pretenduara ishte sulmi politik i kryer ndaj gjyqtares Hoxha.

Edhe avokati Visha këmbënguli se në raportin e ILD nuk gjendej kurrkund një fjalë të vetme lidhur me pasojën që kishte sjellë lirimi me kusht i dy të dënuarve.

Aktualisht, gjyqtarja Enkeleida Hoxha gjendet në paraburgim prej 11 shkurtit, kur u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Etiketa: Ardian VishaArrestArrest me burgArtur MetaniBurgEnkeleida HoxhaGjykataGjykatëGjykatësGjyqILDKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrimeKrujëMASNaureda LlagamiparaburgimprocedimProcedim disiplinorRamaShkarkimshkarkim nga detyraSulmVendimetVendimivrasje
Tjetri
KPK shtyn seancën për t’i dhënë gjyqtarit Bib Ndreca kohë për mbrojtjen

Blerja e apartamentit penalizoi gjyqtarin Bib Ndreca

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.